Asgjë nuk erdhi lehtë, asgje nuk u dhurua

Opinione

Asgjë nuk erdhi lehtë, asgje nuk u dhurua

Milazim Zeqiraj Nga Milazim Zeqiraj Më 29 qershor 2025 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Në përvjetorin gazetës Bota sot, pa dashje mëndja më kthën në mesin e viteve 90, kur tërri medial nga stuhit e egra e kishin mbuluar vendin tonë. 

Z.Xhevdet Mazrekaj më stafin e vet filloj botimin e gazetës Bota sot më qëllim informimi por edhe për ngritjën  e vetëdijës kombëtare.

Gazeta Bota sot që nga botimi  e deri me sot lujti rol të rëndësishëm në jetën tonë duke plasuar informacine të vërteta rreth situatës në vend dhe botë

Ajo kurrë nuk plasoj informacione propagandistike, jo reale që nxisin përqarje. Ne lexuesit do të jemi mirënjohës për informacione të drejta.

Kontakt im i parë me gazetën Bota sot

Po tregoj si e njoha për herë të parë gazetën Bota sot. Ishte mesi i vitelle 90 kur udhtoja me tren në mëngjës. Në kioskun e Stacionit të trenit pasi mora një kafe, nga larg e verejta titullin e gazetës Bota Sot. Nuk hezitova, menjëhere e mora. Pata fat, ishte ekzemplari I fundit. Në atë udhëtim e lëxova nga fillimi deri në fund. Ai rrugëtim nuk mu duk i gjatë. 

Pastaj e kam blerë rregullisht, vetëm atëherë kur nuk e kam gjetur. 

Nga atëhere i ruaj të gjith numërat e gazetës që i kam blerë këtu në prendim dhe në Kosovë kur isha pushim.

Gazeta Bota sot deri sot kaloj vështërsi të rënda

Fillim i botimit të gazetës ishte i rëndë si në sigurimin e egzistencës së vetë si gazetë, si në sigurimin e nformacioneve të verteta dhe plasimin e tyre. Gazeta ishte e hapur për shkrime që nuk nxisin urrejtje e përqarje. Për punën e sinqertë gazeta dhe stafi u sulmua tinzisht më vrasje, por pati edhe vrasje të disa gazetarve.

Gazeta Bota sot me Z.Mazrekaj sa e njoh unë nga shkrimet kurrë nuk ka rënë prehë e interesave dhe presioneve të individve e grupeve politike për plasimin e lajmeve gënjeshtra në gazetë për qellime politike e klanore të grupeve të ndryshme. 

Gazeta Bota sot me përkushtimin arriti ta bindin lexusin për korreksi të informacioneve. Vtëm me korrektësi gazeta ka arrit bësushmeri dhe numër të madh lexusish në trojet tona.

Rol i gazetës Bota sot

Gazeta Bota sot në mërgatë dhe Kosovë për një kohë të shkurtër u bë e vetmja dritare e informimit dhe letërnjoftimi i mirë i joni. 

Ajo në mërgatë u bë Abetare leximi për fëmijt tanë, pasi ishte e vetmja gazetë në gjuhën shqipe në shtëpit tona. Shumë nga fëmijt si të vetëmen gazetë në gjuhën shqipe e lexonin kohë pas kohen’s dhe mësoheshin të lëxoni dhe kuptonin informacionet e saja. 

Fëmijt e mi duke munguar mësimi plotësus në gjuhën shqipe falë gazetës Bota që qendronte përherë në tavolinë kanë mësuar të lëxojnë e mëndojnë shqip. Sot pa veshtërsi komunikojnë dhe e prezëntojnë inetelektualin shqiptarë në mërgim.

Ajo në vitët 90 shpesh huazohej për lexim, nga ndonjeri kur dikush skishte mundest ta siguronte. Pasi lexohej kthehej. Kjo me ka ndodhur mua shpesh, të huazoj ose kan huazuar nga unë. Gazeta lexohej dhe lexohet sot si atëhere nga të gjithë dhe të gjitha moshat. 

Ndodhte shpesh në vitetë 90, në biseda kur tregohej për një ngjarjë, së është lajm i lexuar në gazetën Bota sot, atëhere kuptohej së informacioni sshte i vertetë. 

Gazeta Bota sot, përherë mbeti burim informacioni i së vërtetës në jetë gjatësin e sajë duke i mbrojtur vlerat kombëtare, kur dashakqinjët mundoheshin me informacionet e rreme mundoheshin dhe mundohen të zbehnin përstigjin e saje.

Ky përvjetore është një dëshmi e punës se pa lodhur të Z.Mazrekaj. 

Një respekt falimindërimi në këtë përvjetorë shkon për Z.Xhevdet Mazrekaj. 

Me respekt i kujtoj të gjith ata gazetarë që me shkrime lanë mbresa të pa harruar. Psh Z.Teki Dervishi e shumë tjerë që s´po i përmendi, andaj kërkoj falje.

E kujtoj një rast kur isha në varrimin e Presidentit Rugova dhe një ditë më vonë isha për ta ngushlluar 

mikun tim të ndjerin Dr. Enver Sadikaj që ishte një mik presidentit Rugova. Ne sebashku e lëxuam editorialin e Teki Dervishit me rastin e vdekjës së Presidenti Rugova. Editoriali na preku shumë dhe nuk patëm mundësi ta lëxonim deri në fund se lotët na trathtuan të dyve.

Apel qeverisë që të jepen subvencione për botimin e shtypit

Para disa vieteve, një shkrim në Bota Sot më titull „Botimi i gazetave e revistave është standard shtetërorë“ ishte një apel Qeverisë për subvencionimin e botimit të gazetave dhe revistave në gjuhën shqipe në Kosovë si në shtetët tjera në botë. 

Sot gazetën Bota sot e kmi në xhep, por na mungon si produkt ta kemi në dorë, të ulem në terasë të shtëpis ose kafene duke pirë kafën e mëngjesit ta shfletojmë dhe lëxojmë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat