Kushtetuta e Kosovës ishte miratuar më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.
Neni 1 [Përkufizimi i Shtetit]
1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.
* * *
* Është i paprecedent(në tër botën) fakti i diskriminimt pozitiv të pakicës serbe, në Republikën e Kosovës, e cila nuk i kalon 3% të popullsisë së përgjithshme, por ushtron pushtetin lokal në dhjetë komuna, gjegjësisht në mbi 25% të territorit të saj!?
* Është i paprecedent fakti, që për pakicën serbe në Kuvendin e Republikës së Kosovës janë të rezervuara së paku 10 ulëse nga gjithsejt 120 ulëse, që përkon me një përfaqësim me mbi 8,3% të numrit të përgjithshëm të deputetëve.
* Është i paprecedent fakti, që ndryshimet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës të jen të mvarura nga 2/3 e deputetëve me ulëse të rezervuara.
* Është i paprecedent fakti, që gjuha serbe është gjuhë zyrtare në tër territorin e Republikës së Kosovës, krahas gjuhës shqipe që e flasin mbi 93% e popullsisë së përgjithshme.
* Është i parecedent fakti, që Republika e Kosovës të definohet si shoqëri shumetnike, ku më shumë se 93% të banorëve të saj janë shqiptarë.
* Serbët që jetojnë në Kosovë dhe pakicat tjera, kanë mundësinë, që vet të formojnë Asociacione të kulturës, sportit, shkencës, etj., por Asociacionet në baza territoriale, me të drejtë të ushtrimit të pushtetit ekzekutiv, janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ku njësia themelore territoriale e vetëqeverisjes lokale është komuna.
* Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i negociuar para 12 viteve përveq se është kundër kushtetues, është edhe ide e tejkaluar, që nuk përkon me realitetin. Një Asociacion i tillë për një grusht(3%) të pakicës serbe, aq më pak me draftstatute të shkruara nga 'Nobody', sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë, dhe tani kur janë larguar pothuajse të gjitha strukturat ilegale të Serbisë nga Kosova, është i papranueshëm dhe kjo fjali do të duhej të largohet nga fjalori i politikëbërësve të Kosovës dhe të harrohet si e tillë.
XhS
Stuttgart, 09.04.2025