Memorandumi trepalësh në mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacinë, për Marrëveshje të Bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes dhe sigurisë, duke hapur një faqe të re të historisë, që e mbështesin dhe e ruajnë stabilitetin e këtyre vendeve dhe paqën në rajon.
Ky bashkëpunim në mes këtyre tri vendeve, krijon mundësi të ndërsjella në gatishmërinë e një angazhimi të përbashkët që veprojnë në kuadrin e domosdoshmërisë dhe përgjegjësisë në fushën e mbrojtjes, qëllime që mund të jenë të harmonizuara dhe konstruktive në mes palëve për ruajtjen e paqës dhe sigurisë ndërnjerëzore.
Kjo Marrëveshje e një aleance të përbashkët e pasqyron edhe lidhjen historike me shtetin kroat, ndërsa Kosova dhe Shqipëria, janë në një aleancë të përhershme ndërvëllezërore, dhe tani kjo marrëveshje në mes tri palëve, sikur i ka dhënë një qartësi një pozicioni të përbashkët në mes këtyre tri vendeve e më shumë.
Një memorandum i tillë në këtë kohë, preardhja e sëcilës nuk vjen nga urrejtjet dhe ideologjitë mesjetare, por vjen ndër vlera të shoqërisë bashkëkohore të këtij shekulli, që krijojnë siguri dhe stabilitet ndërnjerëzor, ku në këtë kohë, siq ndodh shpesh të flitet shumë për pasigurinë.
Pse kjo marrëveshje e shqetëson Serbinë, e cila është bërë sikur një kulqedër e çartur, të cilën e pengon gjithçka që është në jetën normale dhe lidhet me stabilitetin e Kosovës dhe rajonit, sëcilës akoma nuk i çelën sytë e do të kuptojë se çështë realiteti i këtij vendi, duke ironizuar çdo organizim parimor që zhvillohet në Kosovë.
Kjo aleancë e shqetëson Serbinë, sepse nuk e dëshiron këtë vend dhe këtë popull të jetojë i lirë dhe i qetë në shtetin e tyre të pavarur dhe demokratik, që synon paqen, stabilitetin dhe inkuadrimin me vendet e zhvilluara dhe euroaltlantike dhe NATO.
Dhe prej këtij këndvështrimi, Serbia paraqet rrezik, dhe jo vetëm për Kosovën, e cila do të ishte e gatshme në çdo moment që t’a sulmojë, apo t’a shkatërroj, dhe këtë bashkërënditje dhe akordim në mes palëve, e sheh si kërcënim ndaj Serbisë, kjo e shikon në këtë mënyrë, që në realitet kjo Aleancë, nuk paraqet kërcënim për asnjë vend në rajon.
Dhe përgjigja e gjithë kësaj Marrëveshje, apo Memorandumi, ishte ajo e kryministrit të Kracisë, z. Andrej Plenkoviç, i cili këtë marrëveshje e quan të natyrës miqësore dhe jo armiqësore, dhe kur bëhët fjalë për Kroacinë, kjo nuk ka nevojë ti kërkojë leje Serbisë dhe as NATO-s, për një gjë të tillë.
Edhe pse Vuçiq, e quajti këtë marrëveshje si shkelje nënrajonale për kontrollimin e armëve sipas marrëveshjes së vitit 1996, që do duhej të informohet NATO, kjo nuk i merr parasysh shkeljet e marrëveshjeve që i realizon vetë, me Kinën,Rusinë dhe Francën, me importimin e armëve dhe aeroplanëve luftarak, e cila nuk e ka në shënjestër paqën, por luftën.