A do të zhbllokohet konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë së re, me letrën e Kurtit dërguar Abdixhikut!?

Opinione

A do të zhbllokohet konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë së re, me letrën e Kurtit dërguar Abdixhikut!?

Nga: Skender Musliu Më: 5 maj 2025 Në ora: 16:51
Skender Musliu

Opozita po vazhdon me zanatin e vjetër, janë të vendosur dhe të koodinuar, sikurse në të kaluarën, t’a blokojnë partinë fituese të zgjedhjeve, LVV-ën, në konstituimin dhe funksionalilizimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë Kurti 3.

Para disa ditëve kryeministri në detyrë Kurti, i kishte dërguar letër partive opozitare për konsultime lidhur me daljen nga kriza institucionale që ishte krijuar. Lideri i PDK-ës, Krasniqi shkoi në këtë takim, ani pse nuk dha rezultate, kurse Abdilxhiku e kishte bojkotuar takimin. Nga partitë opozitare më e zëshmja kundër konstituimit të Kuvendit është LDK-ja, me pretekstin se gjatë fushatës Albin Kurti i ka ofenduar, mirëpo kjo nuk është edhe arsye, sepse formimi i institucioneve është detyrë dhe obligim ligjor dhe Kushtetues, kurse inatet dhe egot duhet lënë anash për çështjet madhore.

Edhe pse, përveç partive tjera, edhe LDK-ja ka ofenduar rëndë Albin Kurtin dhe LVV-ën, jo vetëm gjatë fushatës por edhe jashta saj, për shembull, kryetari i Pejës, Muhaxheri, veprimet e kryeministri Kurti në Veri të Kosovës kundër strukturave kriminale serbe, i ka krahasuar me veprimet e Millosheviqit ndaj shqiptarëve, ose deputeti Kujtim Shala, duke menduar se mikrofoni i Kuvendit ishte i mbyllur, me arrogancë kishte sharë LVV-ën, ose rasti kur e kanë krahasuar Kurtin me Hitlerin dhe shumë tjera, mirëpo kryeministri në detyrë Kurti, për hir të interesave shtetërore i ka tejkaluar këto kualifikime.

LDK-ja në vazhdimsi, gjatë mbledhjeve për konstituimin e Kuvendit në konferencat për media, në veçanti Hikmete Bajrami deklaronte se, LDK-ja nuk ka vota as për Albulena Haxhiun për kryeparlamentare por edhe për asnjë kandidat tjetër nga LVV-ja, që ia mbyllte derën nogociatave eventuale. Kjo tregon se LDK-ja, jo për shkaqe parimore dhe të arsyeshme, po për inate dhe ego të ulta personale dhe partiake, bllokonte konstituimin e institucioneve të legjislaturës së IX.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri në detyrë Kurti, i ka dërguar letër kryetarit të LDK-ës, Lumir Abdilxhikut, mirëpo kësaj radhe jo për konsultime, por një ofertë për arritjen e një marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Me këtë letër, është krijuar një momentum i ri dhe i volitshëm politik për deblokimin e kësaj situate të rëndë institucionale, që do të çonte drejt formimit të dy institucioneve më vitatale të shtetit.

Mendoj dhe shpresoj se Abdilxhiku nuk do t’a refuzojë këtë ofertë, në të kundërtën do të ishte një vetvrasje politike për Abdilxhikun dhe LDK-ën.

Konsideroj se LDK-ja nuk ka shumë zgjidhje, është një situatë, merre ose le, në të kundërtën zgjedhjet e jashtzakonshme janë të pashmangshme dhe të domosdoshme, e që faji kryesor do të binte mbi LDK-ën, që do t’i kushtonte shumë në humbjen e elektoratit. Edhe përkundër disa figurave të LDK-ës, për rreth Abdilxhikut që paraqiten shumë të zëshëm kundër një koalicioni me LVV-ës, ato duhet të neutralizohen dhe të mbizotëroj përgjegjësia për formimin e institucioneve, siç janë disa politikan të arsyeshëm të tjerë në LDK-ë.

LDK-ja duhet të jet e vetdijshme se, në të kaluarën, në kohën e Isa Mustafës, kur ai bënte koalicione inkriminuese me PAN-in, gjithnjë ka dalur humbëse, prandaj kishte ra në 12% të elektoratit, kurse tani, duke i marrë parasysh përçarjet e brendshme, LDK-ja ka rastin më të mirë të rikthehet në skenën poitike si parti konstruktive.

Sepse gjatë bashkqeverisjeve të LDK-ës me PAN-in, Kosovës iu kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, si në humbjen e territorit, në shkatërrimin e institucioneve shtetërore ashtu edhe në korrupcion dhe krim të organizuar………

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat