Në ditën e 20 tetorit të vitit 2023 ditë kjo që do të mbetet në histrinë e re të Kosovës, me anë të një deklarate publike i hodhi hapat e parë themeltar Lëvizja kombëtare e Deçanit e cila e përbërë si nismëtar nga disa burra e gra, të ri e të reja vendosën t'i dalin përballë haptas e me guxim Kastriotian ideologjisë islamike që po e njolloste e sulmonte themelin e kombit tonë, figurat kryesore të historisë së kombit tonë, familjen si themelin e shoqërisë dhe kombit,popullit e shtetit, dhe njeriun e lirë si dhe laicitetin e shtetit të Kosovës.
Sot kur po shkruaj këto rreshta me rastin e dy vjetorit ,po më kujtohet gëzimi i daljes së parë të kësaj Lëvizje kombëtare ,ku një nga ideatorët e saj,mikun tim të respektuar e bashkëatdhetarin e palëkundur prof.z.Vesel Lekaj e pata njohur që më parë dhe patëm bashkëbiseduar në Zadar(Zarë) të Kroaciës idetë e tilla në shërbim të mbrojtjes së identitetit dhe kulturës sonë shpirtërore e kombëtare dardano-arbërore europiane.
Në fakt kur pata dëgjuar nga ai për këtë ide-projekt kombëtar, pra për këtë Lëvizje e pata përshëndetur dhe përgëzuar për një iniciativë të tillë kombëtare ,që ka për qëllimin ruajtjen e vlerave tona dhe identitetit kombëtar dardano-arbëror europian. Aq më tepër kur dihet se kjo lëvizje e kërkoi idealin e saj në të kaluarën e historisë sonë kombëtare ,pra u mbështet në figurën themeltare të kombit tonë kryeheroin Gjergj Kastriotin (Skënderbeun).
Sot kur kjo Lëvizje kombëtare po feston dy vjetorin e saj ka lënë pas vetes jo vetëm gjurmë por edhe ndjekës besnik që me përkushtim punojnë në rikthimin dhe ringjalljen e popullit tonë dhe orientimin e tij në udhën e natyrshme të rikthimit në familjen europiane aty ku e ka vendin historikisht, aty ku ia siguroi vendin dhe rolin kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti si mbrojtës i civilizimit të përbashkët europian.
Duke ditur se për Lëvizjen kombëtare të Deçanit ashtu si për një pjesë të popullit që ka vetëdije të qartë kombëtare kujtesa e së kaluarës ka një rëndësi shumë të madhe dhe se mbështetja në të kalurën historike do të thotë si themel apo shkëmb mbi të cilën ajo ecën dhe frymëzohet e punojnë për brezat e ardhshëm dhe të ardhmen e shoqërisë dhe kombit tonë iliro-arbëror europiane.
Ashtu sikur Gjergj Kastrioti dhe arbërorët e tij të Lidhjes së Lezhës konsideroheshin kampionët e Lirisë së Arbërisë nga zgjedha pushtuesit otoman dhe ideologjisë islamike, po kështu në shekullin tonë Lëvizja kombëtare e Deçanit është bërë kampione e lirisë së popullit të Kosovës nga ideologjia islamike ddhe rikthimi i popullit në rrënjët e tij ,tek vetja e tij e natyrshme,sepse njohja e vetes është hapi më i madh që njeriu dhe një popull mund ta bëjë përgjatë historisë së tij.
Po shihet çdo ditë se sa e rëndësishme është dalja e Lëvizjes kombëtare të Deçanit për popullin e Kosovës dhe kombin në përgjithësi,sepse me hapin që mori ajo popullit të Kosovës po i rikthehet vitaliteti i tij i humbur ,po i rikthehet imazhi i tij i natyrshëm dardan-arbëror europian ,po i rikthehet vetes së tij për të ecur në dritë dhe krahas kombeve tjera si një popull ,shtet e komb me diniitet dhe që e mbanë vulën e Gjergj Kastiotit në ballin e tij si shenjë e europianitetit të tij të rrënjosur.
Sikur dihet dalja e Lëvizjes kombëtare të Deçanit ndezi zemërim e urrejtje por edhe kundërshtime më të çmendura madje disa edhe lëshuan shpërthime të tilla pasioni nga më të ndryshmet saqë as makineria e pushtuesve nuk do të kishte aq urrejtje sa patën ndjekësit e ideologjisë islamike dhe disa individ e grupe që sigurisht që nuk e kuptuan apo nuk deshën ta kuptonin rëndësinë e kësaj Lëvizje dhe misionit të saj të qartë kombëtare e orinetues të popullit të Kosovës në rikthimin te vetja dhe rrënjët e tij pa të cilat nuk ka as të tashme e as të ardhme të sigurtë kombi ynë, shteti ynë dhe brezat ardhshëm.
Dhe e gjithë kjo, pra i gjithë ky sulm e urrejtje u bë për shkak të gjuhës së qartë kombëtare që përdori Lëvizja kombëtare e Deçanit ,pra për shkak të ftesës së saj për të braktisur një ideologji fetare prapanike dhe të dëmshme e të rrezikshme për kombin tonë dhe të ardhmen e brezave,pra të ftesës për rikthim te rrënjët e veta ,se fitilit të urrejtjes i fryenin pikërisht ata që nuk donin të riktheheshin dhe madje as të dëgjonin për rikthim të vetja e te rrënjët, sepse i prisheshin planet që kishin për ta shkatërruar Kosovën nga brenda me anë të ideologjisë islamike që ushqehet nga dora e armiqëve të kombit tonë.
Rrënjët e Lëvizjes kombëtare të Deçanit janë të rrënjosura thellë në tendencat zhvillimore të shoqërisë moderne të Kosovës. Ato janë historikisht shumë të justifikuara dhe çdo pengim artificial i tyre nënkupton gjithashtu një pengim të zhvillimit shoqëror, një pengim të lirisë së zgjedhjes,të lirisë së besimit, të lirisë thememlore të njeriut, të shoqërisë së lirë e popullit, një pengim të Kosovës në udhën e saj të rikthimit në familjen europiane, pra të integrimit të shtetit të Kosovës në institucionet euroatlantike.
Dhe krejt në fund në këtë dy vjetor Lëvizja pati në organizim të mirë festiv sa edhe fjalimet nga personalitete të ndryshme të fushave të ndryshme që nga profesor, intelektual,ambasadore,poet e shkrimtar etj i dhanë kuptimin përvejtorit të saj dhe mesazhet për të ecur përpara, sepse vetëm kjo është rruga e duhur e popullit të Kosovës dhe rikthimit të saj te vetja dhe familja europiane. Si në ditën e parë të daljes së saj edhe sot këto ide kanë gjetë mbështetës entuziastë e të shumtë që për çdo ditë po i bashkohen dhe rikthehen rrënjëve e vetes së tyre sepse duan të jenë dardano arbëro e jo të huaj në mesin e kontinentit europian.
Nisur nga kjo Lëvizjes kombëtare të Deçanit i uroj përvjetorin e dytë të saj dhe shpresoj e besoj se misioni Kastriotian i shpëtimit të identitetit dhe fytyrës së popullit të Kosovës dhe kombit tonë që kjo lëvizje ka të realizohet në frymën e Gjergj Kastriotit si shembull i parë i rikthimit, i orientimit dhe i vulës që ka marrë bojë të gjakut të lirisë të rikthehet kombi ynë ashtu sikur e ka krijuar Natyra e Zoti në familjen e saj europiane dhe jo si i huaj në djepin dhe civilizimin e kontinentit europian.[Gjon Keka]