Këto vrasje, akoma të pa investiguara nga drejtësia, ia ka ngarkuar Hashim Thaçit dhe dy prej bashkëpunëtorve të tij të ngushtë, Azem Sylës dhe Xhavit Halitit, atë të versionit të New York Times-it të autorit David Wallsh (https://www.wsws.org/en/articles/1999/06/kla-j29.html; atë që jep Baton Haxhiu nga:“LUFTA NDRYSHE“–pjesë nga libri i BATON HAXHIUT, që e emëron si versioni zyrtar; apo atë të emisionit “Xhungël” i News 24 që solli fakte dhe detaje që publikohen për herë të parë, të cilat hedhin sadopak dritë mbi vrasjen e Ilir Konushevcit-Mërgimit, të përfshirë në “Dosjen Tropoja”, duke implikuar njërin prej protagonistëve të saj, familjen Haklaj; apo versionin e gazetës “Zëri i Kosovës” të interpretuar nga shoku dhe bashkëluftari i tij (emri i njohur për redaksinë e Gazetë “Zëri i Kosovës”), i bazuar në të dhënat e një dëshmitari të gjallë te kohës, dhe ky version i vrasjes së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës është njëri ndër versionet me të besueshme deri sot. (https://zeriikosoves.org/?option=com_content&view=article&id=491:si-u-vra-ilir-konushefci-komandant-mergimi)
Domosdoshmërisht duhen krahasuar versionet jo për të dhënë ndonjë konkludim të saktë, meqenësë aktorët e përmendur janë në spikamë të akuzave të ndryshme, të pajustifikuara, që do të zbehnin imazhin e luftës së UÇK-së, por edhe do të krijonin hapësirë për manipulim të opinionit, ngase deri më tash asgjë nuk është komentuar, as shkenctarisht, por as që ka pretendime të merret drejtësia me këtë rast, që do të lëkundëte balansin politik, duke krijuar një situatë të konfrontimit të brendshëm politik, e ky nuk duhet të ishte qëllimi i këtij shkrimi…, shumë nga hamendjet e mia do i lë të hapura për lexuesit, që në një kohë të përshtatshme do të shpalosen tërsisht. Nuk dua as të bie në sprovë që materialet e cituara t’i konsideroj si të paanëshme, apo ekzakte, ngase edhe ato mbështeten në deklarata të akterëve pjesëmarrës, por as që pretendoj që ky artikull të shërbejë si i saktë, më tepër ka karakter publicistik ekzagjerues, për të shfletuar në një vend materialet e grumbulluara, shumë nga to të publikuara, për të shërbyer për ndonjë studim të mëvonshëm, më dubioz.
I.
Versionin e parë e jep autori amerikan David Wallsh në New York Times, në artikullin “Udhëheqësi i UÇK-së urdhëron ekzekutimin e rivalëve, thonë komandantët rebelë” (https://www.wsws.org/en/articles/1999/06/kla-j29.html) nga Nga David Walsh, më 29 Qershor 1999 . Një artikull që u paraqit të Premten në New York Times jep dritë shtesë në karakterin e Ushtrisë Clirimtare të Kosoves, grupin që SHBA dhe NATO e kanë bërë partner në okupimin ushtarak të provincës Jugosllave. Pjesë e gjatë, nga Cris Hedges, bazuar në intervistat me komandantët e tanishëm dhe të mëparshëm të UÇK-së, zyrtare të mëparshëm të qeverisë Shqiptare dhe diplomatëve Perëndimorë, e përshkruan udhëheqjen e UÇK-së si brutale, të korruptuar dhe e uritur për fuqi. I reporton thënjet e pa vërtetuara se Hashim Thaçi dhe dy njerëzit e dorës së tij të djathtë – Azem Syla, ministri i mbrojtjes së UÇK-së, dhe Xhavit Haliti, ambasador i saj në Shqipëri – ka urdhëruar vrasjen e komandantëve më të lartë të organizatës së tyre dhe rivalët potencialë brenda lëvizjes këmbëtare të shqiptarëve të Kosovës.
Hedges ka intervistuar një ish anëtar të këtij grupi në Zvicër, Rifat Haxhiaj, i cili i tha atij se: “Kur lufta (kundër autoritetit serb) fillojë, secili dëshironte të behej shef. Për udhëheqjen kjo nuk ishte vetëm një luftë kunder serbëve – ishte po ashtu një perleshje për fuqi.” Një diplomat perëndimor, komentoi se, “taktikat e pa-mëshirshme te Z. Thaçit jane legjendare në rajon. “Diplomati shpjegoj: “Thaçi ka një reputacion për të qenurit mjaft i egër … Haliti dhe Syla nuk janë te njohur për temperamentet e tyre të ëmbëla. Kjo është një mahallë e ashpër, dhe kërcënimet dhe vrasjet ndodhin.”
Hedges reporton një incident nga viti 1997 në të cilin një reporter shqiptar i Kosovës, Ali Uka, ishte gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Tiranë, kryqytetin Shqiptar, “fytyra e tij ishte disfiguruar nga therjet e përseritura me një kaçavidhë dhe tehet e shishes së thyer.” Uka ishte mbështetës i lëvizjes së Kosovës për pavarësi, por ai kishte kritikuar në shkrime. Shoku i tij i dhomës në kohën e vrasjes së tij ishte Thaçi, i quajtur me nofkën “Gjarpëri”, për të cilin, Hedges shënon se, “Dhuna ka lëvizje të gjatë…”
Udhëheqësia e UÇK-së ka zhvilluar një marrdhënje të ngushtë me qeverinë shqiptare, “e cila ka reputacion për korrupsion dhe ka qenë e lidhur nga diplomatët perëndimorë në trafikimin e drogës.” Sipas zyrtarëve të mëparshëm dhe të tanishëm të UÇK-së, Thaçi drejtoj vrasjet në bashkëpunim me regjimin e Tiranës, i cili shpesh vendos anëtarët e regjimit të tij në polici të fshehtë “në përdorim të komandantëve rebele.” Së paku dy zyrtarë të policë së fshehtë shqiptare ishin pohuar të kenë luftuar me forcat e UÇK-së. Dy zyrtarë të ish UÇK-së dhe një ish zyrtar i Policisë shqiptare i tha Hedges-it se “Haliti ishte duke punuar në Kosovë me agjentë të policisë së fshehtë shqiptare nga Shqipëria që të formojnë një rrjet të sigurisë së brendshme që do të përdorej të qetësonte kundërshtarët në Kosovë.”
Thaçi dhe ndihmësit e tij ishin rregullisht të përfshirë në kontrabandimin e armëve nga Zvicra në tri vitet para se te fillojë kryengritja e UÇK-së në fillim të vitit 1998. Thaçi dhe Haliti kanë familjet në Zvicer, por më vonë, sipas pjesës së Hedges-it, “ka formuar një familje të re në Tiranë, ku ai ka një vilë të madhe dhe lidhje të ngushta me udhëheqësit e vjetër të Qeverisë. ” Artikulli i “Times” raporton se në prill të vitit 1998 një komandant rebel (është fjala për Ilir Konushevcin) i cili kishte transportuar shumicën e armëve akuzojë Halitin për përfitime. Komandanti akuzoj se dora e djathtë e Thaçit ishte duke blerë kuti me granata nga 2$ një pjesë, dhe duke ngarkuar të paguajnë lëvizjen 7$ për çdo granatë. Komandanti, Ilir Konushevci, ishte zënë në pritë dhe vrarë disa ditë më vonë në një regjion të kontrolluar nga UÇK-ja në Shqipërine veriore, vrasje në të cilën u fajësuan serbët.
Bujar Bukoshi, kryeministri në ekzil i Ibrahim Rugovës, një prej rivalëve më të moderuar të Thaçit, shënon se, “Kufomat kurrë nuk kanë qenë pengesë në karrieren e Thaçit.” Me sa duket UÇK-ja planifikojë një tentim-vrasje të pasuksesshme mbi Bukoshin majin e kaluar.
Thaçi dhe bashkëpunetorët e tij po ashtu pohohet të kenë eleminuar një rival të finacuar ushtarak nga grupi i Rugovës. Në verën e vitit 1998, gjersa UÇK-ja ishte duke përsuar tërheqje ushtarake, Ahmet Krasniqit, një koloneli të mëparshëm të armatës Jugosllave, i ishte dhënë $4.5 milionë dollarë nga fondet e ngritura nga administrata e Rugovës të ndërtojë një strukturë ushtarake rivale e njohur si Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës. Pas tensioneve të ngritura nga grupi i Krasniqit dhe UÇK-ja, Thaçi dhe qeveria shqiptare vendosën që të eleminojnë Krasniqin, bazuar në ish komandantët e UÇK-se dhe zyrtarët e ish qeverise shqiptare. Më 21 Shtator Krasniqi ishte vrarë në Tiranë nga policia e fshehtë shqiptare, ose UÇK-ja, ose nga të dyja.
Sipas Hedges-it, “Pas vrasjes së Z. Krasniqi, ish komandatët rebelë thanë, vrasjet, spastrimet, dhe arrestimit u përshpejtuan. Policia rebele, e veshur në unformë të zezë dalluese, e vuri në arrestim çdonjërin që paraqitej armik tek Z. Thaçi. Shumë nga këta njerëz jane rrahur.” Pas fillimit të bombardime të NATO-së të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, “edhe komandantë të sinqertë, Agim Ramadani, një kapiten në ish Armatën Jugosllave, dhe Sali Çeku, ishin vrarë, të dy në një pritë të pretenduar serbe. Një ish zyrtar i vjeter i UÇK-së në Tiranë i tha Hedges-it se Thaçi ishte përgjegjës për vrasjet.