Për fisin Berish thonë se për një plesht pjestarët e saj ia kanë vënë flakën tërë jorganit. Kjo si duket më tepër i ngjanë një rasti të izoluar i cili ka mundur të ndodhë në të kaluarën sesa në një fenomen real që ka ndodhur dhe ndodh shpesh në përditshmëri.
Pra unë dhe familjarët e mi pjestarë të fisit Berish asnjëri nuk e kemi djegur asnjëherë jorganin për pak punë të paktën jo për një çështje banale siç është paraqitja e një pleshti. Pra une mund të flas me plot të drejtë dhe kompetencë për veten time lidhur me ndodhitë në familjen time. Kështuqë ripërsëris asnjëherë nuk kamë djegur jorgan edhe nëse kamë hasur në ndonjë plesht që ka kaluar në kokën time nga ndonjë individ tjetër i cili ka qenë në afërsinë time. E aq më pak për shkak të papastërtisë në shtëpi sepse nëna e ime e ndjerë Xhevahirja sa ishte gjallë na e siguronte pastërtinë në nivelin më të lartë të mundëshëm që mund ta siguron një nënë shumë e mirë e përkushtuar dhe fisnike siç ishte edhe vet nëna ime. Për dallim prej pjestarëve të fisit Berish për ata me mbiemin Osmani vlenë një thënie tjetër më tronditëse. Thuhet se këta për ambicje personale janë në gjendje ta djegin jo vetëmse jorganin por këta po ia futkan flakën shtetit dhe kombit. Këtë e ka bërë para disa javëve Presidentja tanimë ish Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani. E njejta për shkak se nuk mundi të merr përkrahje për tu bërë për së dyti herë Presidente e Republikës, në mënyrë të pakuptimtë solli vendim për shpërbërjen e Kuvendit të Republikës. Vendim ky i bazuar në inatin e saj personal e jo mbi nevojën dhe në interesin e përgjithshë shtetëror dhe në të mirën e përgjithëshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Z.nj ish Presidente pra pasi nuk rimorri përkrahje nga subjektet qeveritare me të cilët edhe vetë ishte në koalicion për tu rizgjedhur Presidente në mënyrë absurde del në press konferencë dhe deklaron se ka sjellur vendim për ta shpërbërë Kuvendin e Republikës. Në çka realisht ajo e bazoi këtë vendim të njëanshëm të saj.Kjo nuk është mjaftë e sçaruar dhe tepër e çartë
Vendimi i miratuar dhe i arsyetuar nga ish Presidentja në opinion nuk ka arsyetim të bazuar as politik por as kushtetues e juridik. Në rastin konkret vlenë të thuhet se ka dominuar inati personal i Preidentes në fjalë dhe shkaqet dhe motivet e një vendimi të tillë nuk janë të bazuara në baza racionale shtetërore. Me këtë akt Presidentja e Republikës e ka dëshmuar papjekurinë e saj të skajshme politike, edhe pse e njejta një periudhë bukur të gjatë kohore është pjesë aktive e politikës. Dhe atë në pozita kyqe si deputete, Kryetare e Kuvendit si dhe Presidente e Republikës. Pra këtë veprim edhe po ta bënte një politikan i pa përvojë edhe atij do ti zihej për të madhe e lere më Zonjës Osmani e cila ka përvojë relativishtë të gjatë në politikën e RKS-së. Kjo bile për shkak të këtij shkaku dhe fakteve që u përmendën më lartë bartë përgjegjsi të dyfishtë për vendimet dhe aktet e saja në skenën politike. Pra ripërsëris vendimi për shpërbërjen e Kuvendit pa konsultime paraprake politike me subjektet relavante qeveritare dhe opozitare të vendit është akt kundërkushtetues dhe kundër ligjorë
I njejti nuk mund të justifikohet me asnjë akt racional institucional bile as. Vendimi i Presidentes për shpërbërjen e Kuvendit dhe për quarjen e vendit në zgjedhje të reja të jashtzakonshme në një periudhë kur ka tensione politike dhe ushtarake në përmasa jo vetëmse rajonale por edhe botërore është akt i precedent politik. Ta destabilizosh gjendjen e përgjithshme në shtet edhe ashtu të destabilizuar si pasojë e krizës së shkaktuar politike egzistuese nga pamundësia për formimin e institucioneve të reja shtetërore të dala nga zgjedhjet e fundit Parlamentare, është diletantizëm i pastër politik e jo akt patriotik e aq më tepër lëvizje e nevojshme për qytetarët por edhe për shtetin.Prandaj votuesit e pjekur dhe të vetëdijshëm kësaj radhe duhet ta sakcionojnë me votë apo me mos dhënien e saj Z.nj Ish Preidente Vjosa Osmani e cila për shkak se nuk mundi ta merr postin e të parë së shtetit ia vuri flakën Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.