Kur një familje u bë një komb, liria u bë realitet!

Opinione

Kur një familje u bë një komb, liria u bë realitet!

Nga: Nijazi Halili Më: 22 shtator 2025 Në ora: 12:03
Autori Nijazi Halili

Në historinë e Kosovës ka një emër që nuk shuhet kurrë: Adem Jashari. Ai dhe familja e tij e kthejnë Prekazin në fortesë të lirisë, duke treguar se një familje mund të bëhet mishërim i tërë kombit.

Në marsin e vitit 1998, kur forcat serbe rrethuan shtëpinë e Jasharajve, ata nuk u dorëzuan. Luftuan bashkë, burrat, gratë, fëmijët e pleqtë. Dhe me gjakun e tyre u shkrua një kapitull i ri i historisë shqiptare.

Sakrifica e Adem Jasharit nuk është thjesht kujtim, por dritë që udhëheq. Ai mbeti zemra rrahëse e rezistencës, flamur i pavdekësisë dhe themeli mbi të cilin u ngrit Kosova e lirë.

Kur një familje u bë një komb, liria u bë realitet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat