Parlamenti është institucioni më i lartë i Kosovës, por veprimet e subjekteve politike në konstituim janë të turpshme dhe antishtetërore

Opinione

Parlamenti është institucioni më i lartë i Kosovës, por veprimet e subjekteve politike në konstituim janë të turpshme dhe antishtetërore

Nga: Luz Tomaj, jurist Më: 11 shtator 2025 Në ora: 07:28
Luz Tomaj

Shteti I Kosoves I përket sistemit të njohur si system parlamentar. Këtë e konfirmon Kushtetuta, madje e shiqova edhe evidencen e OKB, e cila evidenton çdo shtet të bashkësisë ndërkombëtare madje, edhe në baza të përkatësive të ndryshme shtetërore. Kosova është e evidentuar si shtet me system të quajtur parlamentar. 

Në shtetet e përkatësisë së sistemit parlamentar, Parlamenti apo Kuvendi, është institucioni më I lartë shtetror. 

Parlamentin e përbëin individet e zgjedhur nga populli. Zgjedhjet ndodhen në muajn shkurt, ndërsa, tani gjindemi në muajn shtator dhe, mjerisht, konstituimi I Parlamentit, akoma nuk ka ndodhë!!! A mund të mendohet shteti në mungesë të institucionit kryesor muaj me rradhë?!!!  Nji gjë e tillë, përveq dobësive brenda  shtetit, shkakton edhe humbje të autoritetit në bashkësin ndërkombëtare. 

Përse ndodh një gjë e till?? Pyetje dhe temë e gjër dhe e gjatë. Edhe tani po argumentohet se, për subjektet politike – më rëndësi ka marrja e pushtetit se sa egzistimi I vet shtetit. 

Kjo çështje e turpëshme nuk Meriton kurrëfar filozofimi. Mendoi se shkaku kryesor çendron në faktin se sistemi zgjedhor, nuk përputhet me systemin demokratik. E kam then edhe më heret se, zgjedhjet duhet të zhvillohen përmes njisive locale – komunave të Kosoves por jo që kandidatët për deputet ti propozoin kryetarët e partive politike. Këtu çendron fakti që, asnji deputet I zgjedhur nuk ka trimëri t”ia prish mendimin Kryetaritt ë parties…!!! 

Po turprohem, nji kohë të gjatë isha në kontakte permanente vetm me njërin senator të shtetit tim. Tani, jam në kontakt me dy senatorët dhe me nji kongresiste. Në kohen e fundit po iu shmangëm kontakteve nga se pyetja e pare e këtyre njerzve është se – çka po ndodh me Kosoven, si është e mundur që muaj me rradhë most ë konstituohet Parlamenti…. Po më vjen turp. 

A ka gjasa more qe ti mbledhni ment, ta kuptoni rëndësin dhe domethënjen e shtetit dhe se po e turproni, jo vetem vetëveten por mbar shtetin. Ejani në vedi more…. 

 

Luz Tomaj, SHBA, ish gjyqtar I qarkut në Prishtinë 

10 shtator 2025 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat