Një tubim nuk mund të konsiderohet asnjëherë si protestë demokratike kur tejkalon kufijtë e ligjshmërisë dhe degradon në akte vandalizmi, vjedhjeje apo shkatërrimi të pronës publike dhe private. Manifestimet që përfshijnë djegien e flamujve të vendeve mike dhe shpërfaqjen e gjuhës së urrejtjes ndaj shteteve mike si: SHBA-ja apo Izraeli, dëshmojnë qartë se qëllimi i vërtetë i tyre nuk është shprehja e lirë e mendimit, por një tendencë e qëllimshme për të nxitur anarki dhe kaos në shoqëri. Shpesh, lëvizje të tilla rrezikojnë të shndërrohen në një strehë për ideologët islamikë dhe përhapjen e ideologjisë islamike, të cilat vijnë në kundërshtim të plotë mit vlerat tona kombëtare, sekularizmin dhe traditën skënderbegiane arbërore.
Në fakt, unë nuk jam simpatizues, as votues e as mbështetës i pushtetarëve në Shqipëri, të cilët janë vëllazëruar me turqit, e as i pushtetarëve në Kosovë që koketojnë me ideologjinë islamike.
Këto shfaqje të radikalizmit dhe kjo retorikë e hapur antiperëndimore jo vetëm që dëmtojnë rëndë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, por përbëjnë edhe një pengesë serioze e direkte në rrugëtimin strategjik të vendit drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Në fund të fundit, Shqipëria e Gjergj Kastriotit nuk e meriton një kaos, vandalizëm dhe urrejtje të tillë kundër civilizimit perëndimor, të cilin ai e mbrojti me vendosmëri dhe lavdi deri në momentet e fundit të jetës së tij. [Gjon Keka]