Historia s’ka nevojë të prezantohet me “reklama”! Historia duhet të zërë vend si lëndë në literaturat shkollore për gjeneratat që vijnë.

Opinione

Historia s’ka nevojë të prezantohet me “reklama”! Historia duhet të zërë vend si lëndë në literaturat shkollore për gjeneratat që vijnë.

Nga: Sabahate Byci Më: 29 mars 2026 Në ora: 20:42
Sabahate Byci

Nëse shtrohet pyetja për çështjen se nëse lektura (letërsia) që do të thotë:

Mediumi më i përshtatshëm për një kuptim reflektiv dhe të nuancuar (detaj që nuk është i dukshëm, por me rëndësi jetike) i së kaluarës, me avantazhet e vërteta emocionale të përcjella nga ndjenjat, frika, dhe triumfet, që faktet historike i bëjnë të paprekshme si vetë thesarin e shpirtit dhe që lidh ngushtë përvojat e së kaluarës me të tashmen;
Dhe:

Reklama, si një mjet i fortë i kujtesës kolektive të jetës së përditshme, e cila në mënyrë strategjike e vënë në punë nostalgjinë, në dispozicion me avantazhin që krijon lidhje të forta emocionale duke evokuar (sjellje, reagim apo ndjenjë efektive) kujtime të kohërave të vjetra, qofshin ato “kujtime të mira” ose jo;

Atëherë shtrohet pyetja:

Se cila mënyrë është më e përshtatshme për të kujtuar historinë?

Por e gjithë kjo varet nga fakti nëse dikush kërkon një kuptim të thellë të saj – TË HISTORISË, pra:

Si lekturë?
Apo:

Si nostalgji emocionale?

Megjithëse të dyja opsionet e formësojnë kujtesën historike dhe kulturore, por në mënyra krejtësisht të ndryshme!

Sipas mendimit tim (dhe jo vetëm), mënyra si lekturë (letërsi) në këtë rast, për ruajtjen e historisë së kaluarës sonë të idhët me plot dhimbje të shpirtit, do të thotë si literaturë për gjeneratat e reja do të ishte më shumë efektive dhe me vlerë, se sa OoH – Out of Home ose reklamim jashtë shtëpisë, pra reklamim në hapësirat publike!

Natyrisht vlen të theksohet se në kulturën e kujtesës, të dyja opsionet janë dy komponente të rëndësishme: si reklama, ashtu edhe lektura (letërsia), por që reklama më shumë performon “fasadën”, përderisa lektura apo letërsia e përforcon “themelin” e kujtesës!

Andaj, lektura është një pjesë thelbësore e edukimit dhe një mjet për të reflektuar mbi veten, bashkë me historinë si pjesë e kohës sonë, e cila s’mund të hiqet si “mishi prej thonit” dhe është pjesë e pandashme edhe përtej vdekjes – e urnës sonë!

LAVDI HERONJËVE DHE DËSHMORËVE TANË TË TË GJITHA KOHËRAVE TË SHQIPTARISË 🙏

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat