Në kufi me Maqedoninë e Veriut doganieri më pyeti “a po shkon në kazino?”

Opinione

Në kufi me Maqedoninë e Veriut doganieri më pyeti “a po shkon në kazino?”

Nga: Faton Mehmeti Më: 15 qershor 2025 Në ora: 13:34
Faton Mehmeti

Të premten mbrëma, diku në mesnatë po kaloja kufirin e përbashkët me Maqedoninë e Veriut, isha rrugës për aeroport. Pasi polici shqiptar (me shtetësi maqedone) më kontrolli dokumentet, doganieri maqedon më pyeti a ke diçka për doganë, unë nuk e zotëroj gjuhën maqedonase, por pak e kuptoi.

I thash se s’kam asgjë për doganë, ai tha “nishta”, i thash “nishta” (pra asgjë). Pastaj me buzëqeshje tha, kazino, u habita dhe i thash aeroport, buzqëshi dhe tha "vozi". Sapo kalova kufirin, tek pompa e parë e derivateve, u ndala për të blerë ujë, aty afër ishte një kazino, vetura nga Kosova pothuajse të gjitha. Tabelat me 05, 01 dominonin, pra me qytetet Prishtinë dhe Ferizaj, u habita. Vazhdova rrugën shoh në anën e majtë edhe një kazioni të madhe, edhe aty shumë vetura nga Kosova.

Lojërat e fatit, që nga maji i vitit 2019 janë aktivitete të ndaluara me ligj. Por, edhe pas ndalimit me ligj, Policia në vazhdimësi ka hasur në organizime të lojërave të fatit nëpër mjedise të fshehta. Ende zhvillohen lojërat e fatit, bixhozi ilegalisht, dhe një pjesë shumë e madhe shkojnë në Shkup për të lozur.

Qeveria e Kosovës duhet të bëj një vlerësim, çfarë ka përfituar Kosova nga ndalimi i bixhozit, apo saktësisht sa miliona euro ka humbur e të cilat nē vend se të shkonin në buxhet të shtetit dalin jashtë shtetit.

Besoj se ndalimi i lojërave të fatit nuk ka sjell suksesin e pritur, ato më tepër kanë hapur mundësitë që ilegalisht të pasurohen disa njerëz. Tani ta ngrehim si pyetje, a ja vlen të lejohet apo jo bixhozi dhe lojërat e fatit, apo të vazhdojmë kështu duke zhvilluar ilegalisht apo pjesa tjetër e "lojtarëve" të shkojnë në Bllacë, sapo kalon kufirin me Maqedoninë e Veriut?!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat