Një komentues anonim ose klandestin me 1OO1 emra dhe nofka të feshura udbiste ose rankoviciste, me niveli të ulët edukate dhe kulture, si dhe me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, intelektuale, profesionale, mentale, psikologjike dhe të tjera, kam verejtur ose hetuar se saherë që shkruaj në "Bota Sot", del e me shanë ose ofendon herë si Daut Mahuti, herë si Hallk Doberdoli, Shaba Agrullak, Minikur, Ose, Ose etj...
Kjo sigurisht nga frika, fobia, paranoja ose mosbesimi i thellë në vetvetën ose personalitetin e tij, si dhe në të tjerët.
Ai ndoshta edhe mund te jetë edhe militant i verbër dhe fanatikë i Albin Kurtit, Hashim Thaçit, Behgjet Pacollit, Ramush Haradinajtt a ku të dij unë.
Kjo për faktin tashmë të njohur se ai ose ata sot nodhen në ballë të rrjeshtit ose kolonës së militantëve me të vërbër dhe fanatik të Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Albin Kurtit etj.
Bile edhe u shkojnë vazhdimisht për vizita ose "pelegrinazh" në Den Hagë duke ua bartur postën dhe posterët si kurva ose kurirë të nënshtruar ndaj Hashim Thacit, Kadri Veselit dhe tjetrit.....
Ndërkohë që vëllaut ose kushëririt të vet, sigurisht me pas mundesi se ua zënë pritat për një mexhë ose për një qen.
Nuk pritojnë me i bërë nga 2-3 mijë kilometra rrugë, dhe shpënzuar me mijëra euro ose franka të Zvicrës, për të shkuar të Hashim Thaçi në Den Hagë, ndërkaq nuk gjejnë kohë dhe vullnet për të vizituar nënën e sëmuar rëndë veç 2 kilometra largë tyre, apo vëllaun e madh në spital etj.
Nuk po dij...
Teoria dhe praktika kanë dëshmuar dhe vërtetuar shpesh se ata që e pështyjnë ose harrojnë dorën e prindit, vëllaut dhe motres, zakonisht i lëpijnë prapanicat, këmbët dhe këpucat e huaja.
Jetojmë në një botë ku funerali ka më shumë rëndësi se sa i vdekuri, ku i marri, i ligu, i shituri ose i padituri, kanë më shumë rëndësi se sa i dituri, i urti, trimi, patrioti, intelektuali ose i kulturuari, ku martesa ka më shumë rëndësi se sa seksi ose dashuria, ku fiziku ka më shumë rëndësi se sa shpirti dhe intelekti i njeriut etj. Jetojmë në kulturën e enës dhe kapakut, e cila e përçmon përbërësin e gjellës. (Thënie të vlerëshme italiane)
Apo, "mburrja dhe krenaria e pabazë, janë një paaftësi që zakonisht i prekin ose godasin vdekatarët mjeranë dhe të pakënaqurit me vetvetën e tyre, të cilët janë dehur, mashtruar ose imponuar me një pjesë të papërfillshme të pushtetit , karierës dhe pasurisë së pa vlerë dhe as meritë!" ( Hoze de San Martin)
Ç'është frika?
Ndjenja e frikës, vetmisë dhe harresës individuale ose kolektive nga të tjerët, nuk është thjeshtë fenomen i të vetmuarit.
Jo, por, rasti i vetmisë, injorancës ose harresës së përbashkët globale ose kolektive, është një ndjenjë dhe përjetim i keq që shfaqet ose manifestohet në raste kryesisht të pavolitshme ose që përjetohen si të tilla ; si për shëmbull: në raste tragjike dhe në raste të ndryshme si në luftë, sport, politikë, diplomaci, aksione bamirëse ose karitative, gjatë proceseve të ndryshme gjyqsore ose politike etj.
Vetmia e individit ose grupit (dy e më tepër persona), është thellësisht ndjenjë që lindë nga situatat e ndërlikuara që ngrenë ngulmin e trishtimit dhe nxisin frikën e zhdukjes fizike të individit dhe kolektivitetit.
Apo, të një grupimi të caktuar shoqërorë, qytetar ose politikë, të cilët ndjehën të harruar, shpërfillur dhe tradhëtuar nga të tjerët : nga bashkëluftëtarët, nga eprorët, nga partia, nga elektorati i tyre, nga miqtë dhe aleatët e dikurshèm dhe kështu me radhë.
Kjo vetmi shëndrohet edhe në kompleks të masave të gjëra qytetare ose popullore. Në sindromë ose kompleks të madh inferioriteti dhe malicioziteti-përballë të tjerëve.
Një popull (komb) ose shtet i tërë kaplohen nga ndjenja e vetmisë dhe pasigurisë individuale dhe kolektive në raste specifike të krijuara nga një politikë e deshtuar e pushtetit, nga lakmuesit për pushtet si dhe nga shtete të tjera, me bllokada, izolime, shantazhe, presione ose shtypje të llojeve të ndryshme. Rasti i "gjykatës speciale në Kosovë", i "demarkacionit" dhe "asociacionit" e kështu me radhë, lirisht mund të quhën izolim, bllokadë, harresë, presion ose një vetmi e imponuar ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nga ana e bashkësisë ndërkombtare.
Faktorët e mundshëm determinant ose paradigmatikë, në këtë kontekst paradoksal dhe tepër reaksionar e anakronik, janë të shumtë dhe shumëfishtë.
Duke filluar nga sindromet ose komplekset e Edipit, për të vazhduar me sferat e ndryshme të idiopatisë, skizofrenisë, narkolepsisë, retardimëve të rënda mentale dhe psikologjike dhe të tjera.
Ndaj, a mund dhe si mund të përkufizohet me psikologjinë politike shpjegimi i ngjarjeve individuale dhe kolektive në bazë të inkubacionëve ose motivacionëve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike? E sidomos i atyre mendore ose logjike? Pra, studimi ose analiza e motivimeve të brendshme dhe të jashtme të të vepruarit ose reaguarit politik etj.
Kontributi i parë vendimtar i këtij lloji është vepra e Gustav Lë Bonit (1841-1931) "Psikologjia e turmave" e vitit 1895.
Ky dijetar ose mendimtar i njohur franko-gjerman ishte tejet i goditur dhe emocionuar nga turmat revolucionare të vitit 1789, nga ato të "Komunës" së Parisit të vitit 1871, si dhe të atyre të viteve të mëpastajme ose pasuese.
Ai vërente tek turma spontane një sugjestionizëm të konsiderueshëm reciprok të tipit hipnotik ose skizofreniko-oligofrenik, me shfaqje trishtuese, diabolike ose parabolike, të profilëve të ndryshme primitive ose ataviste, në të cilat, të gjitha emocionet dhe ndjenjat fashiten.
Flitej dhe mendohej për frikën, për forma entuziazmi, për manifestime agresiviteti, apo mbi kurajon përballë rrezikut latent ose permanent.
Mbizotërimi i impulseve iracionale dhe negative, i lidhur dhe motivuar shpesh me aksione hipnotike dhe tepër radikale ose brutale nga ana e "apostujve të lirisë" dhe eksponentëve dhe agjitatorëve të tyre që i kishin bërë turmat të pandërgjegjshme dhe iracionale përballë njerëzve të pushtetshëm, si dhe komponentëve të veçantë të atyre procesëve revolucionare ose post-revolucionare.
Siegmund Freudi (1856-1939), themeluesi i psikoanalitikës, ndjeu nevojën të konfrontohej me Lë Bonin, kur shkroi librin e tij "Psikologjia e masave dhe analiza e Un-it" (1921).
Një problem themelor me të cilin ai duhej të përballej ishte si më poshtë: Lë Bon kishte folur dhe shkruar mbi një psikologji të tipit kolektivë, që qëndronte në vend të asaj personale, të ndërgjegjshme dhe racionale.
Natyrisht se Frojdi (Freudi) nuk kishte asnjë vështirësi që të pranonte rolin vendimtar të pandërgjegjëshmerisë objektive dhe subjektive në qëndrime të caktuara, por nuk mund të pranonte pjesën kolektive si element të veçantë, dhe për pasojë vendosmërinë mbipersonale të veprimeve të individëve.
Në fakt, në vizionin e tij, e pandërgjegjëshmja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri, si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar dhe burimuar prej "egos" ose vetkënaqësisë së pastër personale që interferon dhe reflekton drejtpërsëdrejti edhe në anën seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër egoiste në esencën ose substancën e saj.
Ndaj, për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale në fushën ose terrenin e ndërgjegjjes, sipas Frojdit (Freud) është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose iracionales-përreth të së cilës gjithëçka nga "parimi edipian" duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figura prindërore.
E sidomos në marëdhëniet ose raportet protofëminore kundrejt nënës, të cilën vogëlushi (Edipi) do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, që e nënshtron nënën e tij (Jakosten).
Pra, një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit (Laji).
Domethënë "kompleksi evolutivë" i Edipit i cili rreth moshës pesëvjeçare, do duhej të tejkalohej, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kalojnë në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi, të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar tërësishtzhvillimin normal të psiçikës së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor.
Si të shpjegohen atëherè fenomenet e shpërthimit të pasionit të verbër të njeriut "në turmë" përshkruar nga Lë Bon?
Frojdi merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato "artificiale" që të tjerët do i quajmë kolektivitete të organizuara si kisha, shteti, pushteti, ushtria, xhandarmaria (policia) etj.
Kështu, Frojdi thotë se ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor dhe i derivuar), por, investimi epshor dhe paternalist ndaj figurave të dashura ose jo të dashura (urryera) nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato ose "pater magnus" të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur nga ai ose nga ata.
Prej dashurisë për shefin e idealizuar, ndjekësit dhe viktimat e duan shpesh ose vazhdimisht njëri-tjetrin. (....)
Lidhur me këtë, është për t'u kujtuar Uilliam Rajhut (1897-1957). Ai thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese ose kategorie intelektuale, profesionale, qytetare ose politike qoftë ai, sidomos njeriu mikroborgjez ose makroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar: prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë tè konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetështypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij.
Ndërkohë që shtypja nuk e tejkalon kurrë kompleksin evolutiv të Edipit, siç duhet të bëjnë fëmijet brenda pesë ose gjashtë vitëve të moshës së tyre.
Kjo gjendje varësie e ekzagjeruar dhe glorifikuar me figura prindërore të absolutizuara, glorifikuara ose hiperbolizuara nga brenda (si babai nga fëmija i vogël), për Rajhun është e lidhur edhe me maskilizmin dhe patricentrizmin e qytetërimit tonë nga parahistoria e deri me sot.
U morr vesh se momenti më i trishtuar ose vetmuar në jetën e njeriu është ai kur është duke parë (shikuar) dhe vërtetuar se si e gjithë bota dhe personaliteti i tij po rrënohen, dhe e gjitha që mund të bëjë është vetëm të shikojë rrënimin, fundin ose fundosjen e tij, thonë kështu filozofët dhe sociopsikologët e njohur botëror ose ndërkombëtar.
Një situatë e tillë do ishte e kundërta e atyre të fillimeve të njerëzimit, që për Rajhun karakterizohej nga bashkësia e të mirave materiale si dhe nga matriarkati, me përzierje të lidhura me patriarkatin dhe lirinë seksuale ose erotike. Pse kjo?
Sepse, "zoti baba", gjithnjë e më shumë e ka humbur besim, primatin ose paternalizmin e tij.
Kultura shkencore, materiale , evolutive, revolucionare dhe ekzistencialiste, ia kanë minuar besueshmërinë e tij.
Familja monogamike e mbyllur në mënyrë paralele, dikur kishte hyrë ose ishte futur në krizë të thellë si pasojë e goditjeve të mëdha ndaj "rendit" borgjez, skllavopronar ose feudalist nga ana e lëvizjeve popullore, proletare, revolucionare ose sindikaliste gjithandej globit.
Ndaj, përderisa analiza e Rajhut është seksiste, po aq sa është edhe ajo e Frojdit, tek Alfred Adleri (1870-1937) gjejmë një parashtrim ose narrativë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivitetit.
Instancë njohjeje komunitare ose identitare që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë të tipit neurotiko-hipnotik ose skizofreniko-oligofrenik.
Ndaj, për Alfred Adlerin, përveç tjerash, njeriu është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet.
Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës.
Por, çdo inferioritet, qoftë ai edhe i gjymtyrëve ose organeve trupore, seksuale etj., apo, madje vetëm i supozuar ose imagjinar qoftè ai?, e bën të vështirë integrimin e tij racional dhe pozitivë me të tjerët. Sepse, atëhere individi hasë një një psikozë ose neurozë, të lidhur me kompleksin e inferiotitetit ose maliciozitetit.
Për kompensim të këtij kompleksi, brenda personit ose individit të prekur nga sindromi i kompleksëve të inferioritetit, zhvillohet një vullnet i ekzagjeruar fuqie, duke besuar dhe duke kërkuar t´i bëjë të besojnë të tjerët tek ai. Kjo për të lehtësuar shqetësimin dhe sidomos për të tërhequr vemendjen dhe simpatitë e të tjerëve.
Por, kjo normalisht se e largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë dhe interesimit të grupit.
Adler e shpjegon një gjë të tillë sidomos tek "Rregullat dhe teoria e posikologjisë individuale" (1920): Fenomeni që ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, të lidhur gjithmonë me komplekse inferioriteti dhe maliciozitetit intelektual, profesional, psikosocial, psikofizik etj.
Ndryshe nga kjo, Erich From në veprën e tij me titull "Ikje nga Liria", pos tjerash tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të destinuara, dedikuara dhe deduktuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.
Së fundi, interesant dhe i ndryshëm është pozicioni i përpunuar nga Karl Gustav Jung (1875-1961), themelues i "psikologjisë analitike", sidomos në dy vëllimet e veprave të tij, të titulluara "Qytetërim në tranzicion-periudha midis dy luftërave" dhe "Qytetërim në tranzicion pas katastrofave": Ai pos tjeash thekson faktin se në psiçikën ose psikologjinë e njeriut, përkrah një pandërgjegjshmërie të tipit individual, fryt i kapërcimit të përvojave, sidomos fëminore - traumatike ose të papëlqyeshme, ekziston (ndoshta) në mënyrë absolute një pandërgjegjshmëri relative dhe kolektive e llojit.
Ne të gjithë sikur jemi të shikuar ose optikuar nga identiteti i species, nga e cila jemi një lulëzim i veçantë.
Secili prej nesh sikur është i shikuar ose profilizuar nga pandërgjegjshmëria e species, që Jung e quan kolektive.
Në një pandërgjegjshmëri të atillë individuale dhe kolektive, ekzistojnë edhe shpërthimet, instiktèt ose emocionet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore) nga njëra anë, si dhe instiktet e verbëra të seksit dhe fuqisë tashmë të individualizuara dhe hetuara nga Frojd dhe nga Adler nga ana tjetër.
Pandërgjegjshmëria individuale dhe kolektive na flet nëpërmjet simbolesh fillestare apo mbi arketipet (gjurmët).
Këto arketipe, të cilat janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë individuale dhe kolektive: shprehen ose manifestohen në "ëndërra të mëdha", të rralla, të pasura me mite dhe simbole të glorifikuara dhe ekzagjeruara, të përbëra nga histori të diktuara ose imponuara në ngjarjet ose politikat e ndryshme ditore ose periodike që na impresionojnë thellësisht dhe që na kujtohen shumë gjatë ose vazhdimisht.
Këto ëndrra të mëdha janë mitet tona të brendshme ose brenda nesh.
Lidhur me këtë duhet kujtuar Gjorgj Sorelin (1847-1922), i cili pati theksuar se mitët qenë si ëndrra të mëdha individuale dhe kolektive me sy hapur.
Me këto ëndrra të mëdha, pandërgjegjshmëria individuale dhe kolektive reagon ose interferon edhe ndaj situatave në të cilat jetojmë si individë dhe kolektivitet, por edhe si individë të zhytyr në mite dhe histori.
Se këndjmi, nga frika e tyre latente ose permanente e mallkimit ose izolimit total nga SHBA-s , BE-s ose Perëndimi: Njerëzit së bashku me lidershipin e njohur shtetrorë dhe nacional, si dhe mediat e shkruara ose elektronike tek ne: Sikur kanë frikë të flasin ose shkruajnë hapur dhe negatvisht mbi Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Albin Kurtin, Behgjet Pacollin dhe "naçellnikët" tjerë të Kosovës.
Ashtu siç kanë frikë disa nga e ashtuquajtura opozita kosovare, të flasin ose shkruajnë hapur me nota të larta ose superlative mbi kauzalitetin dhe filozofinë komplementare dhe suplementare të Kryeministrit Kurti, Presidentes Osmani etj, në një moment sfidues, konfuz, turbulent, kaotik e dramatik.
Kjo për faktin se ata nuk kanë asnjë lidhje me shkencën, ashtu siç nuk ka shkenca asnjë lidhje të vetme me ta.
Fatii është shëndet i mirë dhe kujtesë e dobët për ata që nuk mendojnë dhe s'logjikojnë fare, thotë një proverbë arabe.
Fati gjithëmonë sikur i përzinë letrat në lojërat e ndryshme blasfemike, djallëzore ose satanike -kundër të tjerëve.
Ndaj, a është e mundur dhe si është e mundur që një qenie individuale ose lider ushtarak (luftarak), shtetror, nacional ose politik, të mund të gjejnë një pajtim me grupin shoqëror, qytetare ose politik si dhe me rregullat e tyre?
A është i dënuar individi, heroi, komandanti ose lderi i njohur shtetror dhe nacional, i cili për të jetësuar ose përjetësuar popullin (kombin) dhe atdheun e tij, është i detyruar t´i shkelë, suprimojë dhe asgjësojë gjithëmonë ose vazhdimisht lirinë, pavarësinë, individualitetin, spontanitetin, ekskluzivitetin, integritetin, mirëqenien dhe karierën e tij? Gjegjësisht, vetvetën e tij.
A është e mundur ndonjëherë të kënaqen dhe pajtohen njëkohësisht tre segmentët ose fundamentët e mëdha ose kryesore të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare: Liria individuale, liria globale ose kolektive dhe solidariteti shoqëror?
Kjo mbase është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ose parashtrohet në shkencat politike si dhe në shkencat ose disiplinat tjera shoqërore ose qytetare.
Kjo do thotë se filozofia, socilogjia, psikologjia, antropologjia, ontologjia, gneseologjia, epistemologjia, politologjia, etika, estetika, pedagogjia dhe kështu me radhë, mund të kenë kuptimin, funksionin dhe ndikimin e tyre optimal ose maksimal, varësisht nga përgjigjja që mund të ipet lidhur me pyetjet ose tematikën e mespërme.
Ky do duhej të ishte edhe kuptimi ose përceptimi esencial ose substancial i përkufizimit dhe koncepcionit të njohur shkencor ose humanist mbi lirinë, drejtësinë dher barazinë e gjithëmbarëshme njerëzore (qytetae), shtetrore, nacionale, konstitucionale, institucionale, funksionale, politile, diplomatike etj...
Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe lirinë, drejtësinë dhe barazinë për të fituar dhe mbojtur lirinë dhe pavarësinë shtetrore, nacionale, politike, historike, teritoriale, gjeografike etj.
P. S. Të jetojmë duke vdekur apo të vdesim duke jetuar...?!
Ndryshe nga kjo, shikuar nga aspekti sociopsikologjik ose antropopsikologjik, urrejtja, frika, dyshimi, paranoja, fobia etj., janë reaksione të brëndshme dhe tërësisht normale që i nevojiten organizmit tonë për të reaguar ose për t' u mbrojtur nga problemet, shqetesimet, rreziqët (kanosjet) ose katandisjet e ndryshm akute ose kronike që na shoqërojnë në menyrë individuale ose kolektive.
Frika dhe dyshimi parasegjithash bëjnë pjesë në gupin e ndjenjave ose emocionëve të para ose primare që paraqiten relativisht herët. Duke u shtuar dhe zhvilluar gradualisht si proces. Varësisht prej ndjenjave, kanosjeve, situatave ose emocionëve të ndryshme (objektive dhe subjektive) që e mbështjellin ose pèrthekojnë boten e brendshme shpirterore ose emocionale te personit ose individit, gjegjesisht, "kosmosin" ose " universin" e tij shpirtèror, emocional, mental ose psikologjik.
Ndërkohë që ndjenjat ose emocionet e brëndshme (në ambiente dhe situata të caktuara eksituese dhe deprimuese) që konsiderohen të rrezikshme, fluide ose eskalative, dhe, ndaj të cilave jemi të paaftë ose të pafuqishëm të rezistojmë dhe të reagojmë: Provokojnë ndjenjen e frikës dhe një dyshimi të ndërsjelltë ose permanent që përcillen dhe shoqërohen mëpastaj me paragjykime dhe reaksione të çfarëdollojshme si
fobia, paranoja, frika, urrejtja, xhelozia, mizantropizmi, skizofrenia ose paragjykimët tjera individuale ose kolektive dhe kështu me radhë. ( Pa e njohur as studiuar kurrë njeri tjetrin!) Të cilat nxisin dhe shkaktojnë ambiente, atmosfera dhe situata të ndryshme konfliktuoze dhe eskalative në shoqëritë e ndryshme tranzitore ose neoliberaliste kudo në botë.
Duke i nxitur dhe provokuar kështu mbrojtjen, hakmarrjen dhe konfliktët tjera individuale dhe kolektive në ambiente dhe cituata të caktuara sociale dhe psikologjike si instikte ose reaksione (reagime) të pakontrolluara, iracionale dhe negative në organizmin dhe vetëdijen tonë individuale dhe kolektive nga të cilat nuk përfiton askush.
Shih për këtë: Në këtë botë tonën të përbotshme ose infinitive, eksistojnë njerëz që e ndryshojnë dhe determinojnë jetën dhe personalitetin e vet, ngase i frikësohen vdekjës, hakmarrjes ose pasojave të tjera objektive dhe subjektive, dhe njerëz te tjere që e bëjnë ketë, sepse i gëzohen jetës dhe vlerave të saj globale ose universale.
Grupi i parë i këtyre njerëzve jeton duke vdekur, ndërsa grupi i dytë vdes (vdesin) duke jetuar.
Kjo do thotë se pavarësisht asaj se kur do vdesim? Ne duhet të vdesim duke jetuar dhe duke i gëzuar vlerat dhe frytët e jetës.
Kjo për faktin se jeta dhe vdekja (të dyja bashkë) janë pjesë e një "ligji të pandryshuar" (global ose universal) në natyrë ose në gjithesi.
Ne si qenie ose si krijesa njerëzore në këtë botë, jetojmë në diversitete te ndryshme ose polaritet. Respektivisht, në një harmoni të përgjithshme fizike ,sociofizike, teofizike, transcendentale dhe metafizike me njeri tjetrin.
Duke i nënkuptuar këtu polin dhe antipolin.
Nuk ka asgjë të amshuar ose tè pèrjetshme dhe të jashtëzakonshme në këtë universalitet dhe polaritet të pafund, përveç respektit, besimit dhe dashurisë sonë globale ose universale ndaj jetës dhe kuptimit të saj hyjnor ose universal.
Ajo që mund të quhet e amshuar dhe e përjetshme, është vetëm ligji i mosndryshimit.
Të tjerat (si lindja, zhvillimi, përsosja, shpërbërja,nvdekja etj.)- janë vetëm ligje ose "procese të zakonshme" të fizikës në natyrë.
Ajo që vdes ose që shpërbëhët: Lindè dhe zhvillohet mëpastaj përseri.
Kjo do thotë se pa vdekje nuk ka as lindje, nuk ka jetë, nuk ka zhvillim, nuk ka proces as ndryshim. Pa mbarim nuk ka fillim, pa shpërbërje nuk ka ribërje.
Kur kemi lindur dhe kurë kemi ardhur në këtë botë nuk na ka pyetur askush as "mua" dhe as " ty", apo as "ne" dhe as "ju"!.Jo çfare.
E njejta do vlei edhe atèherè ku do ikim nga ky peroces i pandryshuar natyror dhe mbinatyror.
Ndaj,të jetojmë duke vdekur" apo "të vdesim duke jetuar" ?! Ketu qëndron dilema.
Në instancë të fundit, ligji themelorë i jetës sonë njerëzore ose shoqërore-qytetare, është ligji i respektit dhe dashurisë sonë reciproke ndaj jetës, si dhe ndaj njeri tjetrit.
Rreth kësaj biocenoze apo mbase rreth këtij "rrethi vicioz" duhet të ecim dhe të levizim të gjithë.