Skandal pas skandali deri te ky i të premtes së tanishme të 3 tetorit, siç është përhapur në media, ku zyrtarisht nga kreu i Kuvendit Nikos Peleshi me administratën e tij thuhet se u ka kërkuar mendim deputetëve për nderimin e figurës së kryekriminelit më të madh të kombit tonë, për të nxirin nga krimet me monstruioze e në vend të parë në Europë për numërin e popullsisë Enver Hoxha. Po ka lum e det ti lajë ato?!
E në se po, po ku t'i çojmë, ku ti fshehim krimet e tij gjysmë shekullore, organizimin e vrasjeve që gjatë Luftes si me Qemal Stafen, Vasil Shanton, Mustafa Gjinishin, Zai Fundon, Zef Malën e me dhjetëra të tjerë komunistë e nacionalistë, që kishin mendime të tjera nga ato komuniste sllaviste për zhvillimin e Shqipërisë?! Po vrasjet e pas çlirimit me Koçi Xoxen e kompani, ato të '56 me Tuk Jakovën e Bedri Spahiun, ato të '74 me Beqir Ballukun, Abdyl Këllezin, etj.,ato të '70 me Admiralin Teme Sejko, Liri Belishova etj., me '81e në vijim me Mehmet Shehun e Kadri Hazbiun, (jo se këto ishin patriote e une si historian po i marr ne mbrojtje) se kriminelë kanë qenë që kanë qenë, e padiskutim në shërbim të kryekriminelit Enver Hoxha, por se ai i vrau ata për kolltukun e tij.
Po të burgosurit politikë 10.133 burra dhe 7.367 gra, nga të cilët 1.065 kanë vdekur në burgje, të tjerë kanë humbur aftësinë mendore nga torturat 408 njerëz, janë internuar për motive politike 20.000 familje, nga të cilët kanë vdekur 7.022 persona në zonat e internimit, po këto ku t'i çojmë zoti Niko, apo ne koshin e historisë?!
Po të pushkatuarit me gjyqe e pa gjyqe, që janë 5.577 burra dhe 450 gra, ku t'i çojmë mor zoti Nikos apo në hamam “të hyrës” atje ku i kanë çuar dikur "baballarët" komuniste që ju përfaqësoni?! Sa shpejt doni të harrojmë?! Po bëmat e tjera makabre të kryekriminelit Enver Hoxha me interniment, kolektivizimin, bunkerizimin, uzinat arkivole, si t'i a fshehim të rinjëve?! Apo tu themi siç doni ti thoni ju “burrë shteti”. Sa shpejt kërkoni të harrojmë pabukësinë e kohës komuniste, tollonin e persekucionin, jetesën nën terror se po na sulmojnë superfuqitë?! Sa shpejt doni, dhe doni ta lini popullin pa memorje?! Turp e hata, në se ju ecën praktika e nisur?! Se ka mundësi ta keni edhe “lojë për largim vëmendje nga bëmat e tjera mbi këtë popull si vjedhjet marramendëse, kriminalitetin e pakonceptueshëm, e drogën e stërmadhe?!
Kryekrimineli nuk duhet e nuk mund te amnistohet, veçse po u ngritën të vrarët e tij nga varret, e ta falin. Ne jo, kurre!