Të rrimë shtrembër e të flasim drejt si demokratë, Ti Albin së bashku me deputetët e tjerë në legjislaturat paraprake, në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeministër i qeverisë së Kosovës me të drejtë e keni pas kritikuar ashpër për shkak të monopolizimit të Kuvendit të Repubikës së Kosovës.
E, tash pas ardhjes në pushtet, në ballë të Qeverisë, pse nuk po i përmbaheni të njëjtit parim kundër “monopolizimit”, përkatësisht “Hashimizimit” të Kuvendit, por qe “32 seanca” po bëni “cirk politik”, duke bojkotuar Kuvendin, në emër të së drejtës ligjore, demokratike, parlamentare dhe kushtetuese të Kosovës. Një veprim i këtillë nuk ka asnjë lidhje as me filozofinë politike dhe strategjike të kapacitetit ligjor demorkatik kushtetues të ish-presidentit të Francës, Charles de Gaulle-it e as me pragmatizmin diplomatik të Henry Kissinger-it, sepse këta dy liderë të famshëm të politikës së jashtme dhe të brendshme kanë zgjedhur mjete dhe instrumente të tjera kompromisi për zgjidhjen e krizave të këtilla politike, si kjo e Albin Kurtit, e shkaktuar me liderët e opozitës politike në Kosovë, të cilat qe katër muaj kanë bllokuar dhe izoluar institucionet dhe organet shtetërore të Kosovës, në momentin më të rrezikshëm dhe më kritik të keqësimit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare. Së fundi, këtë e dëshmon edhe shpërthimi i konfliktit të armatosur mes Izraelit dhe Iranit, më 13 qershor 2025.
Pra, kush ka mendje, sy e vesh, duhet të dijë dhe të shohë, se tanimë me “një këmbë” jemi në luftën e tretë botërore! Prandaj, të lihen ato “lodra naïve” të sabotimit dhe të izolimit të veprimtarisë së Kuvendit, sepse koha nuk “po punon” për Kosovën, as për Ballkanin, ngase ish-presidentët shpëtimtarë të Kosovës, Bill Clinton dhe George W.Bush ndodhen jashtë politikës dhe diplomacisë aktive zyrtare të Uashingtonit (janë duke shijuar pensionin e merituar, sepse që të dytë e shpëtuan dhe e pavarësuan Kosovën shqiptare, më 24 mars -10 qershor 1999 dhe më 17 shkurt 2008). Këtë, në një formë tjetër, e deklaroi edhe ambasadori amerikan në Beograd Chirtopher Hill, se “The US will not intervene like it used to - Kosovo and Serbia should solve their own problems…” (SHBA-ja nuk do të ndërhyjë më si dikur - Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet”. Hill: SHBA-ja nuk do të ndërhyjë më si dikur - Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet ).
Këtë deklaratë të ambasadorit Christopher Hill në Beograd, më 14 qershor 2025, dhënë në formë interviste për “Evropën e Lirë”, duhet kuptuar seriozisht si lidershipi i Serbisë me presidentin e saj, Aleksandër Vuçiq, ashtu edhe lidershipi i Kosovës me kryeministrin Albin Kurti në krye, se “Serbia dhe Kosova nuk janë më prioritet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo për Serbinë nuk do të thotë shumë politikisht, sepse ka në mbështetje dy superfuqi (Kinënën dhe Rusinë). Ndërkaq për Kosovën, do të ishte fatalitet nëse Uashingtoni zyrtar nuk e konsideron si prioritet startegjik të objektivave të saj, pavarësisht nga prioritet e Amerkës në Evropë, në Azi, në Afrikë, në Indokinë…etj.
Tani, fjalën vendimtare e ka Albulena Haxhiu për flakjen e bojkotit të Kuvendit-zgjidhjen e krizës politike
-Jo, kryeministri i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, sepse pa asnjë arsye ka shkelur parimin e tij kritik të dikurshën, që Kuvendi i Kosovës, të mos “instrumentalizohej” nga politika e ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Mirëpo, fatkeqësisht Ai nuk ia pati arritur, sepse Thaçi kishte gjetur alternativë se si ta “fuste në xhep” Kuvendin e Kosovës përmes partnerëve të opozitës, duke përfshirë edhe “Listën serbe”.
“Rihashimizimi-rimonopolizimi” i Kuvendit nga ana e politikës së kryeministrit aktual Albin Kurti nuk mund të sjellë asgjë të leverdishme për interesat vitale të shtetasve dhe të vetë shtetit të Kosovës, përpos përçarjes, konfrontimit dhe polarizimit të ineteresave ndërpartiake pozitë-opozitë, që do të shpinin në bojkotim, në anarki dhe në destabilitet të funksionimit të institucioneve dhe organeve shtetërore të Kosovës
Pikërisht, për këtë arsye, kryeminstri A.Kurti nuk do të duhej të ndiqte një politikë të tillë instrumentalziuese të ish-kryeministrit dhe të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të “dirigjuar” me Kuvendin e Kosovës,mbase, kjo para së gjithash, është në kolizion me parimin e Albin Kurtit kundër instrumentalizimit të Kuvendit të Kosovës,
Të ndiqet shembulli pragmatik i politikës dhe i diplomacisë së Henry Kisinxherit, jo i Charles de Gaulli-it
Pavarësisht se, edhe sa seaca të Kuvendit, do të mbahen për zgjedhjen kryetare të Albulena Haxhiut, nëse edhe kjo do të zgjedhet kryetare e Kuvendit, kryeministri A.Kurti, nuk do të ketë shans, që të “monopolizojë” aktivitenin e Kvendit, ashtu sikurse dikur që bëri Hashim Thaçi, si dhe pas mbarimit të Luftës së Dytë, presidenti i Republikës së Pestë Frënge Charle de Gaulle, i cili në mandatin e dytë si President ia arriti, që në saje të ndryshimit të Kushttetës, t’ia merrte disa autorizime dhe kompetenca Kuvendit të Francës, ngaqë Kurti nuk ka as “kosaçët” as Kushtetutën sikurse, që kshte Charles de Gaulli. Prandaj, i mbetet të bëjë kompromis të asyeshëm me lidertët e opozitës, pa përdorur kurrfarë diktati, që do të çonte në paralizimin e funksionimit të institucioneve shtetërore të Kosovës.
Pas “seanës 03” të Kuvendit, e cila tri herë radhai nuk e votoi Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit, kryeministri dfo të duhej të kërkonte ndonjë kandidat tjetër, në mënyrë që të shpëtonte kredibilitetin politik, etik, juridik dhe demkratik të Alubulena Haxhiut. Këtë do të duhej ta bënte patjetër. Ishte i domosdoshëm kompromisi me opozitën, jo të vazhdohej me seanca të panumërta naïve, pa kurrfarë vlere, jo më pak se katër muaj !?
Duke qenë se, edhe pas “32 seancave” të Kuvendit të Kosovës dështoi propozimi i kryeministrit Abin Kurti, që Albulena Haxhiu (ish-ministre e Drejtësië) të zgjedhej kryetare e Kuvendit të Kosovës, forma më e lehtë e arritjes së kompromisit politik ndërmjet pozitës dhe opozitës, është Albulena Haxhiu, e cila duhet ta pezullojë propozimin e Albin Kurtit, që kjo me çdo kusht duhej të emërohej kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Duke u prirur nga etika, profesionalizmi, kredibiliteti dhe kontributi i deritashëm dhe i rëdësishëm si brenda VV-së, Kuvendit, ashtu edhe si ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nevojitet të marrë këtë Vendim politik: - Për shkaqe, që pamë brenda “32 seancave”, qëllimi i të cilave ishte bojkoti-defunksionalizimi dhe paralizimi i Kuvendit, duke i thënë –JO kandidaturës sime, sugjeroj që në vend të Albulena Haxhiut, Kryeministri Albin Kurti të propozojë ndonjë kandidat tjetër nga VV-ja. Ky do të ishte potezi më racional dhe i pranueshëm për arritjen e kompromisit politik mes opozitës dhe pozitës, jo të bëhet “cirk” me mbajtjen e “32 seancave” të Kuvendit. Kjo s’është kurrfarë politike e urtë, as vizionale (as e brendshme e as e jashtme), por një “hendek” i thellë absurd dhe, paralajmërim i anarkisë , i polarizimit dhe i thellimit të krizës poliitike mes opozitës dhe pozitës. Kjo “fizkulturë” e gabuar, para së gjtithash është në dëm të interesit të përgjithshëm të popullit dhe të shtetit të ri të Kosovës.
Fundja edhe në kuptimin e përgjithshëm, koncepti filozofik i jetës, është kompromisi, jo bojkoti,zilia, prepotenca, diktati, kërcënimi nga politika e forcës për interesa të ngushta partiake dhe karrieriste etj., sepse të gjitha këto çojnë në dëmtimin e ienteresit të përgjithshëm të popullit dhe të shtetit.