Me një udhëheqje të zgjedhur nga shumica e popullit dhe me përkrahjen e SHBA-ve, garantohet arritja e synimeve

Opinione

Me një udhëheqje të zgjedhur nga shumica e popullit dhe me përkrahjen e SHBA-ve, garantohet arritja e synimeve

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 16 shkurt 2026 Në ora: 10:22
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti

Më në fund, shteti i ka udhëheqësit e duhur – udhëheqës të popullit, të cilët dinë, duan dhe guxojnë ta mbrojnë shtetin dhe popullin të cilit i takojnë. Prandaj jemi me fat që i kemi Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani. Kjo e fundit patjetër duhet të rizgjidhet në krye të shtetit, nëse duam të jemi pjesë e “sofrës” së madhe të mundësuar nga SHBA-të, respektivisht nga Presidenti Donald Trump. Në këto rrethana dhe lëvizje globale gjeopolitike, kjo zonjë është e pazëvendësueshme.

Qeverinë ia arritëm ta bëjmë sipas kërkesës së popullit; tani na mbetet ta rizgjedhim edhe Presidenten si parakusht historik që Dardania të prosperojë në çdo aspekt.

Në këto rrethana të rikonfigurimit gjeopolitik, nën përkrahjen dhe përkujdesjen e SHBA-ve, dua të jem i sinqertë se as pozita, e lëre më opozita, nuk ka person që mund ta zëvendësojë zonjën Vjosa Osmani. Ajo u bë simbol identifikimi në këto momente i Republikës së Dardanisë. Bota, sapo e sheh paraqitjen e saj publike në ekran, e identifikon se po sheh shtetin e Dardanisë. Prandaj, rrethanat shpeshherë i nxjerrin personalitetet në pah dhe ne duhet t’i shfrytëzojmë për ta çuar shtetin përpara. Kjo nuk ka të bëjë aspak me karrierën e saj, por është interes i shtetit, sepse të krijosh lidhje zyrtare me Presidentin e SHBA-ve është diçka që askujt nuk do t’i shkojë lehtë për dore.

Kryeministri Kurti, me ndryshimet që i bëri, me aftësitë, guximin, dijen dhe përkushtimin në aspektin e çlirimit të vendit të pushtuar “në heshtje” (ndërsa ish-pushtetet pranonin për qetësi në shtëpi), e shndërroi shtetin në shtet normal, me shtrirje të sovranitetit, zbatim të ligjeve dhe Kushtetutës, heqje të “sovranitetit serb” mbi Dardaninë. U krijuan kushte për funksionim normal, me gjithë pengesat e dirigjuara nga Serbia përmes grupeve terroriste të udhëhequra nga kryekrimineli Milan Radojiçiq, i cili edhe pas sulmit ndaj Republikës shëtit i lirë në Serbi. Mbeturinat e tij ende sillen e pshtillen, qoftë edhe në bashkëpunim sekret me shqipfolës. Megjithatë, miqtë tanë dhe bota demokratike po i vërejnë dhe vlerësojnë si shenjë pozitive këto zhvillime – një vlerësim që Dardanisë po i hap rrugë dhe po krijon besim të lartë te miqtë tanë, në radhë të parë te SHBA-të. Kjo është me vlerë, prandaj nuk guxojmë që këtë vlerë dikush, për interesa personale karrieriste, ta shkatërrojë, sepse aty fshihet një “dreq i madh”. Sipas këtyre rezultateve, bota po i sheh ndryshimet e mëdha.

Prandaj, ndryshimet e brendshme, shtrirja e sovranitetit, luftimi i krimit, korrupsionit dhe mercenarizmit ndaj armikut tonë verior me sjelljet e tij armiqësore, duke e kthyer rendin dhe ligjin në tërë territorin e vendit, janë arritje konkrete.

Me këta dy udhëheqës në krye të shtetit dhe ekzekutivit, me marrëdhënie të shkëlqyera me Amerikën, suksesi është i garantuar.

Dhe si mund të mos quhen marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA-të, kur Washingtoni, kryeqendra më e fuqishme botërore në të gjitha aspektet – ekonomike, politike e ushtarake – në shenjë respekti për luftën e drejtë dhe sakrificën e një populli paqësor e të gatshëm për të ecur përpara krah shteteve demokratike perëndimore, e shpalli 17 Shkurtin Ditën e Pavarësisë së Dardanisë në Washington DC?

God bless America, God bless Dardania. Thank you USA, Thank you President Donald Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat