Një meditim...

Opinione

Një meditim...

Xhevdet Syla Nga Xhevdet Syla Më 21 tetor 2025 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

-  Ndonjëher po mendoj se jemi popull i ngathtë dhe na mungon kreativiteti për veprime të sinqerta. 

P. Sh. pse mos të jemi shumë më pragmatik dhe të shkelim syrin për një gabim a mangësi të vogël të njëri-tjetrit. Proceset politike duhet të rrjedhin, qofshin edhe të brishta. 

- Aludimi në të përkryerën, vetbesimi i tepruar, apo inatet e shëmtuara e hargjojnë kohën  dhe i vonojnë proceset, që janë shumë të nevojshme për ta gjetur paqën e domosdoshme. Kur them paqën, e kam fjalën për atë paqën shpirtërore me vetëvetën dhe me tjetrin, me "kundërshtarin" që mendon ndryshe.

- Nëse nuk ka paqe, nuk mund të ketë zhvillim. Ndonjëherë duhet të "pajtohemi" edhe me ndonjë padrejtësi të vogël,  për hir të paqës së përgjithshme.

- Se jemi pjesë e njërës a partisë tjetër nuk na bën të ndryshëm, por na bën më të pasur me ide, me norma, me qëndrime, derisa qëllimi mbetet i njëjtë: 

Shërbimi me nder ndaj qytetarit dhe shtetit që e kemi krijuar me mund e sakrifica.

- Të jeni të bindur ju të nderuar deputet, se për qytetarin(edhe mua), nuk ka aspak rëndësi emri i cilit do nga ju, që uleni në cilëndo ulëse të Kuvendit, apo në Qeveri.

- Nëse sot në ulësen e të parit do të ulet Dimali, apo Albulena, nesër mund të ulet Sala,  pasnesër Doarsa, sepse dje ishte Glauku, pardje Kadriu, Jakupi e Nexhati, dhe proceset rrodhën, qofshin edhe të brishta. 

- Nëse sot prap në ulësen e të parit të Qeverisë do të ulet Albini(për çka janë shprehur shumica e qytetarëve), nesër mund të ulet Lumiri, Bedriu apo tjetri.

-Pra janë veprimet e juaja, të zgjedhur deputet, ato, që janë me interes për të gjithë ne, për shtetin e Kosovës.

Dhe zhvillimi i shtetit tonë, Republikës së Kosovës duhet të rrjedhë, sepse këtë ua kemi borgj atyre që sakrifikuan më shumë se ne, atyre që derdhën gjakun, por edhe gjeneratave të reja, fëmijve tanë.

- Me këtë fotografi dua të trokas në mendjet e zgjuara kombëtare, për ti dhënë udhë krijimit të qeverisë së re të  Republikës së Kosovës.

- Çdo gur, në themelin e kësaj shtëpie është i skalitur me gjakun e dëshmorëve, pra ata u bënë gurë të fortë për ndërtimin e kësaj shtëpie, kurse ju të nderuar deputet të zgjedhur e keni borgj të jeni shtylla të kësaj shtëpie, për ta mbajtur qatinë. 

- E shihni se si gurët në themel, janë të panumërt, kurse shtyllat numërohen leht, madje edhe mund të ndërrohen kur të vjetërohen, por qatia duhet të mbahet me dinjitet.

Ju lutem mos u hamendësoni për këtë, sepse historia na mëson, se vetëm kur qëndruam bashkë, ishim edhe të suksesshëm!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat