Dallimi midis dezinformimit „budallë“ (i papërpunuar) dhe atij „të zgjuar“ (delikat)!

Opinione

Dallimi midis dezinformimit „budallë“ (i papërpunuar) dhe atij „të zgjuar“ (delikat)!

Nga: Sabahate Byci Më: 28 shtator 2026 Në ora: 07:09
Sabahate Byci

Pas vendimit tani të njohur të DHSGJK-së në Hagë, këtë muaj, shtator 2026, vërshimet protestuese, pothuajse veç të paralajmëruara nga disa fytyra politike opozitare të shtetit tonë, Kosovës Dardanisë, më 09.09.2026 thanë – citati:

„Tani do t’i shihni veprimet e partisë“?!

Sikurse u pa, fjala kishte të bënte me partinë politike opozitare të 3 personave, tashmë veç të dënuar, por natyrisht me të drejtën e tyre të apelit në instancat më të larta të Gjykatës së Republikës sonë të Kosovës në Hagë.

Çfarë kënaqësie të thuhet po e përsëris:

Instancat e larta – më të larta të Gjykatës Ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Me ç’rast në Apel shpresojmë edhe urojmë korrigjimin e aktvendimit!

E sa i përket citatit të më sipërm, personi në fjalë, a ka ndopak „pak ujë në sy“ (fjalë e urtë.) që ta ngrejë gishtin tregues dhe ta prekë kokën e vet, e të nxjerrë përfundime të kuptueshme nga faktet, pra të mendojë logjikisht, në mos për asgjë tjetër, atëherë veç për hatër të Drejtësisë dhe të arritjes MARGJINALE AVANSUESE TË SISTEMIT TONË JURIDIK E TË PAVARUR TË KOSOVËS, SIKURR – ASNJËHERË MË PARË.!

Përse këto atakime kundër Drejtësisë?!

A mundet të tregojë dikush se, kur fajësohet Drejtësia:

KU DJALLIN NA DUHET KËRKUAR ATËHERË ADRESA PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE DHE KONFLIKTEVE, SI DHE TË DELIKTEVE BRUTALE E TË RËNDA TË JETËS, ME DHIMBJET TË CILAT, SI NGA NJËRA ANË, ASHTU EDHE NGA ANA TJETËR, NJERËZIMIT SHPIRTIN IA SHKATËRROJNË!

KU, NËSE;

JO TEK ORGANET E DREJTËSISË?

E PËR FAT TË MIRË, NË RASTIN TONË, TANI E TUTJE TEK ORGANET TONA JURIDIKE VETANAKE.?!

Ehhh, s’ke ç’t’i bësh?!

Kështu e paska Shteti në Shtetformim, për ata që nuk kontribuojnë për të!

Po ashtu, kur secili dëshiron të bëhet „më katolik se PAPA“?! (Proverbë)!

Edhe sot, siç e pashë në një gazetë, portal elektronik, dikujt prej anëtarëve t’opozitës të shtetit tonë, Kosovës, ia kishte „zënë rrugën“ paragrafi i Speciales, citati:

„Lexojeni si po cilësohet lufta, s’janë në pyetje vetëm katër individë“!

Gjithashtu; (shkrimi origjinal.)

„Nëse lufta kundër atyre që kundërshtonin pavarësinë trajtohet si pjesë e një ndërmarrjeje kriminale, atëherë pyetja nuk është më vetëm se çfarë kanë bërë katër individë. Pyetja është se si po cilësohet vetë lufta për pavarësinë e Kosovës. Dhe kjo është shumë më e madhe se katër emra….!“ – mbarim i citatit.!

Deklarata e tillë, sipas mendimit tim, është shqetësuese, posaçërisht për gjeneratat e reja, sepse:

TERMI NDËRMARRJE ASPAK NUK KA TË BËJË ME SHUMICËN! ME GJITHË UÇK-NË!

Andaj, në këtë kontest duhet bërë dallimi midis dezinformimit „budallë“, që kryesisht qëndron në metodën, qëllimin dhe efektin psikologjik të papërpunuar, i cili zanafillën e ka në reagime të shpejta e emocionale, po ashtu dezinformimi i „zgjuar“, delikat – që përpiqet të manipulojë botëkuptimin e njerëzve në planin afatgjatë, pa vetëdijen e tyre.!

Gjithashtu, duhet theksuar se deklarimi i lartëshënuar në lidhje me „ndërmarrjen“ dhe „katër individët“, JURIDIKISHT – njëri me tjetrin dallojnë sikur nata me ditën.!

Mu për faktin e thjeshtë se njeriut që do, e respekton dhe e aplikon Drejtësinë me ndërgjegje të pastër, me shpirt dhe me mendime e veprime të drejta, s’i nevojitet kurrfarë shkolle?!

Me këtë rast, gjithsesi, duhet sqaruar fakti se:

Një ndërmarrje (huazuar nga të dhënat zyrtare) mundet të fillojë e funksionojë edhe me një person!

E LËRE MË ME KATËR.!

Dhe sikurse dihet, vetë Kryesuesi i DHSGJK-së në Hagë, z. Charles L. Smith III, në fillim të shpalljes së Verdiktit, më datën 16.09.2026, deklaroi se aktvendimi nuk ka të bëjë me UÇK-në.!

Ai disa herë (me vëmendje e kam përcjellë) thoshte „ndërmarrje e përbashkët“!

Pra, „ndërmarrje“ prej katër individëve.!

ANDAJ ËSHTË:

TURP E MËKAT I MADH DHE I PAFALSHËM, SIPAS DEKLARIMEVE E PROTESTAVE, SE SI USHTRIA ÇLIRIMTARE (KOMBËTARE) E KOSOVËS PO BARAZOHET ME KATËR VETË DHE ME „KATËRDHJETË MIJË“, E QË NË FAKT (MARRË NGA SHËNIMET ZYRTARE) KANË QENË 17 000 – 25 000 USHTARË ÇLIRIMTARË TË UÇK-së E NË REALITET E „GJITHË SHQIPTARIA“, PA DALLIM.

Ata të katërtit e Hagës nuk janë të vetmit të UÇK-së.?!

UÇK-ja nuk është vetëm e atyre, por është edhe e jona kudo që jemi PIKË.!

MOS NA PLAÇKITNI E VJEDHNI EDHE TË DREJTËN E UÇK-SË (SIKUR 20 VITE MË PARË E MË SHUMË.)?!

POSHTË HAJNAT DHE TRADHTARËT BASHKË ME ZULLUMQARËT 👎

RRNOFTË VENDLINDJA E IME, SHTETI YNË KOSOVA DARDANI 🦅🙏

P.S.

UÇK E TËRA ËSHTË E JONA ❤️

JO VEÇ E JUAJA QË PO RRAHNI GJOKS NËPËR TUBIME, SIKUR TË ISHTE VETËM E JUAJA?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat