Ah, sa me fat është gati e gjithë Kosova – edhe ne (me përjashtim të kundërshtarëve të tu – ta/na/ma marrshin të keqen) – që të kemi! Zoti të bekoftë gjithmonë! 🙏
Sot shpirti yt prej patrioti, i ngjashëm me njerëzit e mëdhenj të skenës politike botërore e paqëdashëse si zoti Nelson Mandela, zoti Martin Luther King i Ri, po ashtu edhe zoti Willy Brandt, tregoi se kohëve të fundit vështirë do ta kemi, pothuajse në të gjitha trevat tona shqiptare, të përjetojmë një lider shteti si ti!
Lider paqedashës, inteligjent e shpirtbardhë, jo karrierist, jo i korruptuar dhe jo lakmues!
Sot, z. Albin, më 04.11.2025, ditë e martë – marrtë e mira gjithmonë jetë! – na tregove se zemra jote, meritë e nënës Arife që me ndihmën e Zotit të madh të solli në këtë botë, është një zemër që, me intensitet fenomenal, rrahjet e saj – siç u pa sot – i ushqen nga vendimet e tua të drejta e të guximshme, të cilat gjithmonë i shtojnë autoritetin dhe i ngrejnë karakterin shtetit tonë të Kosovës – Dardanisë.
Në çdo cep të territorit tonë, nga veriu në jug e nga lindja në perëndim, ti po e çon përpara rrugën e shtetformimit dhe po i hap portat e integrimit drejt Bashkimit Evropian. Me vizionin tënd, po përmirësohet gjendja ekonomike e sociale dhe po forcohet statusi politik i vendit tonë – ende i brishtë në arenën ndërkombëtare që nga paslufta – derisa në vitin 2021 Zoti na solli TY, z. Albin Kurti, për ta marrë timonin në dorë.
Zoti e bekoftë shtetin tonë – Kosovën Dardani! 🙏
P.S. Atë që Aleksandër Vuçiqi (klyshi i S. Millosheviqit) nuk arriti ta bëjë në përpjekjet për ta dëmtuar shtetin tonë – Kosovën Dardani – dhe Kryeministrin Albin Kurti, e arritën tradhtarët në opozitë?!!!
Sabahate Byçi, autore
04.11.2025, e martë – ora 20:37