Sjellja e Lumirit, ndaj letres së Kurtit, mund të jetë përgjegje e një amateri

Opinione

Sjellja e Lumirit, ndaj letres së Kurtit, mund të jetë përgjegje e një amateri

Nga: Dedë Preqi Më: 7 maj 2025 Në ora: 23:14
Dedë Preqi

Lind pyetja, cili është çelësi që do ta bënte të mundur konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e zgjedhur të parin e këtij Kuvendi, dhe më pastaj për të vazhduar edhe procedurat tjera për të hapur rrugë për krijimin e qeverisë së vendit.

Megjithatë, vërehet se nuk ka vullnet nga «opozita» që ta votojnë kandidatën e propozuar nga LVV, z. Albulena Haxhiu, duke e propozuar dhe dështuar me dhjeta herë, dhe për të arritur në këtë përfundim, duke analizuar të gjitha detajet e deritanishme të sëcilës palë, rrugëdalja e këtij ngërçi nuk do të ishte në favor për asnjërin shkuarja në zgjedhje të reja.

Sado e habitshme na duket kjo situata e fundit me këto skenare të LDK-së, e cila thirrjes së Albin Kurtit, për të bërë një kualicion së bashku i përgjegjet në mënyrë amatere, për të krijuar një qeveri tranzitore, ( duke i përjashtuar minoritet) apo duke u frikësuar për një bashkëpunim me partinë fituese, përshkak të rrethanave të mëhershme.

Këtë lojë të partive politike në Kosovë, do ta kuptonim edhe pozicionin e ekzistencës së këtij shteti, sikur lidershipi i këtij vendi e ka një program defekt në agjendën e vet, që po e tregojnë në këto momente të konstituimit të Kuvendit, dhe zgjedhja e kësaj formule sikur gjindet vetëm në dorën e tyre, që e kanë kurdisë për të lënë këtë vend si të tillë.

Populli i Kosovës, mbas luftës së fundit kishte menduar ndryshe, i cili ka synuar një fitore tjetër të lirisë dhe pavarësisë, por edhe një fitore tjetër politike e strategjike, duke realizuar jo vetëm ëndërrën e vet shekullore të lirisë, por edhe për të përmbyllë shumë çështje të rëndësishme në raportet me Serbinë.

Mirëpo, sikur jemi vonuar dhe po vonohemi në vazhdimësi me projektet tona politike dhe strategjike, sepse vetë fakti tregon se lidershipi i Kosovës, fokusin e vet politik e ka orientuar në çërimet e llogarive ndërpartiake dhe në luftën për pushtet, për të mbizotëruar ndaj njëri-tjetrit, promocioni i të cilëve do të ishte i turpshëm me refrenet e tilla, sepse gjithçka ndërtohet në të  kundërtën e interesave të shtetit dhe qytetarëve të këtij vendi.

Vetëm përpjekjet e fundit me lojrat e partive politike të opozitës, e japin shembullin më të keq në vend, të cilat nuk janë në gjendje me sakrifiku interesat e tyre, por dhe më keq, kur kundërshtohet një kandidate femër e propozuar për kryetare të Kuvendit, që ka një begrand të pasur politik dhe femra më e votuar në vend.

Ky lloj raporti i subjekteve politike shikuar në filozofinë e tyre, kjo tashmë shkakëton edhe një mjegullirë të pa fund të situatës në vend edhe me rendin kushtetues, nëse partia fituese e zgjedhjeve mund të largohet nga skena dhe në radhë do vjen partia e dytë, apo e treta, për të krijuar qeverinë.

Këto akte të çëllimshme me një përplasje politike, dhe si lojra dinake e të pa konceptueshme njëkohësisht, qëllimi kryesor është politika përçarëse, që në këto momente kritike rrolin kryesor e merr LDK, në krye me Abdixhikun, duke marrë përsipër edhe mëkatët e partive tjera.

Me gjitha këto manipulime të opozitës dhe rrolin prej pengu që po e mbajnë konstituimin e Kuvendit,  në një gjendje të tillë dhe të pa çartë, janë promovimet politike regresive të lidershipit tonë pa përjashtime, që instrumentalizohen në këtë mënyrë kundër Institucioneve të shtetit dhe kundër këtij populli.

Nëse duhet ti besojmë kësaj formule politike, Kosova, sikur nuk do gjente rrugëdalje tjetër, pos çfarë është vizioni i një politike nga klanet e tilla, që kanë dhënë prova të mjaftueshme gjatë qeverisjeve të tyre në degradimin e kësaj shoqërie dhe të këtij shteti, atëherë për cilën Kosovë e kemi fjalën, çfare do flasim për shtetin demokratik të Kosovës, për fatin e këtij populli dhe integritetin e tij, si ndonjë parakusht i hyrjes në Evropë dhe më tutje?.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat