Helmimi i nxënësve dhe studentëve shqiptarë u bë nga agjendë ushtarak të Beogradit

Opinione

Helmimi i nxënësve dhe studentëve shqiptarë u bë nga agjendë ushtarak të Beogradit

Nga: Sami Arifi Më: 11 tetor 2025 Në ora: 18:31
Sami Arifi

Sipas të dhënave nga Fakulteti i Mjekësisë, helmimi i nxënësve shqiptarë, i cili kishte filluar më 10 mars 1990, ishte përhapur në tërë Kosovën dhe se në bazë të dhënave të këtij Fakulteti jepën shifra që mbi 8.000 shqiptarë ishin të helmuar prej ekspertëve të kësaj fushe nga agjendë ushtarak të Beogradit.

Pra, ishte një vit jo i zakonshëm për nxënësit, ishte viti 1989/ 1990, pas helmimeve që tronditën vendin. Prodhuese e helmit sarin, me të cilin u helmuan nxënës e studentë shqiptarë, ishte Armata jugosllave...

Fushata helmuese ndaj nxënësve shqiptarë kishte filluat nga: Kontra Obaveshtenja Slluzhba (KOS), Shërbimi Sekret Ushtarak i Armatës Jugosllave dhe Slluzhva Drzhavna Bezbednosti (Shërbimi Shtetëror i Serbisë), më 21-23 mars 1990, ata nisën një fushatë helmuese ndaj nxënësve shqiptarë, që tani mësimi zhvillohej në klasë ndaras me nxënsit serbë, në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Gjilanit, Vitisë, Vushtrrisë, Podujevës (Besjanësë), Mitrovicës e në shumë qytete tjera, nga të cilat u helmuan mbi 7.000 nxënës shqiptarë nëpër shkolla të ndryshme të Kosovës. Helmim la efekte mjaft të dëmshme shëndetësore te nxënësit duke shkaktuar dhembje koke, dhembje barku dhe vjellje. Nxënsit shqiptarë përveç që u dërguan nëpër spitale u dërguan edhe nëpër kisha katolike: Kisha katolike “Engjëlli i Rojës “ në Ferizaj dhe në Viti si pasojë e refuzimit edhe të spitaleve ku kishin ndikim mjekët serbë, po edhe nga pengesat e milicisë serbe në rrugë gjatë bartjes për në spitale.

Për të ditur helmimet e nxënësve u bën analizat nga mjekët kombëtar e ndërkombëtar dhe u konstatua se helmet që u përdorën ndaj nxënësve shqiptarë ishin substanca kimike, më saktësisht sarini, tabuni dhe somani, të cilët ndikojnë negativisht në sistemin nervor.

Duke mos pasur ekipet mjeksore shqiptare, Laborator Toksikologjik, ata shkuan në Kroaci, 9/ 10/ 11/ , Francë dhe Angli, për përfundimin e analizave të nxënësve shqiptar.

Rezultate të njejta pati edhe nga francezët, nga Laboratori Toksikologjik të Ministrisë së Drejtësisë të cilat ishin publikuar me ndërhyrjen e Bernard Kushnerit (Ministër i Shëndetësisë) pas refuzimit nga Roland Dyma (Ministër i Jashtëm). Përfundimi i analizës erdhi pas analizës së gjakut dhe urinës duke arritur në përfundimet të cilat u thanë më parë.

Qeveria jugosllave kishte deklaruar se helmimi nuk ka ndodhur por kjo ishte “një inskenim i përgatitur nga seperatistët shqiptarë”. Armata jugosllave ishte prodhuese e helmit sarin, shkaku i nevojave të tyre ushtarake. Rrahman Morina, udhëheqs i Lidhjes Komunistve të Kosovës (LKK) helmimin e quajti vepër të nacionalistëve, seperatistëve shqiptarë, ndërsa Dr. Rugova kërkoi nga autoritetet sebe që të merrnin masat e nevoijshme lidhur me shëndetin e nxënësve dhe të zbulohej shkenctarisht se çfarë helmimi ishte bërë. Në muajin qershor të vitit 1990, në Zagreb u mbajt simpopziumi me emër “Kosova sprovë e ndërgjegjjes mjekësore”, ku morën pjesë ekspertë të mjekësisë nga mbarë Jugosllavia. Mga Fakulteti i Mjekësisë së Prishtinës ishin një numër i madh i mjekëve shqiptarë, ndërsa nga Beogradi ekipin prej tre mjekëve e udhëhiqte Lubomir Eriq, neuropsikiatër me renome. Në këtë simpozium mori pjesë edhe kryetari i komisionit të dytë federativ për çështje të helmimeve në Kosovë, Anton Dolec, ekspert i mjekësisë ligjore nga Universiteti i Lublanës.

Nga ky Simpozium dolën në pah shumë fakte që koniston se në Kosovë është kryer helmimi masiv i rinisë shkollore. Mirëpo, Anton Dolanc, ishte deklaruar më vonë kundër raportit të vetë duke deklaruar se ai raport u përpilua në shpejtësi brenda 24 orëve dhe dhe kishte pasur presion që të bëj një gjë të tillë, derisa diskutimi i Ljubomir Erik u hodhë poshtë, meq siç thoshte ai, në Kosovë kishte induksion psiqik, masiv dhe se këtij induksionio i nënshtrohej mosha 11-të vjeçare. Te foshnjet 3-re vjeçare, parashkollor në qytetin e Gjakovës e detyrojë atë të ndërroi qëndrim duke deklaruar “më duhet të sajoj diçka”. Argumenti më bindës në këtë Simpozium pa dyshim ishte publikimi i substancës kimike Dimetil phosphoditionat, e izoluar në mostrat e urinës nga të helmuarit e Kosovës nga ana e Franjo Pllavshiqit, toksikolog dhe biokimist nga Zagrebi, por që zbulimet e këtyre helmimeve duhet t’iu shtohet deklarimi i mjekut francez Benedetti i cili tha:

Në Kosovë pati helmime. Në Kosovë gjatë pranverës me qëllim janë helmuar 3.000 nxënës deri tani gaz i paidentifikuar. Mjeku Benedetti gjatë qëndrimit në Kosovë kishte pohuar se ka zbuluar molekula klororganike gjatë analizave që i bëri në dy laborator të Parisit nga mostrat e gjakut të fëmijve të helmuar nga Kosova. Sipas tij: krimi është bërë nga agjentë të Beogradit, me siguri agjentët ushtarak”. Serbia për të mbajtur nën kontrollë Kosovën dërgoi 25.000 milicë, 7-të ministra shqiptarë dhanë dorëheqje nga Qeveria Krahinore, u godit nga makineria vrastare serbe arsimi në Kosovë, u dënuan shumë nxënës, student, mësimdhënës dhe u larguan me dhunë nga objektet shkollore dhe universitare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat