Pse maqedonasit nuk bëhen të sinqertë e të thonë: "bukë e krip do hamë e nuk e duam BE-në, por Serbinë", pse nuk thonë se "duŝevno" janë serbë, kurse "materijalno" i duan eurot e BE-së e dollarët e SHBA-ve për të jetuar mirë e këndshëm?
Pse nuk bëhen të sinqertë, ashtu si shqiptarët e RMV-së, që thonë hapur se janë shqiptarë, e duan Shqipërinë dhe se, me shumë dëshirë, synojnë të bëhen pjesë e BE-së?
Pse maqedonasit nuk bëhen të sinqertë të thonë hapur se, tinëzisht dhe shpirtërisht, ditë e natë luten për Rusinë dhe Serbinë, e kurrsesi për BE-në dhe SHBA-në? Pse nuk tregojnë hapur se mentaliteti dhe gjaku i tyre janë serbo-rusë dhe se kurrë e kurrës nuk e pranojnë mentalitetin dhe vlerat evropiane e amerikane?
Për besë, asgjë nuk kemi shtuar e as përgojuar, përveç së vërtetës dhe vetëm së vërtetës, se maqedonasit e ndiejnë veten serbë e jo maqedonas.