Vrasjet makabre që ndodhën këto ditë në Kosovë tronditën rëndë opinionin vendas

Opinione

Vrasjet makabre që ndodhën këto ditë në Kosovë tronditën rëndë opinionin vendas

Nga: Adem Bytyçi Më: 12 gusht 2025 Në ora: 12:38
Autori Adem Bytyçi

Është për t’u tmerruar, në një vend të vogël si Kosova, të ndodhin 5 vrasje brenda thuajse një dite.

Shkaqet dhe motivet e këtyre krimeve rrëqethëse janë të ndryshme, por janë edhe pasojë e një sistemi juridiko-penal të brishtë, si dhe armëmbajtjes pa leje.

Vrasjet që ndodhën këto ditë japin për të kuptuar se edhe institucionet e drejtësisë dhe ato të sigurisë bashkëpunojnë me autorët e krimit, siç është bashkëpunimi me fajdexhinjtë dhe ndarja e fitimit të kundërligjshëm me ta.

Duke pasur parasysh mentalitetin e popullatës në Kosovë dhe brishtësinë e sistemit juridiko-penal, krimi në Kosovë nuk mund të luftohet pa e rikthyer dënimin me vdekje, largimin urgjent të individëve nga pushteti që bashkëpunojnë me grupet e kriminelëve dhe ndërmarrjen e një aksioni të menjëhershëm për çarmatosjen e qytetarëve nga armëmbajtja pa leje.

Ajo që tanimë dihet, pas luftës ekziston një numër i madh armësh në duart e qytetarëve të papërgjegjshëm, që rrezikon në mënyrë konstante jetën e tyre dhe të qytetarëve në përgjithësi.

Nëse nuk ndryshon politika ndëshkimore dhe masat parandaluese në luftimin e krimit në Kosovë, jo vetëm që nuk do të mund të luftohet krimi, por ai do të marrë përmasa edhe më alarmante kundër trupit dhe jetës, si dhe kundër fushave të tjera me rëndësi specifike për shoqërinë dhe shtetin tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat