Opozita “besnike” në sabotimin e konstituimit të institucioneve shtetërore

Opinione

Opozita “besnike” në sabotimin e konstituimit të institucioneve shtetërore

Nga: Skender Musliu Më: 22 mars 2026 Në ora: 14:25
Skender Musliu

Janë skajshmërisht të papranueshme sjelljet dhe veprimet primitive të opozitës për bojkotimin e (mos) zgjedhjes të presidentit/es, sepe ajo, edhe pse e ka ditur afatin kushtetues, qëllimisht sabotoi. Fakti se asnjera parti, përveç LVV-ës, nuk i kishte 30 nënshkrimet për paraqitjen e një kandidati, nuk është arsyetim për dështimin e këtij proçesi, sepse, sikurse në të kaluarën, edhe tani, opozita ka mundur të bashkohet rreth një kandidat konsesual. Respektivisht, që nga pavarsia e këndej PLA-ni sistemtikisht është bërë bashkë dhe kanë konstituar Kuvendin, formuar Qeverinë dhe zgjedhur presidentin, pa votat e LVV-ës. Prandaj shtrohet pyetja, pse tani prap nuk u bënë bashkë për një kandidat të përbashkët !? Konsideroj se kjo pyetje, e jep edhe përgjigjen, mbase PLA-ni, pasi që e votoi Buxhetin dhe Marrëveshjet ndërkombëtare, në mënyrë tinzare ishte dakorduar që gjatë zgjedhjes së presidentit/es, t’a bojkotojnë seancën, dhe vendin t’a çojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Zatën, ashtu edhe ndodhi, me 5 Mars kur ishte dita e fundit, ata nuk morrën pjesë në seancë për zgjedhjen e presidentit/es, dhe të nesermen presidentja nënshkruajti Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

qëllim të gjetjes të një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit/es, kryeministri Kurti organizoi disa takime me partitë opozitare, të cilat nuk prodhuan asnjë rezultat. Respektivisht, PDK-ja i kishte kërkuar kryeministrit Kurti, që ai t’i akseptojë dy kandidatura për postin e presidentit/es, mirëpo pa ia dhënë emrat e tyre, që nënkupton se, deputetët e LVV-ës është dashur t’i japin nënshkrimet bllanko dy kandidatëve fantom ! Natyrisht se kjo është refuzuar nga Kurti, sepse nuk është normal që deputetët të shkojnë në seancë duke mos i ditur emrat e këtyre kandidatëve. Kurse LDK-ja kishte deklaruar se do t’i jepte votat, vetëm përmes një marrëveshje paraprake me LVV-ën, pa theksuar se çfar kushte dhe kërkesa do të nënkuptonte ajo marrëveshje.

PLA-ni as që ka bërë përpjekje minimale për t’i mbledhur nënshkrimet, e as që ka propozuar ndonjë emër për kandidat të tyre ! Rrjedhimisht, PLA-ni nuk ka dhënë asnjë alternativë tjetër, përveç se ka qenë i vendosur që, përmes sabotimit dhe komplotit, t’a çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Opozita pas disfatës së 28 Dhjetorit, ende nuk po mund të pajtohet me disfatën që e pësoi, sepse ajo ishte mësuar për dy dekada, përmes vjedhjeve industriale, kontrabandimit dhe manipulimit të votave, dhe koalicioneve kriminale, të sundojë Kosovën me arrogancë. PLA-ni duhet të kuptojë se koalicioni LVV-ë, erdhi në pushtet pa pazare, pa shantazhe, pa frikësime, pa vjedhje dhe presione, por vetëm me vullnetin e popullit. Tani, PLA-ni me sabotimin e zgjedhjes së presidentit/es, tenton t’ia merr « nën tavolnë » vullnetin e qytetarëve – fitoren e LVV-ës !?

Akuzat e opozitës, me pretekstin se LVV-ja si parti, po kërkon t’i merr tri pozitat më të larta shtetërore, rspektivisht, kryetarin/en e Kuvendit, kryeministrin dhe presidentit e shtetit, nuk qëndrojnë dhe është propagandë e kulluar që për qëllim ka t’a manipulojë opinionin, sepse, derisa PLA-ni ishte në pushtet, ajo për dy dekada rresht i mbajti këto tri poste. Pra, edhe LVV-ja nuk po tenton t’i merr e vetme këto tri poste, sepse ajo është në koalicion me Listën Guxo, Alternativën dhe PSHDK, sikurse që ishte në koalicion PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, dhe jo vetëm.

Është krejtësisht e papranueshme, që partitë humbëse (PDK-ë, LDK-ë dhe AAK-ë), votat e të cilave, bashkë me Listën serbe, nuk i bëjnë votat e koalicionit të LVV-ës, t’a sabotojnë dhe bojkotojnë konstituimin e institucioneve shtërore pa të cilat shteti nuk mund të funksionojë.

Pas sabotimit të qëllimshëm të opozitës për të propozuar një kandidat konsesual për presidentin/en, LVV-ja u obligua që ditën e parafundit të afatit, t’a propozojë Glauk Konjufcën, dhe vetëm dy orë para skadimit të afatit kushtetues, për mos të dështuar proçesi, LVV-ja në urgjencë, e propozoi Zonjën Kollçaku si kundërkandidat të Konjufcës, ashtu siç e këron Kushtetuta, mirëpo, edhe përkundër këtyre përpjekjeve, fatkeqësisht opozita i qëndroi « besnike » sabotimit dhe bojkotit për t’a çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Edhe tani kur vendi është në pritje të përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese se, a do të shkojë vendi në zgjedhje të jashtëzakonshme, apo situata do të kthehet në pikën zero, respektivisht të vazhdojnë procedurat dhe veprimet për zgjedhjen e presidentit/es, opozita, e në veçanti PDK-ja ende insiston që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ky insistim, n’a jep të kuptojmë se opozita, që nga marrja e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 28 Dhjetorit, e ka përgatitur planin për bojkotimin e zgjedhjes së presidentit/es, për t’a çuar vendin në zgjedhje të jashtëakonshme. Prandaj është e pandershme t’i hudhet faji LVV-ës për këtë krizë institucionale, e cila ka patur një angazhim intenziv dhe maksimal për gjetjen e një zgjidhje për daljen nga ky ngërç.

Vlenë të theksoj se, për dy dekada, sa herë PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Lista serbe, dhe jo vetëm, janë bërë bashkë, Kosovës i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme politike, institucionale, financiare, ekonomike, e në veçanti formimi i « Zajendicës », falja e territorit Maqedonisë dhe Malit të Zi, formimi i Gjykatës Speciale, ndarja e Kosovës, e tj. Fatkeqësisht, edhe tani, të njejtit po bëhen bashkë dhe vazhdojnë me veprimet e Kolonës së Pestë, duke bllokuar zgjedhjen e presidentit/es, qëllimisht mbajnë shtetin peng.

Këto lojra të liga, të pista dhe akte tradhëtie të opozitës duhet të marrin fund, madje duhet të përfshihet edhe Prokuroria Speciale e Kosovës, t’i hetojë qëllimet dhe prapavijën kriminale të opozitës, të cilat për opinionin janë të ditura.

Bruksel, 22 Mars 2026 Skender Musliu, jurist i diplouar

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat