Fryma e re globaliste politike është që pakicat të sundojnë shumicën qeverisëse shtetërore

Opinione

Fryma e re globaliste politike është që pakicat të sundojnë shumicën qeverisëse shtetërore

Nga: Sulejman Mehazi Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 06:23
Sulejman Mehazi

 

Avangarda politike e globalizmit është që me anë të asociacioneve të pakicave të bllokohen nacionalizmat e shumicës qeverisëse shtetërore. Pakicat të bllokojnë dëshirat qeverisëse të shumicës nacionale shtetërore. Kështu do ndodh edhe me Asociacionet e Komunave Shqiptare në RMV. BE-ja dhe SHBA-ja me 5% e asociacioneve të pakicës serbe qëllimshëm do nxit 30% e shqiptarëve të RMV-së të kërkojnë Asociacionet e Komunave Ekzekutive Shqiptare në këtë republikë.

Nuk janë të rastësishme dy planet e BE-së dhe SHBA-ve në Ballkan, një, plani franko-gjerman i pakicave serbe në Kosovë dhe dy, plani francez i pakicave bullgare në RMV. Këto fakte planore evropiane e amerikane në shtetet e Ballkanit Perëndimor do japin frymën e avangardës politike e diplomatike të asociacioneve të pakicave brenda shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Avangarda kryesore e politikës moderne botërore është asociacioni i pakicave brenda shteteve me shumicë.

Shtojcë:

-Kohëve të fundit kanë dalë do politikanë e intelektualë shqiptarë që na kanë mërzitur me ato tezat e vjetra nacionale e kombētare njëqind e kusur vjeçare të kohës së Rilindjes Kombëtare të shek. XIX të Lidhjes së Prizërenit, thua se shqiptarët kanë humbur ndjenjat kombētare, e këta do bëhen inspiruesit e tyre nacionale shqiptare në Maqedoni.
Habitemi si se kanë të qartë kēta intelektualë se iku koha e performancave nacionale kombëtare. Si se kanë të qartë se  globalizmi i sotëm politikë botëror është performancë shtetërore e jo kombëtare.

Shtojca 1.

-Me ndërrimin e emrit maqedonasit lënë më njanë performancën e tyre nacionale për shkak fuqisë së performancës shtetërore.

Shtojca 1.1.

-Edhe Bosna e Hercegovina krijoi performancë moderne shtetërore pa atë nacionalen.

Shtojca 1.2.

-Edhe Kosova shqiptare për shkak performancës shtetërore u largua nga himni e flamuri kombëtar vetëm e vetëm të forconte performancën kulturore, ekonomike e ushtarake shtetërore.

Shtojca 1.3.

-Edhe spanjollët e Amerikës Latine lanë më njanë kombin e tyre e për shkak performancës shtetërore u krijuan shumë shtete spanjolle. Politika bashkëkohore globalizuese kërkon fuqi shtetërore e jo nacionale.

Shtojca 1.4.

Amerikanëve s'u intereson performanca nacionale, por fuqia politike, ekonomike, teknologjike e ushtarake shtetërore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat