Iku koha kur formoheshin qeveritë PAN-LSiste në restoranin ”Zanzibar” (më jep-të jap), tash flet vota dhe zëri i qytetarëve

Opinione

Iku koha kur formoheshin qeveritë PAN-LSiste në restoranin ”Zanzibar” (më jep-të jap), tash flet vota dhe zëri i qytetarëve

Nga: Agim Vuniqi Më: 3 shtator 2024 Në ora: 18:38
Agim Vuniqi 

Parlamenti dhe qeveria, të dy, luajnë një rol të pandashëm në formimin e ligjeve të Republikës së Kosovës. Ato janë institucione të veçanta që punojnë ngushtë, së bashku, kështu që është lehtë t'u përzihen kompetencat, pikërisht i dallon përgjegjësia-papërgjegjësia, dhe qëllimisht ndodhë që secili, apo asnjëri prej tyre, shprehet se nuk është përgjegjës, për të hedhur pastaj problemin në Gjykatën Kushtetuese, edhepse Gjykata Kushtetuese nuk është pjesë e marrëveshjeve, por as që ka reaguar ndonjëherë, nuk ka treguar as ndonjë interesim kur u arritën marrëveshjet.

Janë rritur llafet që nga deklarimi i "ustajve" të huaj për amandemantimin e amandamentit, për procesin zgjedhor e deri në... zbatimin e marrëveshjeve, por edhe shtyerjen e tyre, varësisht se si sillet Serbia, Vuçiqi, Dodiku…Merrëveshja humbë valididetin, edhe atëherë kur është ligjërisht të obligueshme.

Situata mbi validitetin kushtëzohet, o do të dëgjosh “jabanxhinjt”, o dënohesh pse ke shkelur ligjin edhe pas dhënies së mendimit të Gjykatës Kushtetuese. Athua do të ngritë dikush në Gjykatë çështjen e validitetit të marrëveshjes, dhe si rrjedhi procedura e nënshkrimit.

Pse opozita nuk po shtron këtë pyetje Gjykatës Kushtetuese, por flet gjepura. Gjykata ka dhënë një mendim oportun në favor të Vetëvendosjes, ajo ishte e vetmja që kishte kundërshtuar “Zajednicën, cili do të jetë opinioni i saj per validitetin e marrëveshjes së nënshkruar, çështja shkon aq larg saqë vet mendimi i gjykatës konteston edhe procedurën e votimit të dalë nga marrëveshja, shtrohet pyetja a po vehet institucioni i Gjykatës mbi parlamentin? Apo Parlamenti mbi Gjykatën…

Parlamenti është autoriteti më i lartë legjislativ; ka përgjegjësinë për të kontrolluar punën e qeverisë dhe të bëjë ekzaminimin e saj, të debatojë dhe të miratojë ligjet e reja, është i njohur edhe si legjislaturë, si do të sillej parlamenti nëse Qeveria merr vendim ndryshe nga interesi i vendit? Le të flet parlamenti pro Zajednices, apo kundër, duke pasur parasysh nënshkrimet e mbi 220,000 qytetarëve në peticionin kundër Zajednicës.

Se do të pësojë fiasko marrëveshja e kishin kuptuar shumica e atyre që njohin realitetin kosovar sipas menysë "Zanzibar", atëherë kur filluan të fluturojnë në ajr puplat e dyshekut të përbashkët të koalicionit qeverisës PDK-LDK-AAK-AKR-Nisma dhe LS, njëherë mendohej se ishte intermeco publiciteti, derisa u arritë marrëveshja "xhentëlmene" në mes të Mustafës dhe Vuçiqit që ishte konstitucionalisht e pa vlerë, edhepse marrëveshjet e tilla politike duhet të kishin validitetin ligjor, ngase deputetët, apo të zgjedhurit e popullit janë burimi i ndërtimit institucional të pushtetit, duke përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, pra vendimet e tilla duhet të jenë të ligjshme.

E si do të dukeshin ndryshe në parlamentin britanez, shtet i cili funksionon në bazë të marrëveshjeve të sponzoruara nga qeveria e të votuara në "dhomën e ulët", edhepse Mbretëria e Britanisë së Madhe nuk ka Kushtetutë të shkruar, dhe konsiderohet shteti më respektabël ligjor i bazuar në zbatimin e marrëveshjeve që kanë fuqinë ligjore dhe konstitucionale.

Dhe në rastet kur abrogohet marrëveshja shkohet në Mocionin e besimit-mosbesimit. Qeveria duhet të mbajë besimin e shumicës në Parlament. Nëse vota tregon se nuk ka besim në qeverinë, qeveria mposhtet me një mocion mosbesimi, ose duke mposhtur politikën që qeveria ka treguar se marrëveshja nuk është "çështje e besimit", pastaj zgjedhjet e përgjithshme do të duhej të mbaheshin nëse kalon me vota mocioni i mosbesimit në qeverinë e tashme.

Eshtë çështje diskutabile se sa larg do të shkojnë LDK, PDK, AAK, tashmë pa LS, duke marrë parasysh orarin e ngjeshur të parlamentit, pasataj mundësitë e zvarritjes, dialogu politik, deri te presioni ndërkombëtarë...

Pushtetarët pozitë e opozitë, veprimet e tyre politike i kanë kopje të raporteve rajonale ose evropiane, që nënkupton se nuk kanë ide të veta, se çka duhet të arrihet, ku duan të shkojnë e çka mund të përfitojnë. Për çdo proces kombëtarë u duhet të harxhojnë shumë kohë dhe energji. Së pari duhet të bëjmë luftë në mes veti, me fundërrinat e okupatorëve të ndryshëm e pastaj të merremi me të tjerët. Kjo mund të tingëllojë si diçka e pa kuptimtë, por realiteti e dëshmon një gjë të tillë.
Nëse ndodhë ndonjë e papritur, atëherë  shumë shpejt lë të kuptohet se aktivistët partiak do të lirohen nga barra e pavarësisë, e sovranitetit, e dialogut politik me Serbinë, duke kaluar në atë, më me frymë garuese – zgjedhjet. Pastaj elektorati do të ketë kënaqësi të veçantë të lexojë biografitë e kandidatëve, sa herë që mbahen zgjedhjet, poliglotë të vërtetë, dhe nga një gjuhë e deklaruar si e mësuar në bankat shkollore, sërbokroatishtja, tash e kanë pasuruar gjuhësisht, janë bërë njohës edhe të kroatishtes, edhe të boshnjakishtes edhe të serbishtes, "ikavski-ijekavski-ekavski" duke ia bashkangjitë edhe ndonjë dialekt tjetër ballkanas, nuk është keq që e dijnë edhe shqipen, edhe pse çalojnë shumë, dhe sigurisht po t’i nënshtroheshin ndonjë testi gjuhësor të gjuhës standarde shqipe, shumë vështrirë do të merrnin notë kaluese, kuptohet jo të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat