PDK, LDK, AAK dhe NISMA të mos e ëndërrojnë qeverinë, le ta analizojnë veten në pasqyrë

Opinione

PDK, LDK, AAK dhe NISMA të mos e ëndërrojnë qeverinë, le ta analizojnë veten në pasqyrë

Nga: Rexhep Torte Më: 1 qershor 2025 Në ora: 21:53
Rexhep Torte

Shpëtimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës mund ta bëjnë vetëm Albin Kurti Kryeministër dhe Vjosa Osmani Presidente, të tjerët nuk mund tu afrohen as te gishti i këmbës. Kosovës nuk i nevojitet qeveri me tradhtarë, vëllavrasës për pushtet dhe hajna multimilionësh.

Populli trim dhe i përvuajtur i Kosovës e dëshmoi veten dhe atdhedashurinë për vendlindjen, kur menjëherë pas çlirimit në pranverën e vitit 1999, ngjashëm si dallëndyshet i madh dhe i vogël, gra, pleq, femijë dhe të rinjë, u këthyen në Kosovë nga eksodi ku gjendeshin, në Kosovën e shkatërruar e të bërë shkrumb e hi nga Serbia gjenocidale, u këthyen përplot enthuziazën dhe shpresë për ta gëzar lirinë dhe për ta ndërtuar e forcuar shtetin e ri të Kosovës.

Qeveritë e pas luftës në vend që ta stimulojnë dhee ndihmojnë popullin e Kosovës ato u dhanë pas luftës vëllavrasëse për pushtet, u dhanë pas hajnisë dhe blerjes së tokës së përgjakur e të bekuar të Kosovës për një grusht parashë, dhe në vend që të ndërtojnë fabrika e reparte prodhuese për punësime, ata shtresuan pasuri mbi pasuri milionëshe duke e fshehur edhe në shtete të huaja dhe duke e lulëzuar kontrabandën dhe bashkëpunimin edhe me Serbinë gjenocidale.

Të rikujtojmë se kjo u dëshmua mbrëmjen e shkurtit të vitit 2000, kur bandat ilegale të armatosura serbe para syve të KFOR-it francez, para syve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Agim Çekut i sulmuan familjet autoktone të pafajshme shqiptare në Veri të Mitrovicës, duke vrarë e plagosur dhjetëra shqiptarë të pafajshëm dhe duke dëbuar më shumë se 15 mijë shqiptarë nga vatrat dhe pasuritë e tyre në Veri ë Mitrovicës, ku edhe sot e kësaj dite këta shqiptarë të dëbuar nuk guxojnë të shkojnë në shtëpitë dhe pronat e tyre, që dëshmon hapur edhe ndalimi që nga ajo kohë i Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve. Veriu i Mitrovicës tashmë është mbushur me ndërtesa serbe ku janë vendosur kolonë serbë të ardhur nga jashtë të cilët asnjëherë më parë nuk knë banuar në këto troje shqiptare.

Këtu është çelësi i tradhtisë së PDK-së dhe Hashim Thaçit, që më vonë e joshi të bashkëqeverisin me LDK-në dhe Isa Mustafën-akademikun munafikun, i cli për interesa kaririste personale e shujti frymën e Ibrahim Rugovës në LDK, e harroi fare zbardhjen e qindra vrasjeve të veprimtarëve e aktivistëve të LDK-së dhe sëbashku Hashim Thaçi e Isa Mustafa në vitet 2013/15 në dialogun Kosovë-Serbi e nënshkruajtën marrëveshjen e kobshme për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, shumicën e të cilave e themeloi Lutfi Haziri, në cilësinë e ministrit për çështje lokale që edhe sot e kësaj dite është në krye të LDK-së sëbashku me Isa Mustafën Kryetar nderi të LDK-së.

Pararendëse e kësaj maskarade ishte Edita Tahiri-kryenegociatore ne dialogun Kosovë-Serbi e cila me lehtësi dhe pa asfarë përgjegjësie kombëtare shqiptare e pranoi fusnotën për Kosovën si propozim të Serbisë gjenocidale.

Pas kësaj i erdhi radha Vlora Çitakut e cila si ambasadore e Kosovës në SHBA, për t’ia ploëtësuar dëshirën dostit të saj Hashim Thaçit nuk hezitoi fare që sëbashku me Aleksandër Vuçiqin, Edi Ramën, John Boltonin dhe Mathev Palmerin e hartoi dhe e finalizoi planin për dhurimin e Veriut të Kosovës sëbashku me minierat e Trepçës dhe Liqenin e Ujmanit Serbisë gjenocidale, zbatimin e të cilit e pamundësoi Angela Merkel-asokohe kancelare e Gjermanisë me në rezistencë të madhe.

Tërë Këto tradhti, vëllavrasje për pushtet dhe Hajni multiminilonëshe nga ish udhëheqësit e Kosovës tashmë 22 vite ia humbën shpresën rinisë së mrekullueshme të Kosovës, kështu që disa qindra mijë të kësaj rinie të mrekullueshme tashmë kanë emigruar jashtë Kosovës duke dhënë një kontribut të jashtzako shëm në ndërtimin e forcimin e shteteve ku jetojnë e punojnë, në vend që po tu ishin ofruar kushte dhe mundësi këtë kontribut këta të rinj shqiptarë me plot dëshirë do ta jepnin në Kosovën e tyre të dashur.

Udhëheqësit e kësaj opozite si dje dhe sot e pa ndryshuar, e kanë haram qumështin, bukën dhe jetën në Kosovë.

Tradhtarët dhe matrapazët tani nga brenda dhe jashtë aktualisht me tërë egërsinë e tyrei janë vërsulur shtetit të Kosovës qëllimshëm dhe me dashakeqësinë më të madhe, pa lah e pa bilah siç thotë populli , për interesa të tyre të ngushta, personale, familjare e klanore, duke shkelur me të dyja këmbët mbi atdhedashurinë, mbi dëshmorët, mbi viktimat dhe flijimet e popullit të pafajshëm, vetëm e vetëm për t’i mbuluar tradhtitë, vëllavrasjet për pushtet hajninë dhe pasurinë e vjedhur multimilionëshe gjer në palcë që ia shkaktuan popullit të shumëvuajtur të Kosovës gjatë luftës dhe pas luftës.

Këta tradhtarë, vëllavraës për pushte dhe hajna multimilionësh nuk e kanë ndjenjën as për fe dhe as për atdhe, të katandisur nga hilet dhe shpirtligësia, të katanidur nga pasuria, edhe pse çdo njeri normal e ka të qartë se kjo jetë është shuml e shkurtër për t’i shpenzuar tërë këto para e pasuri të grumbulluara me hajni dhe korrupsion.

Këta tradhtarë e hajna multimilionësh duhet t’ia vënë gishtin kokës për mëkatet që ia kanë kryer dhe po ia kryejnëKosovës se kthim prapanuk ka, se të gjithëve na pret pleqëria, e cila me vete sjell dobësimin biologjik për secilin e që domosdo shoqërohet me sëmundje që rezultojë me vdekje, pas të cilës i lamë pas në këtë jetë edhe pasuritë, edhe urrejtjet, edhe lakmitë, edhe tërë të ligat që i kemi bërë në këtë jetë, dhe të mjerët ata që kanë bërë mëkate dhe që domosdo do të pararaqiten për të dhënë logari para Zotit Krijues.

Nga kjo nuk mund ë shpëtojë askush dhe kjo shkruan qartë në librat e shenjtë Teurat, Ungjill dhe në Kur’an, që është libri i Shenjtë më të ri dhe i undit që e ka shpallur Zoti Krijues për mbarë njerëzimin, duke i korrigjuar ndryshimet që i kanë kryer besimtarët në librat e mëparshëm. Se Zoti Krijues është Një dhe i vetëm e vërtetojnë dijetarët e të gjitha besimeve ekzistuese.

Luftëtarë të pastër e dinjitozë të UÇK-së janë Heroi legjendar Adem Jashari dhe Familja e Jasharajve në Prekazin legjendar ku sëbashku burra, pleq, gra e fëmijë 58 heronj trima e flijuan veten për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës gjatë tri ditë luftime, duke luftuar të vetëm dhe pa asfarë ndihme përballë ushtrisë e policisë serbe të armatosur gjer në dhëmbë e të shoqëruar me autoblinda dhe tanke, përballje heroike e Familjes së Jasharajve që do të mbetet për jetë të jetëve shembull, inspirim dhe kushtrim për Kosovën, mbarë shqiptarët brez pas brezi, se si duhet sakrifikuar, rezistuar e luftuar për liri e pavarësi.

Luftëtarë të UÇK-së janë edhe 8 mijë dëshmorët të cilët e dhanë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Luftëtarë të UÇK-së janë të gjithë ata që me guximin dhe sypatrembur luftuan ballëpërballë kundër armiqve gjenocidalë okupues serbë.

Luftëtarë e komandantë të UÇK-së nuk mund të jenë kurrë ata që sot përvetësojnë dhe rahin gjoksin si anëtarë dhe bashkëpunëtorë të Klanit ROGNER e Pronto, të cilët kur në Kosovë po luftohej ata i keqpërdornin paratë që mërgata shqiptare i dërgonte për luftën e UÇK-së nëpërmjet “3%”-shit apo “Vendlinsja Thërret”.

Ramush Haradinaj është nga ish komandantët i cili nuk lëshon var dëshmori apo lapidar të dëshmorëve pa bërë homazhe dhe pa vendosur lule, por nga sjelljet e tij kareriste për pushtet, nga pasurii i tij milionësh pa luftës, këtyre homazheve të tij po ua japin ngjyrën e populizmit dhe politikës ditore. Nuk mund të jeshë luftëtar i ndershëm dhe karierist e multimilioner i pas luftës.

Dashakeqët e Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Memli Krasniqi, Isa Mustafa, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj duhen bërë zap, duhet të ndalohen dhe pamundësohen me ashpërsinë më të madhe të ligjit dhe të popullit, e jo të udhëhequr nga patologjitë e tyre t’i lëmë të lozin me fatin e Kosovës që për interesa të tyre janë të gatshëm t’ia japin flakën Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat