Visar, pse votove kundër gjykatës speciale nëse ajo “qenka pranim i fajësisë”?

Opinione

Visar, pse votove kundër gjykatës speciale nëse ajo “qenka pranim i fajësisë”?

Nga: Faton Mehmeti Më: 29 maj 2025 Në ora: 08:07
Autori Faton Mehmeti

Hipokrizia është shpërfaqje e fytyrës së vërtetë të njeriut – të njeriut të lig. Mungesa e qëndrueshmërisë në veprimet pasive dhe aktive nxjerr në pah karakterin e vërtetë të atij që flet. Në skenën tonë politike ka shumë të tillë, si nga ata që kanë qenë, ashtu edhe nga ata që ende janë në politikën aktive.

Së fundi, ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, bëri një deklaratë populiste dhe krejtësisht në kundërshtim me veprimet e tij të para një dekade. Visari, duke folur për Gjykatën Speciale dhe themelimin e saj më 2015, tha se po ta kishte refuzuar Kosova krijimin e saj, atëherë ndërkombëtarët do ta shihnin këtë si “pranim të fajësisë”. Sipas tij: “Qiky ligjërim, po të kish refuzu Kosova me bë këtë Gjykatë Speciale, në sytë e opinionit ndërkombëtar kjo kish me qenë pranim i fajësisë.”

Por në vitin 2015, ai kishte qëndrim krejt tjetër. Ish-kryetari i VV-së, me patetizëm, deklaronte se “asnjë deputet s’guxon ta votojë këtë gjykatë”, sepse “kjo gjykatë është një gjykatë ose sistem paralel drejtësie, e jo një gjykatë që do të jetë e fokusuar në drejtësi selektive”. Madje, në atë kohë akuzonte deputetët e tjerë që e votonin gjykatën.

Tani, ai i mbron ata deputetë, me arsyetimin se mosvotimi do të nënkuptonte pranim të fajësisë. Nëse qenka kështu, pse z. Ymeri ka votuar kundër asaj që, sipas tij sot, i sjell vendit “pranim të fajësisë”?

Prandaj, edhe Visari ka dështuar në politikë. Sot, në studio televizive, vetëm po e shpërfaq fytyrën e tij të vërtetë, duke justifikuar një dështim që i takon me plot meritë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat