Milan Kuçan: Kur në shoqërinë tonë nuk gjendet drejtësi mbi tokë, minatorët kërkojnë drejtësi nën tokë (1989)

Opinione

Milan Kuçan: Kur në shoqërinë tonë nuk gjendet drejtësi mbi tokë, minatorët kërkojnë drejtësi nën tokë (1989)

Nga: Sami Arifi Më: 8 tetor 2025 Në ora: 21:07
Sami Arifi

Formë e rezistencës kombëtare kundër okupatorit serbo-sllav ishte edhe ajo e grevës së Minatorëve të Trepçës në vitin 1988 më saktësisht në shkurt të vitit 1989, për mbrojtjen e Kushtetutës së vitit 1974, dhe avansimin e saj deri në barazinë me popujt tjerë të shtetit jugosllav. Milan Kuçan, Kryetar i Kryesisë së Komitetit Qëndror të Lidhjes së Komunistëve të Sllovenisë në përkrahje të minatorëve të Trepçës deklaroi: “Në shoqërinë tonë kur nuk ka drejtësi mbi tokë ajo kërkohet edhe nën tokë, në Stantërg nuk mbrohet vetëm e drejta e kombit shqiptar për autonominë e Kosovës, por mbrohet edhe Jugosllavia e AVNOJ-it dhe pozita e barabartë e sejcilit popull në te”.

Populli shqiptar ishte aktiv për çlirimin e tokave stërgjyshore nga hegjemonia serbe, sidomos pas okupimit të Kosovës nga Serbia më 1912-1913. Rezistenca shqiptare ishte e formave të ndryshme, varësisht sipas rrethanave kohore përmes tubimeve, protestave, grevave, demomstratave e deri te lufta e armatosur për çlirimin e atdheut.

Minatorët për të shprehur pakënaqësinë e tyre filluan në Kombinatin e Trepçës më 20 shkurt 1989, ku, turni i tretë i xehtarëve të Stantërgut prej 1.300 sosh, refuzuan të dalin nga zgafella e horizantit të 13-të, në thellësi prej 800 metrash, ata ishin në pajtushmëri të plotë me kërkesat legjitime të popullit shqiptar që ishin shumicë në Kosovë. Me kërkesat e minatorëve të Trepçës u solidarizuan edhe minatorët e Kishnicës, Novobërdës, Goleshit dhe ata të Babushit të Muhaxherëve: Kërkesat e minatorëve ishin:

-Të mos të ndryshohën parimet themelore të Kushtetutës së vitit 1974, me të cilat garantohet pavarësia e Kosovës.

-Si popujt tjerë në Jugosllavi të kenë trajtim të njejtë shqiptarët.

-Listea e Sekretarit të punëve të Brendshme të Serbisë të asgjësohet, që ishte bërë për arrestimin e organizatorëve të mitingut tre ditor prej 17 deri më 21.11.1988 në Prishtinë.

- Të ndërpritet menjëherë politika diskriminuese e Serbisë.

-Udhëheqësia e Kosovës ta zgjedhë vetë bazën e jo byrokracia e Serbisë.

-Kërkohet dorëheqja e parevokueshme e aktorëve të destabilizimit të Kosovës: Ali Shukriu, Rrahman Moria dhe Hysamedin Azemi.

-Të anulohet projektligji mbi pensionimin e parakohshëm të arsimtarëve të cilët cilsoheshin si të papërshtatshëm në aspektin ideologjik.

Puntorët shqiprar ishinë të gatshëm të sakrifikojnë jetën, jo vetëm për Kushtetutën e vitit 1974, por edhe për avansimin e mëtutjeshëm të të drejtave kushtetuese të shqiptarëve në tërë Jugosllavinë. Kryetari i shtetit të Jugosllavisë Raif Dizdareviq dhe ai i Serbisë, ish gjenerali dhe ministër i ardhshëm i rendit, Petar Graqanin shkuan në Kosovë por nuk u takuan me grevistët shqiptarë.

Stipe Shuvar, kryetari i Komitetit Qëndror të Lidhjes Komunistëve të Jugosllavisë, në mbledhjen e Lidhjes Komunistëve në Prishtinë, më 24 shkurt 1989, ai u shpreh se miratimi i kushtetutës serbe ishte diçka “tejet pozitive”. Sipas tij, Lidhja e Komunistve të Jugosllavisë (LKJ), në vitin 1985, ishte shprehur se krahinat ishin element kushtetues të federatës jugosllave, por Serbisë tani duhet t’i jepej atributi i saj si shtet, ku Shuvar aludon t’i heqen krahinave elementi atribues si shtet, sepse pengon funksionimin e shtetitë serb në tërë territorin e saj. Diskutimet e tilla të Stipe Shuvarit ishin në përkrahje të Millosheviqit.

Në Shtëpin e Cankarit në Lublanë u organizuar një tubim i famshëm solidarizues me kërkesat e minatorëve të Kosovës. Në këtë tubim në përkrahje të Kosovës marrin pjesë shoqatat kulturore dhe organizatat politiko-shoqërore.

Megjithatë Kryesia e Jugosllavisë më 27 shkurt të vitit 1989 miratoi “marrjen e masave të veçanta për Kosovën”-gjendje të jashtëzakonshme, prandaj në kryesinë e KQLKJ, Dizdareviq urdhroi njësit e ushtrisë jugosllave të dërgohen në Kosovë, duke pasur mbështetjen e 1.500 milicëve federal nën komandën serbe.

Pas përfundimit të grevës së minatorëve më 28. 02. 1989, pasojnë masa të ashpëra represive

përmes milicisë kundër grevistëve dhe tërë popullit shqiptar në Kosovë. U vunë nën pranga shumë grevistë ndër ta edhe drejtuesit e minjerave si: Aziz Abrashi, Burhan Kavaja më 02 mars 1989. Vetëm shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme sipas Lazar Mojsovit shmangu gjendjen e nder në Kosovë që do të fillonte me grevën e minatorëve dhe do të përfundonte me shpërthimin e një kryengritje të armatosur. Sipas trillimeve të Mojsovit në këtë komplot ishte përfshirë sigurimi i Shqipërisë...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat