SHBA-të janë të papërgatitura me diplomatë amatorë të cilët nuk kanë shumë përvojë, thotë Donald Heflin.

Opinione

SHBA-të janë të papërgatitura me diplomatë amatorë të cilët nuk kanë shumë përvojë, thotë Donald Heflin.

Nga: Hamdi Rafuna Më: 15 gusht 2025 Në ora: 20:32
Ilustrim

Është përherë mirë kur udhëheqësit botërorë mblidhen dhe flasin për paqen, por nuk mendoj se do të ketë ndonjë rëndësi kësaj rradhe, thotë Donald Heflin për NRK.

Heflin është një diplomat me përvojë të gjatë dhe ish-ambasador në Meksikë dhe Mbretëri të Bashkuar.

Ai tani punon si Bashkëpunëtor i Lartë në Universitetin Tufts në Boston, SHBA.

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, në jug të Gazës.

- Shumë nga diplomatët dhe ata që kanë njohuri të thella për luftën në Ukrainë janë lënë mënjanë, por janë zëvendësuar me njerëz që nuk kanë shumë njohuri ose përvojë.

Nga janari i vitit 2025, Trump u ka kërkuar të paktën 12 diplomatëve të japin dorëheqjen.

D. Heflin veçon të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, i cili po merret me luftën në Ukrainë, Gazën dhe negociatat bërthamore me Iranin, ai po punon shumë, por si përballon dot të gjitha këto, mendon Heflin në mënyrë retorike.

Diplomati thekson tre gjëra që duhet të jenë në vend për t'i dhënë fund një lufte:

1. Nëse njëra palë e kupton se po humbet dhe dëshiron të flasë për paqen.

2. Nëse të dyja palët janë të lodhura dhe nuk shohin përparim.

3. Nëse një fuqi e tretë e jashtme vjen dhe thotë se kjo është e mjaftueshme, ndaloni.

– Asnjë nga tre kushtet nuk janë të pranishme në këtë mes!

-Shtetet e Bashkuara nuk kanë shumë ndikim mbi Ukrainën dhe Rusinë!

-Evropa ka filluar të furnizojë me shumë armë Ukrainën, kjo bëhet në mënyrë të varur nga Shtetet e Bashkuara!

-Rusia është tashmë nën sanksione aq të rënda, kurse kërcënimet me tarifa nuk kanë shumë rëndësi!

-Samitit i mungon lojtar kyç, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky!

Prandaj ndodhën takimet urgjente virtuale të mërkurën pasdite.

Presidenti ukrainas erdhi në Berlin dhe mori pjesë së bashku me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Trump i mirëpriti pikëpamjet tona, u pajtua me shumicën e tyre dhe do t'i paraqesë ato gjatë takimit në Alaska, tha më pas presidenti finlandez Alexander Stubb.

"I kam thënë Presidentit të SHBA-së dhe të gjithë kolegëve tanë evropianë se Putini po bën bllof", tha Volodymyr Zelensky nga Berlini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat