LDK nuk bën koalicion me Albinin për fjalën hajvan, por ka bërë me koalicion me ata që i quante “vrasës”

Opinione

LDK nuk bën koalicion me Albinin për fjalën hajvan, por ka bërë me koalicion me ata që i quante “vrasës”

Nga: Faton Mehmeti Më: 16 maj 2025 Në ora: 18:18
Faton Mehmeti

LDK disa herë ka refuzuar ftesën e Albin Kurtit për takim, më konkretisht Lumirit i paska ngel hatri për fjalorin e Kurtit drejtuar opozitës me termin "hajvana". Edhe në jetën tonë e përdorim shpesh këtë shprehje, s’ka diçka shumë ofenduese edhe pse nuk është ndonjë fjalë e mirë.

Pavarësisht se LDK ka të drejtën e saj morale me u ndje keq nga përdorrimi i këtij termi, përdorimi i dy standardeve nuk është i drejtë. LDK ka bërë koalicion me ata që në fushatë i ka akuzuar për vrasje e pas saj ka bërë koalicion po me ata. Po të njejtit i ka akuzuar për vjedhje e ka bërë koalicuon po me ata, më e rëndë është fjala hajvan apo vrasës, s’do koment se kjo e dyta.

Nga këtu më s’ka standard mbi të cilin LDK duhet të paraqitet si e lënduar nga fjalët e Kurtit, marr parasysh ato që i tham më lartë. Dhe janë pikërisht shumica e këtyre sot në kryesi që ishin në favor të koalicionit me "vrasësit e akuzuar" dhe të njëjtit që luajnë rolin e viktimës.

Qytetarët i njohin mirë kush janë "insitucionalistët" e LDK, ata që nuk kanë asgjë të përbashkët me rrugën, frymën e presidentit Rugova. Mungesa e qëndrueshmërisë në parime i ka kushtuar shumë LDK-së, duke i shkaktuar pasoja me ikje të anëtarëve të saj më të devotshëm, si dhe duke u braktisuar nga votuesit e vërtetë rugovistë. Kur shoh në studio televizive deputetë të saj që flasin pa asnjë pendesë për gabimet e të shkuarës së afërt, bindem se kjo parti s’ka momentalisht të afërt të ndritur.

LDK të dal nga agonia ku ndodhet, reflektimi do t'i ndihmojë për te ecur tutje në dobi të shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat