Fjala konsolidim, sikurse dihet, rrjedh nga latinishtja consolidare, që do të thotë të forcosh, respektivisht të bashkosh, të sanosh dhe të stabilizosh!
(E ish-e nderuara zonjë e sipërpërmendur në titull të këtij opinioni tim me sjelljet edhe me veprimet e saja krejtësisht konfrontuese?!)
Andaj, duke u nisur po nga ky fakt, ish-e nderuara, pra ish-presidentja VOS-iu, që sa kohë dhe veçanërisht dje (13.06.2026) në një portal gazetaresk elektronik, me deklaratën e saj për „konsolidimin“ e Kosovës, është përplasur totalisht (siç po e shohim kohëve të fundit!) në kundërshtim apo në konfrontacion me vetveten?!
E njëjta, e cila ndarjes së mëparshme politike, po ashtu me ndarje i ofroi „bashkim“?!
Atëherë, me këtë rast shtrohet pyetja:
Oj ish-e nderuar, ish-presidente VOS-iu,
Çfarë ndjeve dhe a ndjeve fare kënaqësi nga „ri-bashkimi“, sikurse thotë motoja:
„Hin e dil beg se s’ka havale“?!
(Ooooo!!! „Kur të ndahet buka – thotë fjala e urtë e popullit tonë – nuk ngjitet më“!)
Ehhh – kështu qenka jeta?! S’paska njeriu ç’të bëjë!
Dhe shih për këtë me akrobacione politike, përkatësisht manovra dhe përpjekje „të shkathta“ manipuluese, përrallore e të papara, në mënyrë retorike, strategjitë dhe pozicionet me kontradiktat, ose më mirë të thuhet me vendimet kontradiktore në dukje të papajtueshme – ish zonja presidente VOS-iu insistoi, gjegjësisht nguli këmbë që kërkesat personale t’i bëjë të duken të besueshme e të dobishme për votuesit e saj?!
Por akrobacionet e tilla politike, sipas mendimit dhe bindjes sime të sinqertë, janë totalisht pejorative, nënçmuese ose përçmuese për vendlindjen tonë të shtrenjtë.
Gjithashtu, aq sa janë kritike, po aq janë edhe negative.
Akrobacione të tilla me taktika retorike (truke) pasqyrojnë momentet kur politikanët përpiqen të shkëputen nga një apo nga shumë situata, duke ndryshuar mendjen dhe duke riformuluar gabimet e veta egomane gjuhësore si suksese personale.
Njëlloj si ish zonja e lartëcekur, me retorika manovruese e manipuluese dhe jo argumentuese, ashtu siç e gjithë bota e drejtësisë e di se:
– Enkas për ata ose ato që e kuptojnë, e respektojnë dhe e duan njëkohësisht drejtësinë –
E VËRTETA PA BAZA DHE PA FAKTE ËSHTË RRENË!
Retorikat naive, banale, tani më të njohura për shumicën prej nesh, me plot kritika eksplicite në adresë dhe kundër kryeministrit të shtetit tonë të ri parlamentar në formim e sipër, pra kundër kryeministrit Albin Kurti, aktualisht që nga marsi 2021, ndër udhëheqësit jashtëzakonisht të suksesshëm të të gjitha kohërave të Shqiptarisë – Kosovës sonë Dardanisë – i cili spikat në historinë e vendit përmes reformave vizionare dhe udhëheqjes në kohë krizash, gjithmonë në bashkëpunim me aleatët tanë, veçanërisht me SHBA-në, për përballimin e krizave që i kanë kanosur shtetit tonë Dardani nga shteti gjenocidal, barbar, uzurpues e okupues i Serbisë – nuk po gjejnë më shtat!
Shteti ynë Kosovë Dardania assesi nuk duhet të vuajë nga xhelozia, përkatësisht nga sindroma e xhelozisë politike e akterëve politikë, sepse kjo sindromë zakonisht i referohet dinamikës emocionale dhe psikologjike në të cilën angazhimi politik ose botëkuptimi i një personi perceptohet si kërcënim për rrethin e tij shoqëror, që manifestohet në frikën nga humbja, pakënaqësinë ose konkurrencën.
P.S.
„Kush nuk e do nënën – (deshi e s’deshi!) do ta dojë njerkën.“
Edhe VOS-iu e pati shansin të ishte personi i duhur i shtetit tonë në politikën e jashtme si:
zëvendëskryeministre e parë dhe ministre e Punëve të Jashtme, një drejtim adekuat për të, me ç’rast edhe më tutje do të përfitonte reputacion, sepse siç dihet botërisht:
– Politika është profesion që përforcohet, ushtrohet dhe praktikohet pavarësisht aftësive e përgatitjeve fakultative apo shkollore, mu për atë se reputacioni politik në të shumtën e rasteve arrihet në bazë të parimit:
„Learning by doing“!
„Mësohesh duke e bërë“!
Në gjuhën tonë jo të unifikuar, por në dialekt: „Mësohesh tu e bo“.
Kështu e ka politika; duhet të veprohet njësoj sikur kur e vozit njeriu automjetin.
Gjithnjë me kujdes, posaçërisht ndaj skandaleve dhe „aksidenteve“, dhe në fokus permanent për interesat e „pjesëmarrësve të komunikacionit“.
Pra çdo aktor politik (sipas mendimit tim) duhet ta konsiderojë veten sikur një vozitës automjeti, në mënyrë që realizimin e qëllimit ta arrijë me sukses të planifikuar pa u shkaktuar dëme pjesëmarrësve të tjerë.
Dhe po që se do të aplikohej e praktikohej kjo formë, atëherë shumica prej tyre do t’ia arrinin qëllimit dhe do të bëheshin:
„Mjeshtër për politikat e tyre“.
Siç thuhet në gjermanisht:
„Übung macht den Meister“!
„Praktika të bën mjeshtër“!
Por ish zonjës së nderuar, ish-presidentes, siç thotë edhe një proverbë tjetër e jona:
– Dikujt i vjen e mira te hunda, kujton se është sekret (qyrrë – ndjesë në shprehje) e fshin dhe e hedh në tokë!
POSHTË HAJNAT DHE TRADHËTARËT
RRNOFT KOSOVA E JONË DARDANIA