Dekomunistifikimi: kush ka qenë edhe një ditë komunist dhe spiun nuk i duhej lejuar vazhdimi në politikë

Opinione

Dekomunistifikimi: kush ka qenë edhe një ditë komunist dhe spiun nuk i duhej lejuar vazhdimi në politikë

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 27 prill 2026 Në ora: 16:06
Skënder Sadri Kapiti

Që të dekomunistifikohej Shqipëria, që të pastrohej nga rrangallat e komunizmit, do të duhej një vetting politik, që edhe nëse ke qenë qoftë edhe një ditë anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe spiun i regjimit të saj, nuk do të duhej lejuar vazhdimësia e tyre në politikë.

Kjo për arsye se që të bëheshe komunist dhe spiun i Sigurimit të diktaturës komuniste duhej të vërtetoje se plotësoje kriteret për komunist dhe të kishe treguar prova se je besnik i Partisë. Duhej të bëje stazh e kurs partie, duhej të kishe biografi të mirë komuniste si besnik e shërbëtor partie, si revolucionar dhe spiun partie, si dhe të ishe në vijën e parë të frontit pro luftës së klasave, për dënimin, burgosjen dhe internimin politik të atyre që mendonin ndryshe nga partia dhe vija e saj ideologjike.

Kjo gjë jo vetëm që nuk ndodhi në Shqipëri, por edhe tranzicioni në Shqipëri u kap dhe u drejtua nga ish-komunistët, ish-spiunët dhe pinjollët e tyre, të cilët kapën të gjitha partitë politike, drejtësinë dhe ekonominë, dhe mashtruan e u maskuan si demokratë, duke rrënuar gjithçka dhe duke vjedhur e grabitur pasuritë kombëtare. Po këta ish-komunistë e ish-spiunë bënë zëvendësimin e regjimit komunist me regjimin e ri të korrupsionit dhe të hajdutërisë. Prandaj Shqipëria edhe sot, pas 35 vitesh tranzicion, është në këtë gjendje.

Edhe Kosovës i duhet dekomunistifikimi, i duhet një vetting real politik. Duhet që partitë politike edhe në Kosovë t’i nënshtrohen një vetting-u, pastrimit nga ish-komunistët, nga ish-spiunët e UDB-së dhe nga nostalgjikët e së shkuarës që vegjetojnë ende në politikë, drejtësi dhe në media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat