Granerud, një kërcyes pak i njohur, mahniti të gjithë në Ruka 

Skijim

Granerud, një kërcyes pak i njohur, mahniti të gjithë në Ruka 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 18:24
Granerud, një kërcyes pak i njohur, mahniti të gjithë në Ruka 

Norvegjezi Halvor Egner Granerud (24 vjeç), një kërcyes pak i njohur i skive, mahniti të gjithë me një fitore në Ruka të Finlandës.

Për Granerud, ky është triumfi i parë dhe ngritja në podium në karrierën e tij në Kupën e Botës, dhe pas serisë së parë, ai ishte i katërti.

Ai fitoi 282 pikë me kërcime prej 137 dhe 142 metrash, 9.9 më shumë se lideri aktual i Kupës së Botës, Markus Eisenbihler (kërcime prej 141 dhe 131 metrash). Gjermani Eisenbihler, fitoi dy garat hapëse të sezonit.

Dawid Kubacki i Polonisë, kampioni aktual i botës në kërcime dhe fituesi i Turneut të fundit të katër Kërcimeve, ishte i treti me kërcime prej 132 dhe 139 metrash, për një total prej 265.6 pikësh. 

Dy herë fituesi i Kupës së Botës Kamil Stoch nga Polonia ishte i shtati.

Kupa e Botës vazhdon më 5 dhe 6 dhjetor me gara në Nizhny Tagil në  Rusi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat