Thënja më e çuditshme që e degjojmë sot, nga disa të cilët është problem m'i definu, është se "ne ishim osmanë"?!
E si ishim osmanë kur etni osmane asnjëhere nuk pati dhe se kombi politik osman asnjëhere nuk arriti të krijohet?!
Nuk ja arriti sepse elementi kryesor i kombit - Kuvendi - i cili "prodhon" qytetarin, sa u krijua, në dhjetor të vitit 1876, autokrati Abdyl Hamiti i Dytë, pas një viti e dy muaj (në shkurt të 1878) e shbëri.
Mexhlisi u krijua përsëri ka fundi i korrikut të vitit 1908, por ajo ishte vonë, sepse Perandori Osmane nuk kishte më (zati de jure asnjëhere nuk pati për faktin se ata vetën e quanin Devleti Alije Osmanije - Shteti Suprem Osman), dhe ajo që kishte ngelë, kishte kohë që jozyrtarisht i referohej me Perandori Turke.
"Osmanë/e" ishte një familje që d.m.th., se për të qenë osman duhej të lindshe në atë familje.
Pra nuk mund të bëheshe osman - duhej të lindshe osman.
Devleti ishte i bazuar në "sistemin e milleteve", ku njiheshin vetëm tri:
- Mileti islam
- Mileti rum (romak - ortodoks por jo grek ortodoks siç i referohen disa.
- Mileti hebre (jahudi).
Dhe natyrisht kishte "jo zyrtarisht" edhe etni si shqiptarë, ermenë, kurdë, arabë...
Një shqiptar i sukseshëm bie fjala vezir, ai ishte i miletit islam e jo shqiptar!