Shprehja, “kur ngjitem lartë, më ndjek një qen me emrin Ego”, nga F. Nietzche më bëri përshtypje dhe fillova të mendoj se ndoshta kjo shprehje ka një domethënje të mirë!
Populli thotë; ku themb dhëmbi shkon gjuha, prandaj u ndala te halli i opozitës tonë për pushtet, dhe kryesisht te muaji i mjaltit i cili u zgjati me dekada të tëra.
Këta zotrinjë dhe zonja të famshme, gjatë qeverisjes i krijuan vetëvetes status të lartë shoqëror por edhe ego të fryrë, e cila më në fund u pëlciti dhe u bënë horë!
Me fjalë tjera u bënë tepër shumë të mëdhenjë dhe të pa arritshëm edhe nga organet e rendit dhe ligjit!
U ngjitën aq lartë, por u larguan nga masa, sepse egoistët përherë ndjehet se janë supermena!
Sot, kur këta kujtojnë dekadat e muajit të mjaltit, ndjehen sikur janë në fund të pusit, por nuk dorëzohen trimat, sepse janë në kërkim të rrugëdaljes me instiktin hajnisë!
Vetëbesimi i përndjek sikurse ai qeni besnik, por krenaria e teprueme është duke ua tregua rrugëm për t’u “ngjitë në lis”, dhe për t’u ndje se ende janë lartë, shumë lartë dhe të pa prekshëm!
Në anën tjetër, porosia e mirë duket se ka të bëj me kudesin për të qenë të vetëdijshëm, sidomos kur përpiqen të mbajnë nën kontroll (egon dhe instiktin), kuptohet për të shmangur arrogancën dhe kokëfortësinë!
Por, si mundet të luftohet kjo ego e politikanit tonë në ekstazë?
Egoizmi në politikë mund të luftohet, por është sfidë e vazhdueshme për të përzgjedhurit e secilës rradhë, sepse kërkohen ndryshime sistematike me fokus të veçant për të mirën e shoqërisë dhe shtetit!
Me promovimin e vlerave më të shëndetshme për të mirën e shoqërisë, shtetit dhe kombit, me përgjegjësinë më të lartë morale ndaj këtyre vlerave, në mënyrë që interesi personal i individit të parandalohet dhe të ndëshkohet me ligj!
Të gjitha reformat demokratike të cilat sigurojnë qeverisje transparente dhe të përgjegjshme janë të mirëseardhura!
Në anën tjetër, pa rritjen e ndërgjegjësimit në debatet tona publike, nuk bëhet asgjë e kjartë për publikun, përderisa debatet për të mirën e vendit duhet të jenë unike edhe pse mund të vërehen nga kënde të ndryshme! Debatet e infektuara shkaktojnë pezëm dhe pandemi në masë!
Ndihmesa kryesore dhe balancuese, duhet të vjen nga organet e pavarura të një gjyqësori të besueshëm, i cili ndihmon dhe këshillon rrugëtimin e drejtë të individit në shoqëri dhe rrugëtimin e pushtetit ndaj vendimeve të cilat merren dhe janë në interes të vendit dhe kurrsesi të mbyllen sytë përpara interesave personale të individit apo për ndonjë grupi të korruptuar i cili vepron në emër të politikës!
E përbashkëta është që të luftohen të gjitha këto grupe të fuqishme të interesit, të cilat kamuflohen përherë mbrenda patriotizmit dhe në emër të shtetit!
Shtrohet pyetja, pse nuk janë të lehta të realizohen në mënyrë efektive këto vlera?
Sepse kemi të bëjmë me natyrën e njeriut ( egon dhe instiktin) pra njerëzit kanë interesa vetjake natyrore! Po nuk e preke ligjërisht në xhep njeriun, ai nuk edukohet, por vazhdon…..)
Egoja e njeriut vepron si një urë midis instinkteve të nxitura nga pjesa primitive e personalitetit , pra impulset primitive ngriten kundër arsyes dhe normave shoqërore.
Por, a kemi mundësi të testojmë egon dhe instinktet tona?
Sigurisht që kemi, por kjo ka të bëjë kryesisht me rritjen e vetëdijes, dallimin midis të menduarit racional dhe impulseve të momentit edhe kur jemi në situata të pa këndëshme!
Instinkti do të thotë "E dua!", ndërsa egoja thotë: "Në rregull, nuk mund ta vjedhim, por të kursejmë hajninë për këtë, dhe të gjejmë një mënyrë tjetër".
"Egoja e njerëzve tanë për politikën ditore, duket se u referohet këtyre situatave ku aktorët e politikës i vënë interesat, prestigjin, karrierën dhe axhendën e tyre personale përpara të mirës së shoqërisë, programit të partisë, dhe në dëm të shtetit!