etëm pak orë para publikimit të këtij raporti, Izraeli kreu një operacion ushtarak në shkallë të gjerë kundër objektivave iraniane.
Ky raport i freskët nga (ICIAN) tregon se fuqitë bërthamore të botës shpenzuan shuma marramendëse të parave për armë bërthamore…)
-Pra kur bota u zgjua me lajmin e sulmit izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane, doli ky raport i cili tregon se sa shpenzuan fuqitë bërthamore të botës gjatë vitit 2024.
Në total, ata shpenzuan një shifër prej 100 miliardë dollarësh për armë bërthamore, ndërsa vlera kalon mbi një milion korona norvegjeze në minutë.
Sipas raportit, të nisur nga Fushata Ndërkombëtare për Heqjen e Armëve Bërthamore (ICAN), Shtetet e Bashkuara kryesojnë listën me 56.8 miliardë dollarë, më shumë se sa tetë fuqitë e tjera bërthamore së bashku.
Kina vjen shumë më pas me 12.5 miliardë dollarë.
Në përgjithësi, këto shpenzime për armët bërthamore janë rritur me 47 përqind në pesë vjetët e fundit!
Shuma të mëdha parash për armë shkatërruese në masë me pasoja katastrofike për njerëzit, qytetet, dhe shoqërinë, nuk na bën më të sigurt nga ky drejtim i gabuar i këtyre shpenzuesëve.
Maja Fjellvær Thompson, CEO e Mjekëve Kundër Armëve Bërthamore, thotë për TV 2, se rreth 70 përqind nga të gjitha vendet, janë kundër armëve bërthamore, këto distancohen të paktën publikisht.
- Shtetet që kanë armë bërthamore nuk duan të përqendrohen aq shumë në kostot e tyre, sepse ata duan të mirëmbajnë armët e tyre bërthamore, thekson ajo.
Ky raport, i publikuar të premten në mëngjes, zbulon gjithashtu një sekret të gjerë për publikun!
Sipas ICAN, SHBA-të kanë armë bërthamore të vendosura në pesë vende të Evropës, por pak njerëz e dinë se sa kushton dhe kush e paguan faturën.
-Një problem demokratik për popullsinë e këtyre vendeve, përderisa edhe këta nuk janë në dijeni se taksat tyre shkojnë për armë të shkatërrimit në masë, thekson Thompson!
Sipas raportit të ICAN, armët bërthamore në Evropë mbahen "sekret për publikun” pra kjo pengon transparencën demokratike, nga ky rrezik i përgjithshëm!
Shtetet e Bashkuara kanë të vendosura armë bërthamore në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Turqi.
Përveç kësaj, Britania dhe Franca kanë armët e tyre bërthamore!
Shkruan; Silje Vassdal, ndërsa tekstin e përshtati ; H.R