Lakmia shpërlan trurin e njeriut, t’a ndryshon mendjen, t’korit, t’a merr fytyrën dhe pastaj të shëndërron në një vegël qorre me vlerë për armikun. Kështu bëhesh i pështirë për popullin tënd, bëhesh robot dhe i pa shpirtë, sepse nuk të intereson fare ndërgjegjja dhe krenaria e shqiptarëve të cilët jetojnë edhe për së vdekuri! Janë shumë shqiptarë të cilët edhe pse fizikisht nuk janë në mesin tonë ata jetojnë për jetë e mot! Nuk do të harrohen asnjëherë. Ky ishte njëherit qëllimi kryesor i armikut shekullor, të mbetesh pa kujtim dhe pa histori të lavdishme për kombin tënd. Këtë strategji të bishës e pranuat me ëndje, sikurse narkomani morfinën! Një pjesë e shqipfolsëve në profesionin e UDB-ashit, ishin të përkryer, sepse bënin punën e djallit dhe ndiheshin krenar, por krenaria e tyre ishte e zymtë për shumicën e shqiptarëve!
Kaluan më shumë se njëzet vjetë në heshtje, heshtja e juaj vazhdon edhe sot, prandaj me të drejtë dyshojmë se “burrat e botës” ende mendojnë se ishin në të drejtën e ligjeve të shtetit vrastarë!
E po, kjo qenka vlera e lakmisë personale për ish njeriun tonë të zhytur në këtë pellg të ujit t’pa lëvizshëm, në këtë moçal, uji i të cilit nuk pihet edhe kur je i etur për vdekje!
Plagët kullojnë gjak, përderisa ju zotrinjë të pa ndershëm ndaj lirisë së shtetit të Kosovës, nuk merrni guximin të kërkoni falje publike. Frigohem se ende mbizotron bindja, që ju krenoheni përpara familjes dhe farefisit për punët që keni bë!Frigohem se keni bë edhe qerdhe të heshtjes, me pasuritë e krijuara para dhe pas çlirimit!
Po të isha unë shteti, ua kisha bë një lutje publike të gjithë atyre udbashëve shqiptarë që të lajmërohen si burrat dhe të kërkojnë falje publike. Të njëjtën lutje e kisha bë edhe për familjarët, të cilët me dhimbje kan përcjellë ndonjërin për në amshim, sepse koha nuk ndalet! Thirrja duhet të ishte kuptue për të dy palët si një ultimatum i njerëzishëm, përderisa të zezat nuk zbardhen asnjëherë, kur ju, nuk gjeni kohë të pranoni fajësinë! Nëse është kështu, atëherë urdhëroni në mejdan! Në të kundërtën, propozim dhurata komode kishte me qenë një kujtim i përditshëm me emrat dhe mbiemrat në hyrje të tualeteve publike( kur të ndërtohen) nëpër të gjitha qytetet e Kosovës prej nga janë këta burra! Vetëm kështu kujtohet historia e turpit, sepse nuk jemi të gjithë historianë! Ky kishte me qenë një kujtim i moderuar në krahasim me dënimet që marrin (të njëjtit bashkëpunëtorë) nëpër shumë vende të botës.
Vidkun Abraham Lauritz Jonssøn Quisling (1887–1945) ishte një përkrahës i flaktë i strategjisë së Hitlerit, menjëherë pas çlirimit në 1945, u ekzekutua për tradhti.
Në Rusinë e sotme, i shtypin me mengele për së gjalli ata që sabotojnë hegjemoninë e Kremlinit!
Unë nuk e kuptoj rritjen e këtyre shqipfolsëve tanë, kur dihet se të gjithë njerëzit linden dhe rriten, kurse rritja deri në pleqëri shoqërohet me shumë sfida! Në këtë mes dhe në këtë shekull, kemi mbërri edhe ne shqiptarët me këtë gjeneratën e të përvuajturve të fundit, por pa harrua brezat e më parshëm. Asnjë nga ne shqiptarët (brez pas brezi) nuk jemi lindë i rritur, të mësuar, të vetëdijshëm apo të përkryer dhe atëdhetarë! Gjithëçka është mësuar duke ndëgjuar me kohën për trishtimet dhe përjetimet e prindërve për gjyshërit nëpër odat e pleqëve, dhe në shkollën e mësuesit, priftit dhe hoxhës patriot! Sikure sot më kujtohet në shkollën e mesme të Mjekësisë, profesoresha e gjuhës frenge, Seniha Dokaj ishte kujdestare e klasës time, ishte viti shkollor 1975- 1979. Në orën e kujdestarisë me inciatën e saj, ne nxënësit lexonim historinë e dr. Ali Hadrit! Me shembuj të tjerë, me histori të trishtueshme për shaiptarët patriot ka qenë e përmbushur tanë Kosova dhe viset e tjera të shqiptarëve. Kështu janë ringjallë këto ndjenja dhimbëshme të brezit për brezin, prandaj kur njeriu i ndëgjon ato tmerre, edhe sot të rrënçethet mishi dhe trupi. Jam i bindur se nuk gjen një të vetëm në familjet e shqiptarëve që nuk ka përjetua thunën, malltretimet, burgun dhe plumbin nga politika serbosllave, por duke mos harrua asnjëherë të gjithë ata të zhdukurit e luftës së çlirimit pa gjurmë nëpër furrat e Obiliqit dhe shkritoren e Ferroniklit!