“Triumfi i kombit”: Vetёm brezi i ri ka shpirt dhe karakter tё pastёr pёr ndryshimin pёr nё tё mirё

Opinione

“Triumfi i kombit”: Vetёm brezi i ri ka shpirt dhe karakter tё pastёr pёr ndryshimin pёr nё tё mirё

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 4 qershor 2026 Në ora: 19:47
Skënder Sadri Kapiti

(Ky është  kapitull nxjerrë nga libri im “TRIUMFI I KOMBIT” të cilin po e dergoj për botim te gazeta patriotike gjithshqiptare “BOTA SOT” si shkrim aktual në mbështetje të protestës së rinisë, BREZIT TË  RI në Tiranë,   të kësaj Lëvizjeje kombëtare e patriotike më të madhe në historinë e Shqipërisë)

“Brezi i ri realizon aspiratat e vërteta patriotike, morale, fisnike e intelektuale, sepse ai është i lirë, i pastër e premtues për ndryshim dhe emancipim,  nuk ka veset dhe nuk është i shtrënguar nga e kaluara dhe nuk i përket asaj; brezi që është i përgatitur mendërisht e fizikisht për të zhvilluar një demokraci të gjallë dhe dinamike, por që deri tani është privuar dhe ia ka zënë vendin akoma e vjetra që po zvarritet pashmangshmërisht drejt agonisë.

Ndryshimin mund dhe duhet ta bëjë brezi i ri, drejt një epoke të re, të cilit i takon që me guxim të mposhtë egoizmin, fanatizmin, dobësinë shpirtërore dhe xhelozinë e së vjetrës, që duhet të shkojë. Kjo rini duhet të bëjë shndërrimin dhe çlirimin shpirtëror dhe reformën intelektuale, patrioktike dhe morale të shoqërisë sonë. Brezi i ri, i edukuar me frymën e lirisë, moralit, virtyteve e humanizmit çliron jetën nga traumat, streset dhe vendos rrënjët e së vërtetës, drejtësisë, moralitetit e  përparimit

I takon politikës dështake të sotme, që për hir të interesit kombëtar (nё qoftё se ka ndopak ndjenjë të tillë ) t’i hapë rrugë kësaj rinie dhe ndryshimit. Unë si shumë e shumë të tjerë të mësuar nga ndonjëfarë adoptimi, modifikimi, apo me reformat gjysmake e korruptive që më shumë kanë krijuar probleme në këtë tranzicion mashtrues dhe rraskapitës; gjykoj se rinia duhet të angazhohet shpejt si një kontestuese e denjë e këtij realiteti, në favor të ndryshimit në të gjithë lёmenjtё e jetës e pikësëpari në jetën politike e qeverisëse, në demokratizimin e aktorëve politikë, ku mundësisht nga lidershipet e partive politike të largohen individët e molepsur me veset e përvojën teorike e praktike të së kaluarës.

Dhe e njëjta gjë të bëhet dhe në administratën shtetërore ku elementët e paaftë, egoistё, nepotikё të zevëndësohen me individë me personalitet e pjekuri morale e profesionale; të mijëra të të shkolluarve e të diplomuarve në universitetet prestigjoze me praktike moderne  e  përparimtare  larg  çdo  përvoje,  egoizmi e instikti të egër e mediokër, në mënyrë që t’i jepet fund çdo lloj kamuflazhi të dalë boje si lustracion apo stërhollimeve  të  tjera  bajate,  injorante  e  intriguese që bëhen nga ata të cilët duan të zvarriten në pushtet përjetësisht. Misioni për ndryshim t’i besohet vetëm brezit të ri, sepse vetëm ai ka shpirt dhe karakter të pastër, të ndjeshëm e thellësisht patriotik; i cili është i etur, prirur e çliruar për dije dhe kulturë emancipuese, përparimtare, perëndimore e patrotike që e realizon përmes vitalitetit, energjisë e vullnetit të pandërprerë.

Brezi i ri realizon aspiratat e vërteta patriotike, morale, fisnike e intelektuale, sepse ai është i lirë, i pastër e premtues për ndryshim dhe emancipim, nuk ka veset dhe nuk është i shtrënguar nga e kaluara dhe nuk i përket asaj; brezi që është i përgatitur mendërisht e fizikisht për të zhvilluar një demokraci të gjallë dhe dinamike, por që deri tani është privuar dhe ia ka zënë vendin akoma e vjetra që po zvarritet pashmangshmërisht drejt agonisë. Vetëm ai është i aftë të bëjë modelin e ri demokratik duke gërshetuar pozitivizmin tradicional me racionalizmin modern dhe që përjashton çdo përvojë totalitare dhe autokratike për të ndërtuar sistemin demokratik përparimtar bashkëkohor.

25 prill 2009 , nxjerrë nga libri TRIUMFI I KOMBIT”

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat