Personifikimi i njeriut në rolin e gjarpërit dhe zvarranikëve të tjerë

Opinione

Personifikimi i njeriut në rolin e gjarpërit dhe zvarranikëve të tjerë

Nga: Dedë Preqi Më: 3 shkurt 2026 Në ora: 15:24
Dedë Preqi

Në sëcilin vend ngjasin gjëra që të entuziazmojnë, por edhe në të kundërtën, kur i bëjmë fëmijët tanë të zhgënjyer nga jeta, prej asaj që nuk dimë apo nuk duam ta vlerësojnë, për të parë dhe për të ndjerë, për të prekur dhe për të nuahatur atë që vetëm e kemi ëndërruar, por shijuar kurrë më parë.

Edhe sa kohë duhet të kalojë që ta kuptojmë me kokën tonë pa i ngatërruar gjërat, se epidemia më e rrezikshme ndaj njerëzimit burimin nuk e ka nga zvarranikët, apo gjarpëri, por në të kundërtën, ajo vjen nga vetë përsonifikimi i njeriut në rrolin e tyre, duke e helmuar botën.

Në midicinë zbatimi praktik e verteton dhe e korigjon atë çka njeriu e mendon në mënyrë instinktive apo primitive, duke zbuluar përmes shkencës mundësi të reja, padyshim duke gjetur medikamente, apo diçka të përshtatshme si rrugëdalje për ti plotësuar nevojat njerëzore dhe për të shpëtuar nga rreziku epidemik.

Ndërsa në politikë ndodh e kundërta me virusin e saj, që nuk ka mjek që mund të zbulojë ndonjë medikament të përshtatshëm dhe shërues, sepse infektimi është aq i përhapur në tërë globin, duke mos përjashtuar Shqipërinë dhe Kosovën, dhe më e keqja është se jetët tona po kryqëzohen jo rastësisht, dhe as nuk mund të mësohemi nga pasojat, që na i kanë lënë pushtimet dhe luftat.

Sëcili vend i ka problemet e veta në përballje me epidemitë e rrezikshme, që i sjell mungesa e urisë dhe etjes, mungesa e lirisë dhe respektit njerëzor, ku gjithçka llogaritet se nuk vjen drejtë përsëdrejti dhe shkakëtohet nga vetë natyra, apo duke i lënë fajtorë zvarranikët, por vjen nga faktori njeri, i cili do ta helmonte dhe kafshonte edhe pjellën e vet.

Helmi i gjarpërit mund të konsiderohet edhe si shërues i ndonjë sëmundje siq thotë edhe midicina, por në fakt gjatë historisë gjarpëri simbolizon kundërshtarin e keq, duke lënë mbresa të kundërta me njeriun me rrolin dhe veprimet e tija të rrezikshme, në veqanti kur njeriu përsonifikohet dhe e luan rrolin e tij në mënyrë figurative, duke i shfrytëzuar veprimet dhe vetitë e gjarpërit për të arritë forcën e çëllimëve të veta në mesin e vet shoqëror.

Populli shqiptarë nuk do të ishte më i veqanti në botë, por do të ishte një ndër popujt, që ka përjetuar më së shumti helmin e gjarpërinjëve dhe hardhucave helmuese dhe helmimi i tyre ka qenë i shkallës më të lartë, duke e kërcënuar deri në asgjesim edhe të eshtrave.

Dhe domethënja e helmimit të tyre ishte një ogurzi e një bote të pa mëshirshme, të cilët i takonin tokave dhe shkëbijve të huaja dhe me preardhje të pëzier, duke lënë edhe sot e kësaj dite gjurma të pa shlyera në arkivat e historisë së shëmtuar njerëzore.

Në realitet, si dallim dhe kompleksitet i prekshëm i natyrës së njeriut si përsonifikim i tij në rrolin e gjarpërit, kjo epidemi ka një kuptim tjetër specifik, që ndikon edhe më keq në shëndetin dhe jetën e njerëzimit të një vendi, sepse epidemia e tyre nuk gjenë lehtë shërim, dhe pse ka pacient që i përshtaten helmit të tyre, duke u bërë imun, duke e shpërndarë virusin në mes të tjerëve

Një gjë të tillë, a do e besonte populli i jonë, se edhe në Shqipëri e Kosovë, ka hardhuca, gjarpërinjë dhe iriqa helmues, që e kanë figurën e njeriut, por kanë gjasim me këta zvarranikë, që do kontaktonin në mënyrë të thjeshtë, apo të veçantë, duke e shpërndarë këtë lloj helmi në mes gjeneratave të reja dhe popullit të vet të pafajshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat