Sa janë të vetëdijshëm këta “trima” të cilët lëvizin lirshëm nëpër shtetin serbosllav të gjenocidit?
A janë të vëmendshëm të gjithë, apo vetëm një pjesë e atyre që janë rrëzuar nga dardha dhe në të njëjtën kohë i fryjnë kosit sikur të ishte qumësht i nxehtë?
Është për të ardhë keq sepse një pjesë e madhe e tyre sikur nuk po ndjehen fare të përgjegjshëm edhe kur kalërojnë nëpër këtë shtet të gjenocidit!
Kjo nuk është trimëri, është një leverdi personale me rrezik permanet për të gjithë ata harrestar të së kaluarës!
Pyetja është; sa mbajnë mend këta shtegtarë, të kaluarën e trishtueshme serbosllave ndaj shqiptarisë? A janë të vetëdijshëm për dëmet që i bëjnë vetëvetes, familjes dhe shtetit të Kosovës, atëherë kur hyjë dhe dalin nga atje pa më të voglën përgjegjësi personale, familjare dhe kolektive?
Statistikat e politikës serbe luajnë me këto shifra të kalimtarëve tanë që trupojnë nëpër rrugët e Serbisë!
Është mëkat të shtiresh se ky rrugëtim nuk qon kurrfarë peshe, përderisa unë, ti, dhe ai tjetri shkon e vjen nëpër Serbi me bindjen se gjithëçka është normale!
Ju mërgimtarët tanë që truponi nëpër livadhet e Serbisë, u kisha lutë si për gjak që të mendoni, (të paktën), vetëm njëherë për dhunimet atyre nënave dhe motrave tona nga ushtarët dhe policët e këtij shteti fashist! Mjafton të kujtohen “vetëm ato sjelljet shtazarake”! Ne shqiptarët kemi aq shumë kujtime të hidhura nga fqinji ynë, të gjitha janë trishtuese të përkujtohen dhe numrohen. Sot nuk mësohen të gjitha, nuk shkruhet për të gjitha dhe në të njëjtën kohë dikush peshon pas interesit personal dhe ngulet në këtë harresë! Askush nuk mundet me e detyrue askend për asgjë, por mjafton të ndaloni vetëm pak, dhe hyni në botën e atyre motrave dhe nënave tona!
Si ndjehen ato që e kan mbijetue trishtimin e dhunimit?
Mjafton të pyetet ish deputetja V. K, ajo ua shpjegon të gjitha nëse keni vesh për të ndëgjue! Nuk është vetëm kjo, kemi edhe shumë e shumë nëna dhe motra shqiptare të cilat e kan varrosë të njëjtin trishtim, “falë turpit famijar..!
Mendoni sikur njëra nga këto të ishte halla, nëna apo motra e juaj që vuan mbrenda vetëvetes të njëjtin trishtim?
Nuk e di, a ndjeni dhembje, inat, apo mëri për të gjitha këto mizori “të harresës për ju”!
Këto sjellje njëherit të q’mendin, sepse kështu shpërfaqet një ndjenjë e brishtë për vetë shtetin e Kosovës dhe për të gjithë shqiptarët e përvëluar dhe të zhdukur! Solidarizima është e nevojshme edhe me këtë cikërrimë shtegëtimi për të kursye xhepin tuaj personal.
Kjo ndjenjë interesi për mërgimtarin kishte me kushtue pak lekë për të vizitue vendëlindjen, por e njëjta cikrrimë është vlerë e pa matun për dëmin e shtetit tonë, Kosovës, nëse askush nuk trupon nëpër rrugët këtyre bishave!
Nuk dëshiroj të keqkuptohem por dikush nuk është kah mban mend asgjë t’keqe në këtë fatkeqësinë tonë kombëtare! Paraja i ka verbue!
Është për të ardhë keq, sepse për çdo vit vere, dikush përzgjedhet të arrestohet dhe të malltretohet, por karavani i mërgimtarëve tanë nuk ndalet edhe pse janë të detyruar të presin me orë të tëra në hyrje daljet e kufirit Serb!
“Vetëm harrestarët”, rrëshqasin kështu lirshëm dhe asgjë askujt, kështu udhëton edhe cjapi te kasapi!
Sendt fra min iPhone