Nëse ndonjëherë kemi pasë nevojë për njëri-tjetrin, është pikërisht tani

Opinione

Nëse ndonjëherë kemi pasë nevojë për njëri-tjetrin, është pikërisht tani

Nga: Dedë Preqi Më: 17 mars 2026 Në ora: 16:48
Dedë Preqi

Pse duhet t’ia lejojmë vetëvetës shkatërrimin e shoqërisë tonë dhe shtetin e pavarur dhe sovran, të cilin e kemi ëndërruar me shekuj dhe tani, po biem në këtë grackë, ku të gjithë jemi humbësa, sepse fatkeqësia është e jona, që vjen nga një faktor shumë i thjeshtë, por që është shumë shkatërrues, që i prish dhe i infekton marrëdhëniet tona mes njëri-tjetrit për të cilat po zihemi aq shumë, duke i ngatërruar dhe mjegulluar rrugët tona.

Njeriu i këtij vendi nuk është më në gjendje ta përjetojë atë që i ka ndodhur jo shumë largë, por e përllogarit një gjë të tillë, sepse e ka vështirë ta harrojë të kaluaren e hidhur, dhe pikërisht këtu duhet të ndalemi, sepse ekziston rreziku gjithnjë e më i madh, përshkak të luftrave në rajon dhe më gjërë, që mund të sjellin një rrëmujë të pa parë.

Kosova kaloi nëpër periudha të ndryshme me plot peripeti, por me ecurinë e kohës arriti sa do pak t’i qeli sytë dhe të transformohet e zhvillohet deri në një masë, por jo edhe në gjitha kulturat e saj zhvëllimore , e cila pas pavarësisë së shtetit të vet, është dashtë të zhvillohej më shumë, sepse i kishte duart e lira për të qeveris vetëvetën.

Dhe si rrjedhojë e kësaj rrethane, ku shpesh herë harrohet mirëqenja e qytetarit dhe shtetit pë kurshkak të interesave klanore dhe partiake, Kosova, do kalonte edhe plot sfida të tjera, me të cilat po përballët në jetën e vet të përditshme, për faktin se përveç ngecjeve në zhvillimin ekonomik, ka edhe ngecje tjera në ecurinë e integrimeve ndërkombëtare, si shkak i mos marrëveshjeve dhe kordinimeve të brendshme politike, gjegjësisht në mes partive palitike.

Në Kosovë, sot ekziston një virus i veçant dhe i rrezikshëm politik, të cilin e kemi shkakëtuar vet, që po e shëmton këtë shoqëri dhe këtë vend, dhe nuk po na lejon me pa ditë, me çrast po vërehet hapur në sipërfaqe, dhe sikur nuk po e shohim njëriu-tjetrin përballë nga perdja e urrejtjes që na ka kapluar, që ky lloj virusi nuk e ka ndonjë preardhje roso-serbe dhe kineze, por e ka preardhjen shqiptaro-shqiptare.

Prandaj, kuptimin e këtij virusi helmues, siq është urrejtja ndërpartiake, që po e sulmon drejt përsëdrejti qenjën tonë, e cila do shërohet vetëm prej çastit kur do e zbulojmë llojin e sirumit që quhet « mirëkuptim » dhe njohje të vlerave ndaj njëri-tjetrit, përndryshe, nuk mund të çlirohemi si njerëz të vetëdijshëm dhe të kulturuar, duke mos ditur ta vlerësojmë këtë dallim të qenësishëm njerëzor.

E gjithë kjo, a nënkupton se edhe shqiptarët duhet të jenë të zotët e vetëvetës, dhe të arrijnë zotërimin e shtetit të vet demokratik në kuptimin real dhe në kuptimin e bindjes së marrëdhënieve të shëndosha në mes njëri-tjetrit, së pari ato ndërvellezërore dhe pastaj edhe ndërnjerëzore, po e thëmi këtë sepse shumica e këtij populli në Kosovë, përbëhët nga popullata shqiptare.

Pse gjitha këto akuza ndaj njëri-tjetrit, që dalin nga elita e partive politike ? Si mund t’i thëmi njëri-tjetrit, se ti je pro-serb, ose pro-rus, kur sëcili prej nesh jemi të dëmtuar nga armiku i njëjtë, vetëm sa për t’a lënduar njëri-tjetrin me akuza të tilla, duke i dhënë shansë këtij armiku për të realizuar ato apetite, të cilat i ka lënë në gjysmë pa i përfunduar deri më tani.

Pse gjitha këto akuza ndaj presidentes Osmani, ndaj kryeministrit Kurti, ndaj liderit të PDK-ës, Hamza, ndaj kryetarit të LDK-së, Ambdixhiku, ndaj kryetarit të AAK-ës, Haradinaj, dhe të tjerëve ? Gabimet duhet ti ndajmë së bashku dhe ti trajtojmë e diskutojmë në mënyrë racionale dhe në interes të përgjithshëm, dhe të nxjerrim një të përbashkët dhe të rëndësishme për këtë popull dhe këtë vend.

Kjo formë e rivalitetit dhe e urrejtjes për pushtet, paraqet elementin më të rrezikshëm për gjithë shoqërinë tonë, dhe përveç asaj domethënja e përsonalitetit gjegjësisht e liderit partiak apo liderit udhëheqës të këtij vendi zhvishet nga dinjiteti dhe përgjegjësia që i takon, dhe domethënja e vlerave të kësaj shoqërie bie nën nivelin e origjinalitetit të vet si popull dhe si vend.

Nëse ndonjëherë kemi pasë nevojë për njëri-tjetrin, është pikërisht tani, ku veprimi mbështetet në ndërgjegjen e sëcilit, sepse pushteti në vetëvete nuk ka jetë të gjatë, dhe në vetëvete nuk mund të jetë konsruktiv, apo ndërtimtar, nëse populli të mos ketë më asnjë vullnet se cilit mund ti drejtohet, në një mënyrë, duke e sabotuar vullnetin e tij në zgjedhje të panevojshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat