Bassino triumfon në sllallomin e madh 

Skijim

Bassino triumfon në sllallomin e madh 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 15:43
Bassino triumfon në sllallomin e madh, foto Reuters

Skiatorja italiane, Marta Bassino, triumfon në garën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Courcheval të Francës. 

Bassino zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:19,03 minuta, duke e lënë pas për 46 qindtat e sekondës suedezen Sara Hector. 

Sllovakja Petra Vlhova në grahjen e parë doli por në të dytën nuk i shkoi ashtu si planifikoi dhe përfundon në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 59 qindtat e sekondës se fituesja e garës. 

Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin renditet në pozitën e katërt me kohë të ngadalshme për 1 sekondë e 70 qindtat se Bassino.

Në renditjen e përgjithshme, Vlhova kryeson me 420 pikë, e dyta është Bassino me 258 pikë, dhe e treta zviceranja Michelle Gisin me 207 pikë.

Rezultatet 
1. Marta Bassino (Italia) 2:19,03 
2. Sara Hector (Suedia)    +0,46 
3. Petra Vlhova (Sllovakia)    +0,59 
4. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +1,70 
5. Federica Brignone (Italia)    +1,93 
6. Katharina Liensberger  (Austria)        +2,00 
7. Stephane Brunner  (Austria)    +2,26 
8. Michelle Gisin (Zvicra) +3,09 
9. Lara Gut Behrami  (Zvicra)    +3,39 
10. Ricarda Haaser (Austria)    +3,45

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat