Është domosdoshmëri kombëtare ndëshkimi i politikës së vjetër, i aleancës PD-PS në Shqipëri dhe i asaj LDK -PDK në Kosovë.
Për këtë domosdoshmëri , tanimë nuk është e nevojshme as për propagandë dhe as për debate ,dhe as për filozofime e llafologjizma, pasi politika e vjetër në Kosovë e Shqiperi është ekspozuar dhe demaskuar si politikë korrupsioni, hajdutërie , tradhëtie dhe e pazareve me interesin kombëtar dhe me trojet shqiptare.
Tashmë kanë dalë në pah dhe në dritë bashkëpunimi djallëzor i këtyre katër partive, kanë dalë në dritë alencat djallëzore jo vetëm të fshehta por edhe të hapura kundër cdo alternative politike patriotike dhe kombëtare.
Kjo duket hapur këto ditë me qëndrimin e politikës së vjetër PD-PS në Shqipëri bashkë me mediat dhe oligarkët kundër Lëvizjes rinore e qytetare, kundër protestave të saj duke përdorur lloj-shpifjesh, akuzash e intrigash, ashtu sikurse që edhe në Kosovë e gjithë politika e vjetër dhe aleanca e ishqeverisja jomorale LDK-PDK janë bërë ekstemisht bashkë kundër LVV-së dhe Albin Kurtit, derisa ka mëse dy here që komplotojnë dhe shkaktojnë kriza parlamentare me qëllim që të rrëzojnë qeverine dhe legjitimitetin demokratik e kushtetues në Kosovë.
Kjo u pa edhe në mbështetjen që Kryeminitri i Shqipërisë i dha ishPresidentes së Kosovës e cila është kryetarja e atij puci e komploti parlamentar, dhe e cila vetëmashtrohet se do bëhet përsëri Presidente.Pra ndëshkimi i elitës së vjetër politike, i establishmentit të vjetër politik në Shqipëri e Kosovë është sot domosdoshmëri kombëtare.