Ish-Kryeministri i Izraelit është kundër “Qytetit Humanitar" për palestinezët!

Opinione

Ish-Kryeministri i Izraelit është kundër “Qytetit Humanitar" për palestinezët!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 14 korrik 2025 Në ora: 17:59
Hamdi Rafuna

(Personalisht mendoj se populli palestinezë është turpërua nga udhëheqësit e vet, të edukuar në Beograd, Moskë dhe Teheran! 

Një shprehje e jona thotë kështu; fëmijët i hanë dardhat, të mëdhenjëve iu mpihen dhëmbët, por këtu ndodhi e kundërt; të mëdhenjët i hangrën ato dardhat e Beogradit, Moskës dhe Teheranit, ndërsa fëmijëve, grave dhe pleqëve iu mpinë dhëmbët!) H.R

"Qyteti humanitar" i planifikuar nga Izraeli për popullin e Gazës do të quhet një kamp përqendrimi, thotë ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert.

Olmert ishte kryeministër i Izraelit nga viti 2006 deri në vitin 2009, atëherë  kur Benjamin Netanyahu filloi mandatin e tij të parë si kryeministër.

Ish-kryeministri thotë në një intervistë për The Guardian se do të ishte spastrim etnik nëse palestinezët e Rripit të Gazës do të detyroheshin të shkonin në atë, që Ministri i Mbrojtjes Israel Katz e përshkruan si një "qytet humanitar".

"Më vjen keq, por ky do të ishte një kamp përqendrimi", thotë Olmert kur tabloidi britanik e pyet për planet që Katz paraqiti javën e kaluar.

Unë mendoj se sapo palestinezët të jenë në atë zonë, ata nuk do të jenë në gjendje të largohen përveç se për të udhëtuar në një vend tjetër. Kjo është shumë e diskutueshme sipas këtij propozimi!

Fillimisht, do të strehohen 600,000 palestinezë, por në planin afatgjatë qëllimi është të mblidhet e gjithë popullsia palestineze atje.

– Nëse ata deportohen në “qytetin e ri humanitar”, mund të thuhet se kjo është pjesë e një spastrimi etnik, deklaron Olmert në intervistë.

Ai beson se ky interpretim është i pashmangshëm” për çdo përpjekjeje për të krijuar një kamp të tillë!

– Kjo nuk ka ndodhur ende, por vuajtjet ekstreme në Gaza dhe mizoritë e kryera nga kolonët e Bregun Perëndimor kanë përshkallëzue urrejtjen kundër Izraelit, por kjo nuk mund të quhet tërësisht si antisemitizëm.

– Edhe në Shtetet e Bashkuara, 

urrejtja kundër Izraelit është në rritje Pra, ne e bëjmë veten më pak të rëndësishëm nëse themi thjesht se "ata janë antisemitë". Unë mendoj se shumë prej tyre janë kundër Izraelit, bazuar në atë që shohin në TV dhe në mediat sociale, thotë ish-kryeministri.

“Kjo zhvendosje e detyruar përbën një krim lufte, për sa kohë që nuk mund të justifikohet shqetësimi për interesat më të mira të popullsisë ose nevojat ushtarake bindëse”, tha javën e kaluar për agjencinë suedeze të lajmeve Pål Wrange, një profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Stokholmit.

Edhe pse Netanyahu ka shprehur mbështetjen e tij për projektin, ai dhe disa ministra të tjerë thuhet se e kanë kritikuar planin në një mbledhje të kabinetit! Kritikët besojnë se plani do të jetë shumë i kushtueshëm, sipas  burimeve për gazetën izraelite Haaretz!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat