Partitë opozitare për 20 vite të sundimit të tyre duke u kamufluar nën petkun e UÇK-së, PDK e AAK “si parti të dala nga lufta” me patericën e tyre LDK-në, e cila u pështillet nëpër këmbë duke i përcjellë si dhelpra pas dashit(e dini pse), mburreshin për udhëheqjen e tyre. Ani pse ardhjen në pushtet ua siguroi Lista serbe sipas politikave të dirigjuara nga Aleksandër Vuçiqi e të realizuara nga Milan Radoiçiqi, njëherit nënkryetar, defakto kryetar i vërtetë i Listës serbe teroristo - kriminale e shpallur nga qeveria. Dihet që pa pëlqimin e tij kjo parti nuk e ka pasur guximin të ndërmarr kurrfarë vendimi. Kjo sepse, ky far nënkryetari nuk e ka marrë asnjë veprim pa lejen e Aleksandër Vuçiqit, e ky i fundit, krijoi lidhje të ngushta politiko biznesore me udhëheqës partiak, me ish presidentë e ish – kryeministra. Ata e pranuan, e zyrtarizuan duke ia atribuuar atij “pozitën” si njeriu krye-përgjegjës për pjesën veriore.
Z. Haradinaj, në një intervistë në emisionin televiziv të RTK-së në gjuhen serbe kur moderatori e pyet së kush është ky Millan Radoiçiqi, ai i përgjigjët se, unë bashkëpunojë me të sepse ai është përgjegjës për gjithçka në atë pjesë, mendon në pjesën veriore.
Thaçi, gjatë mandatit të tij, shkonte pa kurrëfar problemi në pjesën veriore pasi ishte në marrëveshje me Radoiçiqin bile, duke ia huazua barkën me germa çirilice e duke i garantuar sigurinë e tij gjatë shëtitjes nëpër Liqenin e Ujmanit bashkë me bashkëpunëtorët e tij të afërt duke iu organizuar pritje sipas traditave serbe me raki e pogaçe.
Tani, kush ua prishi këtë harmoni e vëllaznillëk në mes tyre, përderisa kalimi në pjesën veriore nga ana e popullatës së rëndomtë shqiptare ka qenë e rrezikuar.
Prishja e kësaj jaranie e rehatie nga Albin Kurti, u trajtua sikur një termet i nivelit të kataklizmes sepse, u qartën marrëdhëniet e krijuara politike e hajduto biznesore në mes tyre e Millan Radoiçiqit. Këtij të fundit, ia mundësuan angazhimin e kapaciteteve ndërtimore duke i dhënë tenderë për pjesëmarrje në ndërtimin e rrugës së kombit me mbi 23 milion dollarë përmes kompanisë së tij “Rad” Beograd.
Z. Haradinaj, përmes Listes serbe, respektivisht të nënkryetarit të saj Milan Radoiçiq duke e vizituar në orët e vona të natës në vilën e tij, i kërkoi favore që t’ia sigurojë votat për t’u zgjedhur kryeministër ani pse me 7% përkrahje nga populli. Radoiçiqi, “i disiplinuar” e mbajti fjalën dhe Haradinaj u zgjodh kryeministër. E kjo ndodhi kur interesat e shtetit e të popullit i qitën në treg.
Bllokada nga partitë opozitare të kontrolluara dhe dirigjuara nga Lista serbe ashtu siç kanë vepruar edhe në të kaluarën për të ardhur në pushtet (sipas marrëveshjeve nën hije, ama, veprimet e saj praktike e verteton këtë), pretendojnë se si opozitë i kanë të sigurta votat për ta krijuar qeverinë e ardhshme por, me një çmim shume të lartë, duke iu garantuar së në pjesën veriore, do të kthehet gjendja e mëparshme. Pra duke iu garantuar tërheqja e policisë dhe organeve tjera të sigurisë, shndërrimi e pjesës veriore në një të ashtuquajtur “Republikë të KFOR-it, sipas idesë së kryeministrit Shqiptar Edvin Kristaq Rama i cili, pas sulmit të terroristëve serb ndaj KFOR-it, për hir të sigurisë së serbëve, të tërhiqen forcat speciale policore ndërsa, ajo pjesë të mbetet ekskluzivisht nën kompetencat ndërkombëtare. Nuk është kurrfarë befasie kjo kërkese e Kristaqit për t’ia mundësuar kontrollimin e opozitës në kohën e bllokadës institucionale. Sipas kërkesave të Aleksandër Vuçiqit, vëllait siamez, në takimin e fundit të ministrave të mbajtur në Tiranë, Republikës së Dardanisë, në tabelën e panelit ia vuri fus(pus) notën pas njohjeve të 119 shteteve të botës simbol poshtërues e nënçmues të dakorduar mes Edita Tahirit dhe Borkos, duke e mashtruar popullin se kjo, pra fus(pus)nota, do të shkrihet si fluskë sapuni.
Dhe, mendojeni kur kjo i versulet Kurtit “për gabimet e tij politike”. Tani, po shihet së cili është çmimi të cilin duhet paguar për ardhjen në pushtet pa merita të opozitës, pasojat me çmimin e defunksionalizimit dhe shkatërrimit të Republikës së Dardanisë e fituar me gjakun e popullit dhe ndihmën e mikut tonë historik e të pa zavëndësuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Opozita, ka dhëne premtime se, me ta marrë pushtetin, vet do ta hartojnë draft statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ashtu siç edhe e kanë arritur marrëveshjen Thaçi, Vuçiq, Rama, tani, duke e rikthyer veriun në kohën e bllokadave, barrikadave, sulmeve ndaj forcave paqeruajtëse të KFOR-it, policëve, gazetarëve dhe çdo gjëje shqiptare.
Pra, për ta kthyer me dhunë pjesën veriore si territor të Serbisë siç pati deklaruar publikisht në vitin 1999 Thaçi kur qytetarët tentonin të kthehen në shtëpitë e tyre.
Edhe pse u premtoi, ai me ndihmën e shërbimit inteligjent francez DGSE dhe shefit të tij Arnaud Denian, pranoj se, ndarja e Mitrovicës është fakt i dhimbshëm.
Pra, rikthimi i idesë së ndarjes e konceptuar me 2016 në Nish për ndarjen e veriut, ishte një kushtëzim për përkrahjen e idesë së Ballkanit të hapur i cili përfundoi në shportën e plehrave sepse, ishte propozim nga mbeturinat e plehrave antishqiptare për ta vënë Serbinë në krye të shteteve ballkanike bile, edhe me Edvin Kristaq Ramen në krye si një marionetë në duar të Vuçiqit për t’i realizuar pretendimet e tyre hegjemoniste me përkrahjen e Rusisë.
Takimi Thaçi Putin i përgatitur nga Vuçiq, për qëllim e kishte realizimin e idesë së ndarjes dhe krijimit të ngrehinës antishqiptare Ballkani i hapur për të realizuar ëndrrën shekullore ruso-serbe, daljës në Adriatik me pastaj aneksimin e Shqipërisë si ide i lidhjeve ekonomike deri të ajo politike e institucionale në një Konfederatë.
Edhe njëherë, Deputetëve dhe popullit shqiptar të Dardanisë, korbi i zi po na sillet edhe njëherë mbi hapësirën tonë dardane me ndihmën e partive opozitare të cilat, edhe njëhere po e përsëris se janë zhytur në lojërat e pista për pushtet, pasuri e akte tradhtie pa menduar së çka i sjellë kjo qytetarit. Ata janë të shantazhuar nga Serbia përmes Millan Radoiçiqit i cili, i posedon të gjitha informatat, marrëveshjet e fshehta e gjysmë publike që për pushtet dhe pasurim të jashtëligjshëm, i kanë qitë në pazar edhe pjesët më vitale të shtetit me pasuri nëntokësore që përmbajnë në vete vlera mbi 500 miliarda dollarë amerikan sipas zbulimeve të instituteve ndërkombëtare, duke e përfshirë Liqenin e Ujmanit, furnizuesin kryesor me ujë të pijes dhe burim kryesor për funksionim të KEK-ut.
Partitë opozitare, nga xhelozia për arritjet e qeverisë në pavarësimin definitiv të pjesës veriore: Me shtrirjen e sovranitetit për herë të parë në historinë e Dardanisë. Pastaj, prishja e planeve ogurzeza për risjelljen e forcave të njëjta terroriste, pra Serbisë në pjesë veriore. Pastaj, prishja e planeve dhe marrëveshjeve të ish pushteteve me Serbinë, sipas kërkesave të Rusisë në instancat më të larta ndërkombëtare si KS i OKB-së ku kërkohej largimi i Kryeministrit Kurti dhe pengimi tij për ta marr mandatin në katër vitet e ardhshme pas përfundimit të plotë të një mandati katërvjeçar për herë të parë në historinë e Dardanisë, po ashtu edhe njëri ndër kandidatët me i votuar.
Pra, Albin Kurti shihet si pengesë për Rusinë dhe Serbinë për realizimin e pretendimeve të tyre politiko territoriale.
Opozita pro ruso serbe bëhet pjesë e këtyre politikave shekullore antishqiptare. Kjo është vërtetë sa shokuese, po aq e pa pranueshme dhe e pa imagjinueshme nga mendja e shëndoshë e çdonjërit që e ndien vetën me plot kuptimin e fjalës, shqiptar.
Sipas zhvillimeve aktuale dhe qëndrimeve të opozitës e cila komplet e ka marrë anën e armiqve shekullorë që janë në kundërshtim me interesat shtetërore e kombëtare, dalja e vetme nga kjo situatë, janë zgjedhjet e jashtëzakonshme ku vërtetë duhet të matën forcat politike. Por, edhe njërhere duhet t’i kërkohet sovranit së, këso here duhet të jetë i kujdesshëm që të përcaktohet qartë së kush do të qeverisë me vendin sipas meritave që sovrani e vlerëson anipse pse, VV-në dhë Albin Kurtin i sollën në piedestalin e merituar.
Për herë të fundit ftoj partitë politike që të gjejnë mundësinë e formimit të institucioneve përmes koalicioneve të partive të mëdha duke e pamundësuar që fati i shteti të varët nga grupet minoritare të cilat shtrojnë kërkesa të pa arritshme që duan ta parcializojnë shtetin edhe me komuna shtesë që paraqesin rrezik për të ardhmen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Dardanisë.
Hafiz Shala
New York
23 prill 2025