Nuk ka kush që na qet fare, thirrja e Prekazit në Drenicë për liri të Kosovës

Opinione

Nuk ka kush që na qet fare, thirrja e Prekazit në Drenicë për liri të Kosovës

Nga: Skender Karaçica Më: 1 dhjetor 2025 Në ora: 16:57
Autori Skender Karaçica

Një shekull të regjimit serb dhe dora vrastare kundër popullit shqiptar deri në shkallë të gjenocit.e trishtoi botën e lirë evropiane  dhe popullin dhe administratën amerikane.Për vitet e pushtimit dhe të ripushtimit të tokës së Kosovës nga regjimi i Serbisë,populli shqiptar përjetoi rrathët e ferrit të shtypjes,të errësirës,të vetmmisë,të shfarosjes dhe pa dritën e shkollës e të librit shqip.Për Drenicën,në odën e burrave u fol sy me sy për regjimin e Serbisë,që saherë pati  bërë gati skenarët vrastarë,i bëri gati plumbat me shenjën e logjistikës për të vrarë Drenicën heroike...!

Në kullën e Shaban Jasharit në Prekaz,dera ishte e hapur dhe këtu vinin  burrat e dheut nga të gjitha anët atdheut,ku shtrohej sofra e,ku shpalohet historia shqiptare,çka të bëjmë nesër,ku do t`i lëmë brezat nën këmb ët e regjimit vrastar serb...!Në këtë kullë u rritën tre djemtë e Bacit Shaban Jashari:Rifati,Hamza, Ademi dhe u bënë krah i fortë i shtëpisë dhe të kullës në Prekaz.Tokën e punon me djersë dhe hambarët e Shaban Jasharit ishin plotë e përplot me bereqetin e bukës së motmotit të  tokës së Drenicës.Jeta merrte frymë me zor,sepse regjimi pushtues i Serbisë,familjen Jashari në Drenicë e  kishte në shenjestër të syrit vrasës dhe të shfarosjes në substancën kombëtare.

Për të përballuar zënjen e diellit shqiptar,Rifat Jashari mori udhën e kurbetit në Gjermani për të mbajtur në këmbët e veta familjen në Prekaz.Larg familjes dhe Drenicës,Rifat Jashari shkoi djalë i ri dhe u kthye në ditët e lirisë së Kosovës,i burrëruar me thinjat e bardha ashtu siç i kanë hije burrave të Prekazit.Erdhi dhe nga afër e pa se si Serbia fashiste kishte vrarë e djegur anëtarët e familjes,shtëpinë dhe kullën e trimërisë,ku nëpër vite aty erdhën burrat e kohës,aty ku pushkët bënin roje për tokën  dhe,prisnin kushtrimin e Komndantit Adem Jashari:Ejani të luftojmë bashkë për liri të Kosovës!

Në Prekaz në ballë me hasmin,asnjëherë nuk pati ditë zie,thuhet në këngët e folklorit.Këtu nisi të marrë frymë udhët e jetës,këtu djepat u përkundën me këngët e djalmenisë së UÇK-së.Në festën e nëntorit,Rifat Shaban Jashari ka ditëlindjen dhe,vitet tregojnë se regjimi pushtues serb,djalin e madh të bacit  Shaban e burrëroi para kohe dhe u bë krah i fortë i familjes,me amanetin e të parëve se,nuk ka udhë tjetër pos luftës në mbrotje të tokës së Kosovës.

Me fat udhët e jetës,baci Rifat Jashari...!Ditëlindja jote festohet me Flamurin Kuqezi,me djepat plot me lule të Prekazit,festohet me thirrjen e maleve në kohë lufte të djalemnisë së UÇK-së se nuk ka kush që na qetë fare!Toka e Kosovës është e shënjët dhe populli shqiptar hisetar në përjetësi...!

Baci Rifat,me fat ditëlindja!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat