Bujanoci, territori i fisit tonë të fuqishëm dardan-ilir – vend i konsullatës së Shqipërisë apo vërtetim pasues i vitit 1912 për hatër të integrimit në BE?!

Opinione

Bujanoci, territori i fisit tonë të fuqishëm dardan-ilir – vend i konsullatës së Shqipërisë apo vërtetim pasues i vitit 1912 për hatër të integrimit në BE?!

Nga: Sabahate Byci Më: 31 korrik 2026 Në ora: 20:25
Sabahate Byci

Si zakonisht, edhe sot këtë opinion timin po e nis me një fjalë të urtë e të mençur gjermane që thotë:

„Doppelt genäht hält besser“?!

Në shqipen 🦅 tonë i bie:

„Qepja e dyfishtë mban më mirë“?!

Prandaj, me këtë rast, natyrisht që shtrohet pyetja:

Athua mos kjo „qepje e dyfishtë“, përmes tradhtive recidive të tradhtarëve të kombit tonë shqiptar, siç themi shpesh ne gjakovarët:

„Po i bie si shi në kallamoq“ Serbisë?!

Apo mos jemi duke përjetuar Déjà-vu-në, një iluzion kujtese të vitit 1912, kur Mbretërisë Serbe Bujanoci iu caktua si rezultat i Luftës së Parë Ballkanike, pasi që shekuj me radhë rajoni i përkiste Perandorisë Osmane, njëherësh duke e rikujtuar historinë tonë të lashtë, për të mos e harruar kurrë brez pas brezi, sepse të gjitha zonat e vendbanimeve dardane, si dhe zona e Bujanocit, shtriheshin në rajonin e lashtë të Dardanisë, me fise të cilat klasifikoheshin në përgjithësi si fise ilire. Kështu shkruan Straboni, gjeograf, filozof dhe historian i lashtë grek (jetoi nga viti 63 para Krishtit deri pas vitit 23 pas Krishtit).

O KMiSHER, ti së bashku me Hoxhën „tënd“, a jeni në vete apo ju ka humbur orientimi me realitetin nga „satisfaksioni“ i posteve tuaja politike?!!!

Apo mos ia ndrrove kahjen „Open Ballkan“-it e po don, me një formë të tillë rafinuese, t'ia mundësosh Serbisë daljen apo lidhjen me detin iliro-shqiptar në Shkodër, edhe atë duke kalëruar mbi shpinën e të gjorit shtet tonë, Kosovë-Dardani?!

Pse e zgjodhe pikërisht Bujanocin?!

Bujanoci, qyteti dhe zona e të cilit ishte (e edhe është) vend i popullsisë dhe i fiseve tona dardano-ilire e peoniane, siç ishin Agrianët, të cilët shtriheshin në lindje të fiseve ilire, në pellgun e lumit Strimon të Sipërm, si dhe të Aksiosit (kështu sipas të dhënave historike)?!

PSE E LËNDOVE URËN TONË ILIRO-SHQIPTARE?!

Andaj, me këtë rast, gjithsesi më duhet t'i përsëris thëniet e mëparshme të opinioneve të mia, të dashur dhe shumë të vlerësuar lexues e lexuese të kësaj gazete, respektivisht të gazetës „Bota Sot“:

„TRADHTIA NDAJ MËMËATDHEUT S'KA BRIRË“?!

(Enkas e shkrova „tradhtia ndaj MëmëAtdheut“, sepse ky veprim i të poshtëpërmendurve, siç po shihet, ka të bëjë me një vërtetim ripërtëritës të ndarjes së MëmëAtdheut tonë ndër shekuj dhe veçanërisht me ndarjen e vitit 1912.)

Faktikisht, me këtë aksion të KMiSHER-it dhe Hoxhës së tij (min. p. E+PJSH), të njëjtit po ia vërtetojnë Serbisë edhe një herë hajninë territoriale, si në vitin 1912, ku, siç e ceka më lart, Bujanoci së bashku me Luginën e Preshevës janë rajone që krenohen me një histori të lashtë, të ndërthurur thellë me Dardanët, fis i fortë ilir.

POSHTË HAJNAT DHE TRADHTARËT! 👎

RROFTË KOSOVA JONË – DARDANIA! 🦅

P.S.

MOS TË LEJOJMË KURRSESI KONSULLATËN SERBE NË TROJET TONA TË SHENJTA ILIRO-SHQIPTARE! 🦅🙏

Sabahate Byci
Autore

30.07.2026, e premte, ora 11:56
Gjermani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat