Tankerët "norvegjezë" i japin NATO-s rreze edhe më të gjata veprimi,syrit të NATO-s E-3A AWACS!

Opinione

Tankerët "norvegjezë" i japin NATO-s rreze edhe më të gjata veprimi,syrit të NATO-s E-3A AWACS!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 8 shtator 2025 Në ora: 18:02
Ilustrim

Në vitin 2017, Norvegjia iu bashkua flotës shumëkombëshe MRTT, ku vendet pjesëmarrëse ndajnë kostot dhe orët e fluturimit në këtë flotë të përbashkët,  në pronësi të NATO-s, në vend që të blejnë avionët e tyre cisternë. Norvegjezët janë gjithashtu pjesë e ekuipazheve të AWACS.

Flota është gjithashtu e rëndësishme për F-35. Kur A330 MRTT ofron furnizim ajror me karburant, F-35 norvegjezë mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë në detyrë në Evenes( Norvegji) gjatë ushtrimeve për në veri të globit! 

A330 MRTT mund të japë deri në 4,500 litra në minutë, që do të thotë se "mbushjet" shpesh zgjasin disa minuta.

Një shpjegim për Avionët e NATO-s, AWACS (E-3A):

Radar ajror, të cilët përdoren për të afrue pamje të përgjithshme, përtej rrezes së sensorëve tokësorë.

Baza  është në Geilenkirchen në  (DE). Vendndodhjet e më hershme kanë qenë në Konya (TR), Aktion (GR), Trapani (IT) dhe FOL Ørland (NO).

Ndërsa A330 MRTT është flotë e përbashkët evropiane e tankerëve/transportit/medevac. Operohen nga MMU nga Eindhoven (NL) me bazë të avancuar në Këln.

Risi për vitin 2025 është çertifikimi 

dhe pjesëmarrja e Suedisë dhe Danimarkës me këtë njësi të tankerëve për të forcuar lëvizshmërinë ajrore dhe qëndrueshmërinë për një kohë të gjatë në rajon. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat