Saranda Bogujevci është engjëll mbarëshqiptar e njerëzor, kritikuesit krijesa me shpirt të egër shtazor

Opinione

Saranda Bogujevci është engjëll mbarëshqiptar e njerëzor, kritikuesit krijesa me shpirt të egër shtazor

Nga: Rexhep Torte Më: 8 qershor 2025 Në ora: 18:44
Autori Rexhep Torte

Jeta po dëshmon se njeriu fisnik, i ndershëm, shpirtmirë dhe mëshirues, gjatë tërë jetës së tij mbetet vigjilent që të mos i lejojë vetes të mëkatojë, i vetëdijshëm se nëse gabon, edhe në fund të jetës, i digjet e tërë mirësia.

Kritikuesit e heroinës Saranda Bogujevci, këtij engjëlli ndriçues si flakadan, të gjithë pa përjashtim, kushdo e kudo që janë, e kanë djegur dinjitetin dhe vlerën e tyre njerëzore me vetë faktin se janë vënë në lojën opozitare mëkatare dhe serbe gjenocidale, përplot helm e urrejtje kundër Saranda Bogujevcit — këtij engjëlli mbarëshqiptar dhe mbarënjerëzor.

Njerëz të pamëshirshëm, intrigantë, dashakeqë dhe të shitur fund e krye, pa fije ndjenje, karakteri e morali njerëzor, kot së koti i janë vërsulur deputetes së Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, të mbijetuarës 13-vjeçare të masakrës së luftës në Kosovë më 1999, kur humbi tetë anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit, por që i mbijetoi 16 plumbave nga “Akrepat” – njësi elitare vrasëse e kriminelit serb Sllobodan Millosheviq. Plumbat e goditën trupin e saj të njomë fëmijëror.

Saranda Bogujevci, me ndihmën e Zotit të Madhërishëm, për fat të mirë u rimëkëmb në spitalet në Angli, duke u bërë zë i guximshëm dhe i fuqishëm në hetimet dhe aktivitetet ndërkombëtare kundër krimeve të Serbisë gjenocidale, kudo që i jepet mundësia, përfshirë edhe dëshmimet në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë.

Përkundër të gjitha këtyre sfidave të rënda, edhe në aspektin psikologjik, pseudo-gazetarë, pseudo-analistë dhe pseudo-njerëz, padrejtësisht dhe pa mëshirë, e kanë vënë në shënjestër, duke menduar me trurin tunxh dhe shpirtin e tyre të shitur se, në këtë mënyrë, do ta njollosin dhe dëmtojnë Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin, në radhët e së cilës ndodhet edhe Saranda Bogujevci.

Vetëm një mendje e çoroditur, vetëm një person injorant e kokëbosh, i pamatur dhe i shitur fund e krye te armiqtë e Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve, brenda e jashtë, mund të mendojë e gjykojë kaq mbrapsht se “Saranda Bogujevci, e mbijetuara e masakrës së vitit 1999, tashmë deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, po e shfrytëzon tragjedinë e familjes së saj për qëllime politike.” Hajde budallenj, hajde!

Duke filluar nga Ilir Morena – sharllatan mendjemangët, kritikues i Saranda Bogujevcit dhe i Albin Kurtit – dhe të gjithë kritikuesit e tjerë, që janë bërë si qese plastike ku urinojnë e gjithë opozita në Kosovë dhe Serbia gjenocidale.

Ore kokëbosh, ore mjeranë, ore hajvanë, ore bisha të egra, çfarë peshe mund të ketë ajo fotografi e publikuar ku shihet Albin Kurti me rastin e vizitës së tij, në rrethin e ngushtë familjar, në përkujtim të masakrës së familjes së Saranda Bogujevcit?!

Duke reaguar ndaj palaços Ilir Morena dhe mbështetësve të tij, Saranda Bogujevci shkruan:

“O mjeran, kjo foto është bërë në ditën e përkujtimit të masakrës së familjes sime, në një ditë kur asnjëri nga shefat e tu nuk e ka hapur derën – as për ne, as për të tjerët. Mjerim që jetojmë dhe marrim frymë në të njëjtin ajër me mjeranë si ti. Nuk keni as kufij, as turp për asgjë. Keni mbetur veç të mjerë.”

Ilir Morena, në vend që ta mbushte kokën e tij të zbrazët qoftë edhe me një gram mend, pas këtij reagimi të drejtë nga Saranda Bogujevci, e shton budallallëkun e tij duke e akuzuar se po e shfrytëzon tragjedinë e familjes për qëllime politike. Hajde budalla me brinjë, hajde!

O Ilir Morena, o dashi me katër brirë! Në raste mortore dhe përkujtimore, preferohet të vishesh thjeshtë, në përputhje me rastin. Nuk është ndonjë arritje të shkosh i pispillosur dhe me kollare, sepse kollarja në raste të tilla shpreh vetëm kryeneçësi dhe primitivizëm.

O Ilir Morena, tru-tharti! Ekspozita e Saranda Bogujevcit në Beograd në vitin 2014 për krimet serbe në Kosovë ishte një shpërthim vullkanik kundër egërsisë serbe – një pasqyrë ku serbët panë veten: gjakatarë dhe mizorë.

Jam i sigurt se edhe funksionarët e sotëm serbë e kanë vizituar këtë ekspozitë natën vonë, nga kurreshtja ndaj forcës dhe guximit demaskues të Saranda Bogujevcit, e cila në zemër të Beogradit paraqiti një pjesë të vogël të krimeve mizore serbe në Kosovë.

Krimineli Ivica Daçiq, ministër i Brendshëm i Serbisë asokohe, e mori mesazhin e merituar nga Saranda Bogujevci dhe i kanë shkuar të rrënqethurat në trup, sepse ajo shpalosi një të vërtetë trishtuese që Serbia gjenocidale përpiqet ta fshehë nga vetja dhe bota.

Saranda Bogujevci është anëtare e Vetëvendosjes – partisë më të ndershme, më dinjitoze dhe më atdhedashëse të Kosovës së lirë dhe të pavarur.

O Ilir Morena, edhe ti edhe ata që mendojnë sipas trurit tënd, edhe padronët tuaj, e dini mirë se vëllavrasjet për pushtet, hajnitë, krimin dhe korrupsionin në Kosovë i kanë kryer PDK-ja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Vlora Çitakut, Memli Krasniqit e të tjerë si ata.

Në Kosovën e pasluftës, hajnitë dhe krimet i kanë kryer edhe LDK-ja e Isa Mustafës, Lumir Abdixhikut, Lutfi Hazirit, Edita Tahirit dhe shumë të ngjashëm. Po ashtu, edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt dhe NISMA e Fatmir Limajt. Në asnjë mënyrë Vetëvendosja dhe Albin Kurti, që ua ndalën hajnitë dhe korrupsionin.

Ilir Morena dhe mjeranët si ai e akuzojnë Saranda Bogujevcin edhe për faktin se ka pranuar dëmshpërblimin prej 40 mijë eurosh të caktuar nga një gjykatë serbe.

Këta mjeranë nuk duan të kuptojnë se ky dëmshpërblim është një pranim indirekt i krimeve nga vetë Serbia, dhe se Serbia duhet t’ia paguajë Kosovës të gjitha dëmet shkatërruese – materiale dhe njerëzore – që kapin shifra prej dhjetëra miliarda eurosh. Jo sipas mendjes pro-serbe të Ilir Morenës, Edi Ramës, Baton Haxhiut e të tjerëve që kërkojnë që Kosova të harrojë krimet e gjenocidit dhe të mos kërkojë reparacione.

Të shpresojmë që Vetëvendosja dhe Albin Kurti sa më parë ta formojnë qeverinë e re dhe institucionet e Kosovës, dhe që kjo qeveri ta dërgojë padinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e Serbisë në Kosovë – padi që Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu kanë deklaruar se është në përfundim e sipër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat